Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Ambasadorët e Perëndimit në Beograd e kanë lëkurën të trashë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Ambasadorët e Perëndimit në Beograd e kanë lëkurën të trashë
AnalizaKryesoreopinion

SHËNIM: Ambasadorët e Perëndimit në Beograd e kanë lëkurën të trashë

Published: July 13, 2023
Shpërndaje

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Nuk e di nëse është rastësi që ambasadorët e vendeve kryesore të Perëndimit në Beograd e kanë lëkurën të trashë dhe durojnë çdo lloj sharje dhe shpifje, që presidenti i Serbisë Vuçiç lëshon pothuaj çdo ditë kundër shteteve të tyre.

- Publicitet -

Nuk kuptohet nëse ata ambasadorë e bëjnë të paktën detyrën flllestare të mbajtjes shënim të çdo qendrimi zyrtar të presidentit serb dhe të autoriteteve kryesore të Serbisë për këtë temë për t’ia referuar ministrive të tyre të jashtëme.

Nuk dihet ende nëse lëkura e trashë e durimit superstoik të ambasadorëve të Perëndimit përballë sharjeve dhe shpifjeve zyrtare të Serbisë kundër vendeve të tyre është porosi e qendrimit diplomatik nga qendrat përkatëse drejtuese të ambasadorëve të Perëndimit.

Lexoni që të bindeni:

1-Vuçiç tallet me Shtëpinë e Bardhë:

“Kokainë është gjetur në Shtëpinë e Bardhë dhe jo në zyrën e Vulinit!”, (drejtori i agjencisë serbe të spiunazhit i sanksionuar non grata nga SHBA në 11 korrrik 2023).

-Deklaratë e presidentit serb Vuçiç në 12 korrik 2023.

2-Vuçiç shan të pesë shtetet e Quintit, (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali):

“Turp të kini të gjithë! I gjithë Quinti, të gjithë ata janë gënjeshtarë!”.

-Deklaratë e presidentit serb Vuçiç, 20 prill 2023.

3-Vuçiç shpif kundër të gjithë shteteve të Perëndimit:

“Perëndimi është gjërësisht përgjegjës për shkaktimin e problemeve në Serbi, sepse vendi ynë ka refuzuar t’iu dorëzojë atyre Kosovën në pjatë. Sot mora informacion nga shërbimet informative motra nga Lindja, (Rusia), që më thanë se këto janë pëpjekje të Perëndimit për “revolucion me ngjyrë” në Serbi”.

-Deklarate e presidentit serb Vuçiç në 20 maj 2023.

4-Vuçiç tallet me illuzionet e Perëndimit se Serbia do të largohet nga Rusia.

Presidenti i Serbisë Vuçiç shkarkon në 11 korrik 2023 nga kabineti i tij qeveritar ministrin e ekonomisë Rade Basta, sepse ai guxoi t’i sugjerojë qeverisë serbe që të verë në zbatim sanksionet kundër Rusisë, siç ia kanë kërkuar asaj BE dhe SHBA.

Konkluzion: Unë besoj se ambasadorët e Perëndimit në Beograd duhet që të paktën në blloqet personale diplomatike të kenë mbajtur shënim të gjithë koleksionin e sharjeve, talljeve dhe fyerjeve të presidentit serb ndaj shteteve të tyre.

Mund të kuptohet deri në një farë shkalle lëkura e trashë diplomatike e ambasadorëve të Perëndimit në Beograd ndaj poshtërimit zyrtar, që u vjen nga një spurdhjak muzhik i Shumadisë së një mikroshteti.

Nuk e di nëse ambasadorët e Perëndimit në Beograd i kanë bërë vetes pyetjen e thjeshtë: Përse presidenti serb Vuçiç nuk ka sharë, nuk ka shpifur dhe nuk është tallur kurrë dhe asnjëherë me Rusinë, me Kremlinin dhe me presidentin rus Vladimir Putin?

Është e vështirë të kuptohet, se përse krahas lëkurës së trashë, çfaqet gjuha lëpirëse e ambasadorëve perëndimorë në Beograd për “konstruktivitetin dhe për kontributin e presidentit serb” në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Se si nuk shohin ambasadorët perëndimorë në Beograd provokacionet e njëpasnjëshme për luftë të Vuçiçit kundër Kosovës pesë herë që nga nisja e agresionit ushtarak rus në Ukrainë, se si nuk shohin nga selitë e tyre diplomatike në Beograd që presidenti serb është nxitësi dhe protektori kryesor i aksioneve separatiste të fashistit Milorad Dodik në Bosnje, se si nuk shohin që presidenti serb Vuçiç po destabilizon çdo ditë e më shumë Malin e Zi, anëtar të NATO-s, dhe ka sjellë në pushtet forcat fondamentaliste fetare filoserbe dhe filoruse, këto shpjegohen vetëm me sëmundjen e miopisë diplomatike.

Nuk do të ishte hera e pare dhe nuk e mbulon dot etiketa pretencioze se kjo është strategji largpamëse diplomatike. Diplomacia perëndimore dështimin e saj më të madh pas luftës së dytë botërore e ka pasur pikërisht në qendrimin e gabuar ndaj Serbisë së Millosheviçit me tolerancën antihistorike ndaj presidentit fashist serb me mendimin se duke ia ruajtur atij sundimin në Federatën Jugosllave do të sigurohej paqja dhe stabiliteti rajonal.

Tani po rishohim një film të vjetër diplomatik perëndimor  me tolerance absurde ndaj ministrit të Millosheviçit dhe vazhdues besnik i veprës se tij kriminale, që është presidenti aktual serb Vuçiç.

Ajo, që mund të thuhet, është se çgënjimi pritet të jetë i madh për ambasadorët e Perëndimit në Beograd. Realizmi diplomatik u përsërit njerëzve mësimin e madh historik se edhe shtetet e mëdha bëjnë gabime të rënda diplomatike dhe gjeopolitike dhe venë jo rrallë baste të gabuara për udhëheqës të ndryshëm në rajone të ndryshme.

Natyrisht nuk janë shtetet e mëdha, që paguajnë haraçin e gjakut.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?