Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: “Sindroma e Havanës” nuk ka lidhje me qeveritë kundërshtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: “Sindroma e Havanës” nuk ka lidhje me qeveritë kundërshtare
AktualitetBote

SHBA: “Sindroma e Havanës” nuk ka lidhje me qeveritë kundërshtare

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë gjetur lidhje mes shteteve kundërshtare dhe sulmeve të ashtuquajtura “Sindroma e Havanës”. Personeli amerikan jashtë Shteteve të Bashkuara ka raportuar disa qindra raste të problemeve shëndetësore, kryesisht në tru, përfshirë trauma, ankth dhe depresion.

Raporti i publikuar të mërkurën nga zyrtarë të zbulimit amerikan hedh dyshime mbi akuzat e mëhershme se Rusia apo një vend tjetër mund të fshihen pas një fushate globale për të ngacmuar ose sulmuar amerikanët duke përdorur një lloj forme energjie të kontrolluar.

Shumica e rasteve të hetuara duket se kanë shkaqe të ndryshme, që nga faktorët mjedisorë e deri tek sëmundjet e padiagnostikuara, thanë zyrtarët, të cilët u shprehën se nuk kanë gjetur një shpjegim të vetëm për shumicën ose të gjitha rastet e raportuara.

- Publicitet -

Zyrtarët e zbulimit thonë se ka prova që vendet e huaja nuk ishin të përfshira.

Në disa raste, Shtetet e Bashkuara zbuluan konfuzion mes qeverive kundrështare në lidhje me pretendimet dhe dyshimet se “Sindroma e Havanës” ishte një komplot amerikan. Hetuesit nuk gjetën “asnjë provë të besueshme” se ndonjë vend kundrështar kishte një armë që mund të shkaktonte simptomat e raportuara ose një pajisje dëgjimi që mund të lëndonte pa dashje njerëzit.

Administrata e Presidentit Biden ka qënë nën trysni për të reaguar ndaj rasteve të quajtura “Sindroma e Havanës” nga punonjës të qeverisë amerikane që kanë raportuar lëndime, avokatët e tyre si dhe ligjvënës amerikanë.

Presidenti Joe Biden nënshkroi vitin e kaluar ligjin “HAVANA” i cili siguron kompensim për individët që mendohet se kishin pësuar lëndime të cilat qeveria i cilëson si “incidente jonormale shëndetësore”.

Mark Zaid, një avokat për më shumë se njëzet individë që kanë raportuar lëndime, tha se vlerësimit të ri i mungonte transparenca duke mos u dhënë përgjigje pyetjeve kryesore.

“Derisa të hiqen perdet e fshehtësisë dhe të bëhen të disponueshme analizat që çuan në këto konkluzione dhe t’i nënshtrohen shqyrtimeve të duhura, përfundimet e supozuara janë të pavlefshme”, tha ai përmes një deklarate. “Por dëmi që i ka shkaktuar moralit të viktimave, kryesisht duke shmangur dështimin e qeverisë për të vlerësuar të gjitha provat, është real dhe duhet dënuar”.

Dy zyrtarë me njohuri për raportin informuan gazetarët të mërkurën në kushte anonimiteti, në bazë të rregullave të vendosura nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Hetuesit shqyrtuan rreth 1500 raste në 96 shtete. Shumë prej rasteve, thanë zyrtarët, kanë lidhje me shpjegime të tjera të mudshme si sëmundje, mosfunksionimi i sistemit të ajrimit dhe ventilimit, ose valë elektromagnetike nga pajisjet kompjuterike. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?