Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas bllokon rreth 40 kamionë në Qafë-Thanë, drejtuesit tri ditë në pritje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas bllokon rreth 40 kamionë në Qafë-Thanë, drejtuesit tri ditë në pritje
AktualitetKronike

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas bllokon rreth 40 kamionë në Qafë-Thanë, drejtuesit tri ditë në pritje

Published: February 24, 2026
Shpërndaje

Bllokimi i juglindjes së vendit për shkak të prishjes së rrugës Librazhd-Pogradec ka sjellë probleme për transportuesit e mallrave. Në Qafë-Thanë janë në pritje rreth 40 kamionë. Për shkak të procedurave doganore, ata nuk mund të kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut, për të hyrë në Shqipëri nga pika e Bllatës në zonën e Dibrës, ndërsa një pjesë tjetër është në pritje të autorizimit nga kompanitë e tyre për ndryshimin e itinerarit.

Dogana e Qafë Thanës ka dalë thuajse jashtë loje për kalimin e mjeteve të rënda që transportojnë mallra. Për shkak të bllokimit të aksit Përrenjas-Librazhd, një pjesë e kamionëve që kanë hyrë nga Greqia përmes pikës së Kapshticës, u detyruan të ndalojnë në Qafë-Thanë, për të shfrytëzuar kalimin në territorin e Maqedonisë së Veriut, drejt doganës së Bllatës, si një mundësi për t’u rifutur në territorin shqiptar drejt destinacionit fillestar.

Problemi për ta janë procedurat doganore, duke qenë se i kanë plotësuar më parë në hyrje dhe do të duhet t’i ribëjnë nga e para. Ata janë në pritje të një marrëveshjeje mes palës shqiptare dhe autoriteteve maqedonase që t’u njihet kalimi tranzit drejt Bllatës, duke shmangur ripërsëritjen e procedurave doganore.

- Publicitet -

Të pyetur nga mediat, disa kamionistë nga Turqia thonë së kanë ditë të  tëra të bllokuar. Ata shprehen se janë përballur me mungesë ushqimi dhe uji, ndërsa njëri prej tyre në kushte aspak të lehta, shihet duke gatuar në mjetin e tij vaktin e fundit që i ka mbetur.

“Kemi që të dielën që presim këtu në të ftohtë. Duhet të hapet rruga që të çojmë ngarkesën. Po na mbaron ushqimi, sot me sa shoh është vakti i fundit se na mbaroi edhe buka edhe uji. Ne kemi problem të madh sa të na hapet rruga e të ikim”, thotë një kamionist turk.

“Kemi 4 ditë që presim. Po na mbaron ushqimi, uji, e me sa di unë edhe 1 vakt kam e më pas do pi dhe kafen e fundit. Rrimë shtrirë brenda në kamion por edhe nafta po na mbaron, duhet të ikim poshtë të marrim naftë. Të presësh në këto kushte është e vështirë. Nga këtu do ikim në Durrës e me lejen e Zotit dalim nga Shqipëria sa të hapet rruga”, thotë një kamionist tjetër.

Një pjesë tjetër, janë kamionë që kanë tentuar hyrjen në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Pasi kanë kryer procedurat në palën maqedonase, ata janë bllokuar në zonën neutrale pasi dogana dhe policia shqiptare nuk i ka lejuar kalimin, pasi destinacioni i tyre është i paarritshëm për shkak të bllokimit të rrugës.

Situata ka ndikuar dhe lëvizjet e tjera dhe sot pika e Qafë Thanës duket thuajse e vdekur.

Papritur, dogana e Bllatës, që lidh Dibrën me Maqedoninë e Veriut, e pa veten të ngarkuar nga fluksi i mjeteve, që po e përdorin si rrugë alternative për të hyrë në Shqipëri.

Dhjetëra mjete, sidomos kamionë të cilët kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut janë në pritje për të kaluar më pas për në Rrugën e Arbrit dhe për t’iu drejtuar destinacionit të tyre. Nga 7-8 kamionë në ditë që kalonin më parë, sot numri ka arritur në rreth 50 kamionë në 24 orë, kryesisht me mallra importi dhe eksporti.

Radhët janë të gjata dhe sipas të dhënave, përgjatë 24 orëve ka pasur deri në 13 mijë hyrje dalje mjetesh. Pavarësisht se në këtë pikë kufitare po punohet me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje nga pala shqiptare dhe ajo maqedonase, fluksi i lartë i mjeteve nuk po e ul dot kohën e pritjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?