Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Kryeministri, Genci Fuga dhe spitali i ri veterinar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > SHËNIM: Kryeministri, Genci Fuga dhe spitali i ri veterinar
KomunitetKryesore

SHËNIM: Kryeministri, Genci Fuga dhe spitali i ri veterinar

Published: August 6, 2023
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Para disa ditësh, kryeministri Rama zhvilloi një quiz publik në rrjetet sociale. Pamjet e një projekti në faqen e tij zyrtare shoqëroheshin me pyetjen se çfarë shfaqnin.

- Publicitet -

Ashtu si një numër ndjekësish shkruanin e si u konfirmua nga ai vetë, bëhej fjalë për projektin e spitalit veterinar, punimet për të cilin kanë filluar në Tiranë (në foton lart).

Padyshim që çdo investim që ndërmerret në Shqipëri është I mirëpritur dhe i dëshiruar, por konteksti në të cilin spitali veterinar u promovua, sikur ia mpaku shkëlqimin.

Së pari, komunikimet në rrjete sociale të kryeministrit me ndjekësit e vet – për gjithçka e për asgjë – janë aq të shpeshta dhe atipike sa mund të të mos bëjnë më përshtypje. Madje as kur kryeministri organizon konkurse verore me gjëagjëza e ndan çmime për fituesit, si bluza futbollistësh apo albume muzikore të firmosura.

As sepse postimet e arritjeve, jo rrallë veçse rendera 3D me ngjyra, ngjajnë me një prerje virtuale të nxituar të shiritit inagurues.

Së dyti, ndonëse spitali veterinar mund të jetë konceptuar si një investim për zgjerimin e këtij lloj turizmi në vend dhe do të presë pacientë nga mbarë rajoni, duhet menduar dhe për personelin që do ofrojë shërbimin.

Punonjës të ardhshëm e aktuale të shëndetësisë, që nga mjekët e çdo profili te infermierët e të tjerë po “arratisen” në masë. E përpjekja me yçkla ligjore dhe anatemim të kujt kërkon vlerësim dhe kushte më të mira pune nuk po e ndalon vërshimin e tyre. E derisa të implementohen politikat efikase ose do importohen edhe veterinerë ose spitalitultra-modern për katërputrorë mund t’i mungojë personeli i nevojshëm e të mos arrijë të ofrojë shërbim me të gjithë kapacitetin e vet.

Por rrezikon të qëndrojë aty si një projekt mbresëlënës që shumë shumë mund t’I vijë në ndihmë kafshëve të simuluara të kopshtit zoologjik aty pranë.

Së treti, postimi mbi spitalin veterinar u eklipsua përballë një tjetër postimi që reflektonte përpëlitjen njerëzore në vend. Edhe pse shumë prej nesh i kanë fort për zemër kafshët, s’besoj se ngazëllehemi fort për mirëqënien që do u ofrohet miqve të dashur, pasi kemi dëshmuar trishtimin e pedagogut e aktorit Genc Fuga dhe familjarëve të tij.

Fugës iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale jetëshpëtuese në një spital privat, pasi qendave spitalore publike, thjesht, u mungonin pajisjet që garantonin sukses. E aktori si shumica dërrmuese e shqiptarëve, nuk i kishte fondet për një operacion të tillë. U desh një thirrje për ndihmë, e cila, fatmirësisht, mori suport të konsiderueshëm.

Gjithsesi, përballjet e ngjashme të anonimëve të zakonshëm me fenomenin e mungesave në shëndetësi janë pjesë e përdishmërisë që e bën të duket spitalin veterinar një atraksion jashtë realitetit shqiptar.

Në këto kushte, është i pashmangshëm skepticizmi ndaj çdo nisme për përmirësimin e kujdesit shëndetsor në vend, paçka me sa këmbë ecën grupi i qënieve që mund t’u shërbejnë.

Historia me check-up masiv të mbetur në tentativë ngre dyshimet se sa realisht është kontribuar në kujdesin shëndetësor. Nuk duket i pabazuar dyshimi se matja e tensionit me detyrim nën sloganin “si je?” mund të ketë qenë një skemë disa vjeçare që i ka përpirë fondet e shëndetësisë duke penguar alokimin e tyre për nevoja të mirëfillta.

Por përtej gjithë këtyre pikëpyetjeve, spitali veterinar, sado i pakohë e i pavend të ketë qëlluar promovimi i tij kryeministrior, po ndërtohet. E mbetet veçse urimi që të jetë një ogur i mirë për shërbim mjekësor të arritshëm e me standarte jo vetëm për qenusha, maçokë simpatikë e reptila.

—

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Doktor Beqja says:
    August 6, 2023 at 7:58 pm

    Duhet vetem nje spital per kafshet se njerezit jane kthyer ne dele dhe do tu sherbehet nga veterineret. Keshtu i trajton rama shqiptaret,ndaj korupsioni ben kerdine ne shendetsi,arsim,ekonomi e kudo. Korrupsioni eshte nje ortek qe po e ze shtetin poshte cdo dite.

    Reply
  • Patriot says:
    August 6, 2023 at 8:47 pm

    Gazetari ngre nje probleme shume te drejte, por jo per popullin shqiptare qe eshte i percare dhe i neshtruare tjere jeten. Ne shqiperi njerizit komandohen vetem nga politika. Ne kete raste politika- pushtet nuk do that fusi vetes, keshtu qe te gjithe rrine urti duke pire ndonje gote raki dhe mbase dopiose se 2 thone large bythes time. Ky fenomen nuk zgjate shume sepse ne jemi vend I vogel, por fatekeseshist nuk vjene menjere per te gjithe. Prandaje dhe problemet madhore ne shqiperi kane ngelur pergjysem dhe ne vazhdojme te udhehiqemi nga sistem gjysmake ku vetem forma ndryshon dhe permbajtja. Cfar u be me ligjin themeltare te pronave per 30 vjete??? Cfare u be me parate e fajdeve per 20 vjete???
    Cfare u be me check up per 10 vjete?? Etj, etj.

    Reply
  • MIKELANXHELO BUONAROTI says:
    August 6, 2023 at 10:07 pm

    Jo me larg se du jave me pare, nje i aferm i imi u shtrua urgjent ne Spitalin Ushtarak Tirane, i cili mbahet si nga me te miret ne vend. Sherbimi qe mori ishte krejt normal por dy gjera negative, teper negative, ekzistonin ne menyre uleritese:1. Dhomat e spitalit nuk kishin ajer te kondicionuar. 2. Mjeket, infermieret dhe sanitare te tjera rrinin ne gatishmeri per te te marre parate. Nuk t’i kerkonin. Nuk kishin nevoje t’i kerkonin. Thjesht te vononin sherbimet ose t’i benin shkeleshko dhe pastaj ishe i detyruar t’iu ” paguaje diten e punes “. Nese milionat e shpenzuar kotsekoti per chech-up apo sterilizime do te ishin investuar ne kushtet e brendeshme dhe paisjet e nevojshme, punet do te ishin ndryshe. Filmat 3D jane perrallat e nje piktori te deshtuar qe iu shet perdite shqiptareve shfaqje te padobishme por e ka qelbur vendin dhe qeverisjen me korrupsion.

    Reply
  • 123 says:
    August 7, 2023 at 12:23 am

    NA E FALTE ZOTI
    QEVERI ME TRU
    PASI SHQIPETARET
    TE GJITHE I PERZU

    PUNE TJETET SKA
    MBETET TE MENDOJ
    KAFSHEVE TE 7 GJORA
    JETEN TJU SHPETOJ

    RROFTE E QOFTE BOTA
    NE HESFEL VATANI
    DO SHKOJME NE EUROPE
    NJEREZ SA TA HANI

    Reply
  • Adr12 says:
    August 7, 2023 at 3:40 am

    E paska bere realitet endren e asaj te Gjicit per nje strehe kafsherore.

    Reply
  • Kujdes macen e monikes kur t'a çoni ne urgjence says:
    August 7, 2023 at 6:53 am

    Sa per personelin mos u shqeteso sepse shumica e politikanëve ose pallavramentareve i kemi mjek dhe veteriner,Saliu me fytyr ujku drejtor spitali,Tritan preshi per narkozen,mazllem murrizi,bamkë topi e shume veteriner te tjeter.pasi zgjidhem hallet e popullit po interesohemi per kafshët e sidomos qente se te gjithë fshataret e zbritur ne qytet flene me qentë qe te duken borgjez,dhe çeshte me e bukura se keta ankohen se nuk kane se ç’te hane,nuk ju del rroga…. Jane mbushur trotuaret me mut qeni dhe kudo qe shkon ka vetem zonja nga fshati me qen.futesh ne kafene gjen qen,shkon ne supermarket ushqimor qen me lesh,shkon ne lulishtet qe kane ngelur,zihen qente…..

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 7, 2023 at 8:32 am

    PS:
    -E nderuara gazetare e DITES:
    1.Mirë që Kafsha ngordhi por nuk na lënë AS MIZAT REHAT..!
    2.Që ka mungesa në SHËNDETSI-Kjo dihet tashmë.Por,ne duhet të shikojmë edhe ku kemi qënë nga koha e SALIZIUT.Unë që shkruaj kam qën i shtruar e operuar në Spital(ish Ushtaraku-98)dhe kam marr nga shpia:Batanije,Çarçaf,Shapka,biles edhe jastëk. Ndaj,ndryshimi është si NATA ME DITËN,Paçka çfar rrokanisë Tritan PRESHI E KO..!
    3.Problemi FUGA ha diskutim:
    -Ministrja Manastirliu duhet të kërkoi më shumë llogari.Por,kur mjeku është dërguar në drejtësi për shkelje..është falur nga DREJTËSIA E SB 92 dhe,Tritanit Preshi Sali-non gratës ka ngrit ZËRIN SE NUK DUHEN BËR VAKSINAT E COVID 19,etj.
    4.Kërkesa e llogarisë ndaj personelit Shëndetsor i ka detyruar Ata të braktisin vëndin.Dhe opozita mjerane këtë ngjarje e lidh vetëm si fenomen Shqipëtar..!
    5.Janë mjekët e pandërgjegjshëm që PRISHIN APARATURAT TE SPITALI SHTETËROR DHE I DREJTOJNË PACIENTËT TE SPITALI AMERIKAN,GJERMAN ku punojnë vet ATA/O.
    •Emri këtyre Spitaleve duhet ndryshuar OSE të vijnë MJEK AMERIKAN,GJERMAN…!
    • Në 33 vite që nga 1992 Sistemi Shëndetsisisi,Arsimit,Drejtësisë,etj DEGRADOI NGA POLITIQËN VAMPIR QË U KA DAL EMRI E MBIEMRI DHE NUK ËSHTË MARRË ASNJË MASË..!Ndaj,Populli voton përsëri Maxhorancën si e keqa më e vogël.
    •Po kështu,65 % e popullit kërkon(Sondazh i OSBE 2016) sistemin e ENVER HOXHËS PËR ÇDO GJË FALAS..! Nëse këtë nuk e dini për efekt moshe-Pyet Saliun..!
    • Ju e dini mirë se në sistemin KAPITALIST PASUROHEN 5-10 % e oligarkëve,Politiqënve,etjdhe që populli i voton përsëri.Shëmbulli është NON GRATA I 101 KRIMEVE NË 33 VITE,për faje të SPAK i trembur prej Sb-vrasës KILLER.
    6.Në qeverinë Rama 1,2,3 po vihet re Korrupsion në radhët e saj,kjo nuk mohoet.Por,për E.Ramën nuk ka dosje me ZË E FIGURË PËR VJEDHJE E VRASJE.Ata që kan vjedhur popullin të rikthejnë pasurinë dhe të shkojnë në burg.Kjo nuk po zbatohet megjith këmbënguljen e SHBA+BE.
    -80 % e magjistratëve të dal nga VETINGU-NOKAUT..Janë bër AVOKAT,NOTER..dhe i nxjerrin GJUHËN DASH+BE+SPAK+GJKKO+90 % TË ÇOPULLIT.
    •Këtu duhet të synoi medja e pavarur dhe e kapur nga Sb=99%.
    7.Në kushtet e një OPOZITE TË BËR COPASH PS DO QEVERISË GJATË.
    8.Gazetarët janë të lirë të shkruajnë për qeverinë Rama,ndërsa SaliSërbi dihet që ka gjakosur gazetar e politikan,ka djegur studjo TV-je dhe është cilësuar nga BOTA QEVERI GANGËSTERE.
    •Dhe pikërisht JU ELONA NUK KENI SHKRUAR ASNJË FJALË PËR NON GRATËN QË DUHET TË ISHTE NË PURG ME 101 VITE PËR GËRDECIN,21 JANARIN,KL.PARTIZANI,ÇEZ-DIA,PRONAT NË PORTO ROMANO ME FAZLLIÇIN,LOBIMET RUSE,20.000 TË VRARVE 1991-2021,etj,etj.
    9.Sigurisht mungesat në Shëndetsi,etj Edi Rama është në gjendje ti përmirësoi.Por,mbi të gjitha duhet korrigjuar MENTALITETI SHQIPTARIZMËS QË E KA DORËN E GJAT PËR TË VJEDHUR,SHKATËRRUAR,DJEGUR,SHITUR..ÇDO GJË TË SHTETIT,siç ndodhi nga 1992-2013 të 500 ekonomive mbi 350 mild.$ të 46 viteve.
    •Dhe nxitësit kësaj KATRAURE ËSHTË VETËM BERISHA E BERISHIZMI FATKEQSI KOMBËTARE..!
    -FLM DITA.

    Reply
  • ¿? says:
    August 7, 2023 at 9:24 am

    O Ethem, mos te ka shkerdhyer familisht Saliu ty? Tashti Saliu nuk ka fuqi po duhet te kete mare edhe shoke te tjere dhe ta kane zgaflluar sumen ty o idiot me gjithe familje. O Ethem Gomari Madhor, po mjaft rrokanise o debil, ha ate cope pensioni me buke e supe e mos ha mut kot.

    Reply
  • Remo says:
    August 7, 2023 at 9:26 am

    Ethem, tek keta 5-10% e politikqeneve, s’ka vend per Edvinin tend?? Edhe gomari o Ethem, kur i shkon atje ku s’mba me, ja jep nje shkelm te zotit, ose ose s’bindet te shkoje perpara, vetem ti s’ke problem te mbash Edvinin ne kurriz per 10 vite me radhe, e si qorr, s’shikon asgje. Pale, me sondazhe n’a kerkon Veken perseri, qe te behesh prape kapter madhor, ke ngrene plot grosh o Teme, aq shume vite saqe, pjerdh nga goja perdite ne kete gazete!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 7, 2023 at 10:11 am

    VO:
    -Për ditët që shajnë e shpifin si non grata:
    1.Edhe sikur 50 % e qeverisë Rama 1,2,3..të futet në burg për korripsion(deri tanimë nuk ka fakte) E.Rama do jetë KM përderisa Sb,Im të jenë në politikë..!
    2.Nuk mundet ti dorëzohet Shqipëria Antare e NATO SaliSërbit dhe LikeSpiunit më të korruptuarve në Shqipëri,Ballkan Europë.
    3.Për tu bërë KM në Shqipëri duhet marr OK Amerikan.Ndaj,Sb& Im kan vdekur politikisht.
    4.Anonimët që fshehin kokën si STRUCI AFRIKAN,le të marrin një BRISK XHILET dhe..por mos të harrojnë SHKUMËN se ER e ka qimen të ashpër..!
    5.Nëdëtsa UNË nuk trembem përveç ZOTIT që më fali jetën për punuar e jetuar me ndershmëri familjarisht.Nuk kam qën KAPTER,POR KOLONEL NË USHTRIN E R.HOXHËS MË E MIRA NË BALLKAN(ku 130 mild.$ armatime i vodhi SalQëni),SOT MBJELL HASHASH.YP XHIXHI.
    -FLM DITA QË U JEP HAPSIRË EDHE RRUGEÇËRVE TË SISTEMIT..”NJERIU PËR NJERIN-UJK..”

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 7, 2023 at 11:38 am

    VO:
    -Për Ata që shajnë e shpifin si non grata:
    1.Edhe sikur 50 % e qeverisë Rama 1,2,3..të futet në burg për korripsion(deri tanimë nuk pati fakte konkrete për S.Tahirin që shkuli Drogën e Saliut në Lazarat ),E.Rama do jetë KM përderisa Sb,Im të jenë në politikë..!
    2.Nuk mundet ti dorëzohet Shqipëria Antare e NATO SaliSërbit dhe LikeSpiunit më të korruptuarve në Shqipëri,Ballkan Europë.
    3.Për tu bërë KM në Shqipëri duhet marr OK Amerikan.Ndaj,Sb & Im kan vdekur politikisht.
    4.Anonimët që fshehin kokën si STRUCI AFRIKAN,le të marrin një BRISK XHILET dhe..por mos të harrojnë SHKUMËN se ER e ka qimen të ashpër..!
    5.Nëdërsa UNË nuk trembem përveç ZOTIT që më fali jetën për të punuar e jetuar me ndershmëri familjarisht.
    -Nuk kam qën KAPTER,POR KOLONEL NË USHTRIN E R.HOXHËS MË E MIRA NË BALLKAN(ku 130 mild.$ armatime i vodhi SaliQëni),SOT PO MBJELL HASHASH.
    -YP XHIXHI..!
    -FLM DITA QË U JEP HAPSIRË EDHE RRUGEÇËRVE TË SISTEMIT..”NJERIU PËR NJERIN-UJK..”
    -Zoti e ndihmoftë Shqipërinë nga Sb dhe b..lëpirsit e tij..!

    Reply
  • Na ruajt Zoti says:
    August 7, 2023 at 11:43 am

    Te gjitha i kërkon vendi ynë
    E përparoftë
    Sa për lidhjet Genc Fuga… veterinerë janë nxi leter se duhen artikuj

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 7, 2023 at 12:18 pm

    Thuaj c’te duash, Ethem Lalaj, u be person shume i njohur publik, teper i famshem me komentet e tij te pafundme qe nuk i lexon as vete.
    E ka kuptuar taktiken, qe te thuash gjera me vlere nuk ja vlen.

    Reply
  • LEON says:
    August 7, 2023 at 12:52 pm

    Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere -ka thene populli
    Fjala pas kuvendi dhe trimeria pas beteje,nuk vlejne -ka thene Skenderbeu.
    Fjalet e shumta jane Fukarallek-ka pas thone Lym Alla
    Me lloqe osht faaa dynjaja-thoshte daje Cena.
    Kursi Plepave eshte fallco-them une.

    Reply
  • SPAK says:
    August 7, 2023 at 1:18 pm

    Desha te jap nje mendim per Lisander Hoxha! Vertet populli po pret vjeshten per te rezuar Ramen qe te vije Saliu! Vertet te rinjte e PD jane kaq berishiste,jane kaq naive -injorante te besojne se Saliu rezohet me vetbesim! Vertet beson qe Saliu dhe femijet e tij,opozita ne pergjithsi jane te pa perlyer sot? Lisander,me falni,por je shume budalla qe shpreson ne nje nje levizje personale per te mbrojtur veten,qe nuk njehet akoma si Parti ne Shqiperi? Mjere ju!

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    August 7, 2023 at 1:51 pm

    Nje bravo e madhe per Ethem Lalajn qe e ka kuptuar sh. mire qe per tu bere shkrimet te besueshme duhen shkruar dy here dhe qe e pranon i ziu qe ka vuajtur per t’ja rruar Rames se e kishte qimen te ashper prandaj duhet dhe shkume.

    Reply
  • Dudumii says:
    August 7, 2023 at 3:49 pm

    Raste te rralla ne bote qe burri duke u thinjur e plakur behet akoma me Kalama. Sahliu kur zgerdhihej dhe i shpjegonte Majlindes qe cipi i lopes qenka ajo gjeja qe e mban te haje tagji. Likja kur gjunjezohej e bente shqiponjen si pijanecet. Por me keq e kemi me adoleshentin mjekerosh qe ben gallate ne fejsbuk duke shperndare cmime me bluza kineze lojtaresh apo disqe sikur me qene arixhiu tek pazari i rrobave te perdorura. Turpi i madh i shendetesise falas; te ofron analizza falas por s’te ben dot nje nderhyrje ne koke e s’merret vesh nqs s’ka aparature apo aparatcinj. Po ku ta dije bossi i madh, eshte i zene me lodra fejsbuku.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?