Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shefi i Wagner për betejën në Bakhmut: Na kanë tradhtuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shefi i Wagner për betejën në Bakhmut: Na kanë tradhtuar
AktualitetBote

Shefi i Wagner për betejën në Bakhmut: Na kanë tradhtuar

Published: March 6, 2023
Shpërndaje

Kryekuzhinieri” i Vladimir Putinit i shndërruar në “kasap” lëshon akuza për tradhti ndaj shtetit rus, teksa gjendet në frontin e parë të luftës në Ukrainë. Yevgeny Prigozhin, që udhëheq grupin privat të mercenarëve, Wagner, thotë se nuk po merr armatimet që i nevojiten për të marrë kontrollin e plotë të qytetit Bakhmut.

“Luftëtarët vijnë tek unë dhe më thonë: drejtor, vonesa në furnizime mund të jetë e qëllimshme nga disa në Ministrinë e Mbrojtjes, ose edhe më lart, për t’iu shpjeguar të gjithëve në Rusi se pse po ndodhin këto kohë të vështira? Po sikur ata të duan të na e punojnë pas krahëve dhe të thonë se ne jemi të këqijtë dhe prandaj nuk na japin municione, armë dhe mundësi për të rekrutuar anëtarë të rinj, përfshirë ata nga burgjet?”, tregoi Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit të mercenarëve Wagner.

Ai shtoi më tej se mercenarët e tij kanë rrethuar qytetin Bakhmut, teksa paralajmëron se nëse tërhiqen për mungesë municionesh do të hyjnë në histori si luftëtarët që ndërmorën hapin kryesor drejt humbjes së luftës. Aktualisht, raportet mes shtetit rus dhe grupit Wagner janë të tensionuar, ndërsa Prigozhin, një muaj më parë, akuzoi drejtpërdrejtë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për tradhti, për vonesën në furnizime me armë.

- Publicitet -

Përplasje ka edhe në kampin tjetër. Sipas asaj që raporton media gjermane, Bild, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është grindur me gjeneralin e tij të luftës, Valery Zaluzhny, pasi kërkoi një tërheqje taktike nga qyteti Bakhmut në Donjeck, ku prej muajsh zhvillohen beteja të përgjakshme.

Ushtria e Kievit ka të angazhuar 10 mijë trupa, sipas mediave ruse që citojnë zyrtarë lokalë. Sakaq, luftë ka edhe në rajone të tjera, me sirenat e alarmit që kanë rënë në të gjithë Ukrainën. Forcat e Kievit njoftuan rrëzimin e 13 dronëve nga 15 të lëshuara gjatë natës, si dhe shkatërrimin e 3 bazave ruse në Zaporizhia dhe në rajonin rus të Bryansk. Moska ka bërë të ditur se sulme të tjera janë kryer nga Ukraina edhe në Kursk dhe Belgorod.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  • Tuneli i Llogarasë, biznesmeni Rrok Gjoka qëndron tre orë në SPAK

Komentet e Fundit

  1. XHON BOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  2. sela on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?