Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA thyen Izraelin! Netanyahu bindet, hap rrugët për kalimin e ndihmave humanitare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA thyen Izraelin! Netanyahu bindet, hap rrugët për kalimin e ndihmave humanitare
AktualitetBote

SHBA thyen Izraelin! Netanyahu bindet, hap rrugët për kalimin e ndihmave humanitare

Published: April 5, 2024
Shpërndaje

Izraeli miraton vendimin për hapjen e rrugëve të ndihmave humanitare për Rripin e Gazës. Tel-Avivi do të lejojë dërgimin “e përkohshëm” të ndihmave, përmes portit të Ashdod dhe vendkalimit në Erez. Qeveria e Izraelit thekson se hapja e rrugëve për ndihmat humanitare bëhet me qëllimin për të shmangur një rritje të krizës së urisë si dhe për të siguruar vazhdimin e luftimeve kundër Hamasit. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë së Tel-Avivit dhe bëjnë thirrje për mbrojtje të civilëve.

Lëvizja e shtetit hebre vjen si pasojë e telefonatës kërcënuese të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ndaj liderit izraelit, Benjamin Netanyahu. Joe Biden i ka dhënë kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu një ultimatum: Mbroni civilët në Gaza, në të kundërt Ëashingtoni do të ndalojë dhënien e ndihmave për Izraelin.

“Sulmet ndaj punonjësve humanitar në Gaza dhe situata e përgjithshme humanitare janë të papranueshme. Izraeli duhet të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për të trajtuar dëmtimin e civilëve, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të organizatave humanitare”, thuhet në deklaratë.

- Publicitet -

Shtëpia e Bardhë nuk përcaktoi saktësisht se çfarë hapash donte që Netanyahu të ndërmerrte, por analistët theksojnë se kërcënimi i nënkuptuar i Biden, ka të bëjë me ngadalësimin e transfertave të armëve të SHBA në Izrael ose zbutja e mbështetjes së SHBA në OKB. Në bisedën telefonike, Netanyahu pranoi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ishin fajtore për vdekjen e shtatë punonjësve të organizatë humanitare dhe siguroi Biden se qeveria izraelite kishte në plan të shpallte masa për të mos u përsëritur një gabim i tillë. Biden, i cili e ka etiketuar veten si sionist, e mbështeti me vendosmëri Izraelin në ditët e para të hakmarrjes së tij. Por ndërsa numri i të vdekurve në Gaza u rrit dhe lufta u zgjerua me fronte të reja në Liban dhe Jemen, administrata amerikane theksoi domosdoshmërinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?