Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, Rusia dhe Kina marrin pjesë në Samitin e Azisë Lindore, Blinken hyri i fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA, Rusia dhe Kina marrin pjesë në Samitin e Azisë Lindore, Blinken hyri i fundit
AktualitetBote

SHBA, Rusia dhe Kina marrin pjesë në Samitin e Azisë Lindore, Blinken hyri i fundit

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu bashkua ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Kinës në një takim të premten me diplomatë të lartë nga Azia Juglindore, në një kohë kur fuqitë globale janë të përçara nga tensionet.

Samiti i Azisë Lindore, i takimeve të vazhdueshme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në kryeqytetin e Kamboxhias, është forumi ku për herë të parë tre liderët marrin pjesë.

Shoqatën e Kombeve të Azisë Lindore e përbëjnë: Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tajlanda, Brunei, Birmania, Kamboxhia, Laosi dhe Vietnami.

- Publicitet -

Samiti i Azisë Lindore përfshin liderët e këtyre dhjetë vendeve, si dhe të Australisë, Indisë, Kinës, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Rusisë, Japonisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet burg basketbollisten amerikane, Brittney Griner, nën akuzat për kontrabandë droge, në një çështje të ngarkuar politikisht mes antagonizmave mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Kina, ndërkohë, ka shfaqur zemërim për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi këtë javë në Tajvan – një ishull vetëqeverisës që Pekini e pretendon si të tijin – dhe si kundërpërgjigje nisi stërvitjet ushtarake për demonstrimin e forcës.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi përshëndeti ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov në sallën e takimit.

Blinken, i cili hyri i fundit në takim nuk u përshëndet me Lavrovin, teksa zuri vendin e tij disa karrige më larg, ose nga Wang i cili ishte ulur edhe më larg në të njëjtën tavolinë si Lavrov.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Blinken nuk kishte në plan të takohej kokë më kokë me asnjërin prej tyre gjatë rrjedhës së takimeve.

Të enjten, Kina anuloi një takim të ministrave të jashtëm me Japoninë për të protestuar ndaj një deklarate të Grupit të shtatë vendeve që thoshte se nuk kishte asnjë justifikim për stërvitjet ushtarake të Pekinit, të cilat praktikisht rrethojnë Tajvanin

“Japonia, së bashku me anëtarët e tjerë të G7 dhe BE-së, bënë një deklaratë të papërgjegjshme duke akuzuar Kinën dhe duke ngatërruar të drejtën me të gabuarën”, tha në Pekin zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.

Kur ministri i Jashtëm i Japonisë, Hayashi Yoshimasa filloi të fliste të premten në Samitin e Azisë Lindore, Lavrov dhe Wang u larguan nga dhoma, sipas një diplomati në dhomë, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kryesuesi i Samitit të Azisë Lindore, ministri i Jashtëm kamboxhian, Prak Sokhonn, hapi bisedimet duke thënë se shpresonte që të gjithë delegatët ta përdornin forumin si një “mjet angazhimi dhe komunikimi” me njëri-tjetrin.

“Çdo vit ne kemi grupin tonë të sfidave për të adresuar, por më duhet të them se kurrë më parë, jo si këtë vit, nuk jemi përballur me kaq shumë rreziqe në të njëjtën kohë”, tha ai para mediave, para se të niste takimi me dyer të mbyllura. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?