Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA thotë se Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA thotë se Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit
Bote

SHBA thotë se Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit

Published: December 2, 2023
Shpërndaje

Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit global vitin e kaluar, duke u përshirë në mbështetjen e rekrutimit të terroristëve, financimit dhe komploteve nëpër Afrikë, Azi, Evropë dhe në të dyja Amerikat, tha Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij për terrorizmin 2022, i cili u publikua më 1 dhjetor.

Në Lindjen e Mesme, Irani e vazhdoi mbështetjen për Hezbollahun, një grup i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më 1997, thuhet në raport, i cili shton se Teherani i dha armë Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze të cilësuara si terroriste nga SHBA-ja.

“Këto grupe ishin përgjegjëse për sulme të shumta vdekjeprurëse që kishin zanafillën në Rripin e Gazën dhe Bregun Perëndimor”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Teherani i ka përkrahur edhe grupet ekstremiste në Bahrejn, Irak dhe Siri, përmes Forcës Quds të Gardës Revolucionare të Iranit(IRGC-QF), për të ofruar mbështetje për organizatat terroriste me qëllim që të krijojnë trazira në rajon, sipas raportit.

Irani vazhdimisht ka nxitur dhe komplotuar sulme ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë kundër ish-zyrtarëve amerikanë, si hakmarrje për vdekjen e komandantit të Forcave Quds, Qasem Soleimani në janar 2020. Departamenti amerikan i Drejtësisë tha më 2022 se e kishte parandaluar një komplot të udhëhequr nga IRGC-QF për ta vrarë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton, dhe e kishte arrestuar një iranian të akuzuar për komplotin.

Sipas raportit, në Afganistanin e sunduar nga talibanët, anëtarët e Al-Qaeda, grupit të Shtetit Islamik, dhe grupet terroriste rajonale ishin aktive edhe në vitin 2022, megjithëse talibanët ishin përkushtuar për të mos i lejuar ekstremistët ta përdornin vendin e tyre për të kryer sulme kundër shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, pas tërheqjes së forcave amerikane në gusht 2021.

Raporti përmend se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur ende nëse do t’i njohin talibanët apo entitetet e tjera si qeveri të Afganistanit”, dhe thotë se talibanët e strehuan një lider të Al-Qaeda, Ayman al-Zawahri, në Kabul, para se ai të vritej nga një sulm ajror amerikan në korrik të vitit të kaluar.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?