Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA sanksionoi industrinë serbe të naftës, reagon Vuçiç: E rëndë dhe serioze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA sanksionoi industrinë serbe të naftës, reagon Vuçiç: E rëndë dhe serioze
BoteLajmi i fundit

SHBA sanksionoi industrinë serbe të naftës, reagon Vuçiç: E rëndë dhe serioze

Published: January 10, 2025
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, reagoi ndaj sanksioneve të vendosura nga Departamenti Amerikan i Thesarit ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), duke theksuar se Serbia po përballet me sanksione të rënda dhe serioze.

Ai vuri në dukje se ky veprim nuk është vetëm një synim për të dëmtuar Serbinë, por një sulm gjithëpërfshirës ndaj Rusisë, duke përfshirë gjithashtu kompanitë që lidhen me të, si NIS, të cilën e konsideron si një ndërmarrje me interes rus.

Vuçiç theksoi se baza ligjore e këtyre sanksioneve ka origjinën në vitet 2014 dhe 2021, duke përmendur administratat e Barack Obamës dhe Joe Biden, dhe se kjo ka për qëllim të bëjë të pamundur shmangien e sanksioneve.

- Publicitet -

Ai deklaroi se do të kërkojë menjëherë largimin e pronësisë ruse, madje për këtë theksoi se do të komunikojë edhe me presidentin Vladimir Putin.

Vuçiç shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë”.

“Plani për transformimin e pronësisë duhet të miratohet nga OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja), brenda Departamentit amerikan të Thesarit”, tha Vuçiç.

“Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, tha presidenti serb.

Vuçiç u shpreh se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e konsultimeve me Serbinë lidhur me sanksionet, “gjë që ne do ta shfrytëzojmë që nesër”, theksoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    January 10, 2025 at 8:09 pm

    Or po ty te lumte se te ka ecur Loja me Dy Porta! Ke gjetur edhe ca Inspektore Evropiane qe te krehin bishtin.Ke edhe nje avukat ne Tirane,qe i lutet BE ta mirekuptoje Serbine,se ka ca Lidhje te forta Historike,Nostalgjike,Patetike me Rusine..Te kesh avukat kete,i ke te fituara gjithe sfidat Nderkombetare,Vetem avokatin e Shqiprise nuk ben dot ky,e ha sa krahu me ca mafioze italjane,ca gangsterre Amerikane,ca kacidhjare greke,,keta ja fusin,Avukatit,.I ka humbur gjithe Gjyqet Nderkombetare.

    Reply
  • Deni says:
    January 11, 2025 at 8:38 am

    O Demo,nqs akoma nuk d ke kuptuar,artikulli eshte per Serbine dhe Vucic…zgjohu nga gjumi letargjik dimerorl

    Reply
  • Ppsh says:
    January 11, 2025 at 10:14 am

    Dalja e serbise nga izolimi politik i rajonit filloi me ballkanin e shqyer
    Kjo loje e piset nxorri serbine nga rrethimi rajonal
    Perpara kesaj serbia ishte armiqsuar me malin e zi per grusht shtetin e deshtuar ku u arrestuan serb e ruse
    armiqsuar me maqedonine per grushtetin e deshtuar ku zeadin sela u la si i vdekur ne kuvend
    Ata qe kan lobuar ne shqiperi per interesat serbo ruse duhet te paguajne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues
  • Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?