Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Më mirë çertifikata “vëllezër me kinezët” se sa ajo “vëllezër me grekët”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SHËNIM: Më mirë çertifikata “vëllezër me kinezët” se sa ajo “vëllezër me grekët”
Kryesoreopinion

SHËNIM: Më mirë çertifikata “vëllezër me kinezët” se sa ajo “vëllezër me grekët”

Published: May 15, 2023
Shpërndaje

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Udhëheqësit e nënshtruar të Shqipërisë herë pas here gjatë historisë i kanë shpallur popullit shqiptar vëllazëri gjenetike me disa popuj të tjerë.

- Publicitet -

Prita të shpërthenin rrufetë e levantinëve shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në 11 maj 2023 lëshoi proçkën e rradhës se “ne grekët i kemi vëllezër”.

Nuk pipëtiu asnjë levantin, asnjë ateist i modës dhe asnjë fondamentalist i grupeve të zjarrit të pakicave fetare. U pajtuan me proçkën “shqiptarët janë vëllezër me grekët”.

Imagjinoni se çfarë stuhie dhe breshëri retorik do të kishte shpërthyer, nëse Rama do kishte bërë gabimin fatal dhe të deklaronte se “ne turqit i kemi vëllezër”.

Të gjithëve u kujtohet si kanë ngritur alarme autoktonie levantinët e Tiranës dhe të Prishtinës, kur ndonjë ministër turk ka guxuar ta thotë këtë gjë.

Tani, që Rama i bëri shqiptarët vëllezër me grekët, levantinët dhe fondamentalistët fetarë në Tiranë dhe në Prishtinë heshtën dhe nuk e mbrojtën virgjërinë autoktone.

Çfarë don të thotë kjo?

Don të thotë se levantinët, ateistët falso dhe fondamentalistët e pakicave fetare nuk e kanë hallin te virgjëria autoktone e shqiptarëve, por paguhen për misionin e kryqtarëve fetarë kundër shumicës.

Nuk pipëtinë as politikanët, as ata të fermanit kryeministror të “vëllazërisë greke”, dhe as ata të dhj…rë të opozitës që janë në ekstazë mjerane me “vëllazërinë greke”, e as mediat e të dy palëve të listëpagesave greke për idiotizmin, që “ne jemi vëllezër me grekët”.

Sepse të shtypurit dhe rajatë nuk kanë identitet e as dinjitet dhe nuk u bën përshtypje që në 111 vjet shtet Shqipëria ka pasur vetëm konflikte dhe rivendikime territoriale nga Greqia në të gjitha kohrat dhe regjimet.

“Vëllai” Greqi mban prej 83 vitesh në fuqi sot e kësaj dite ligjin e luftës me Shqipërinë.

Ironia është se edhe të nesërmen e deklaratës halucinante se “ne jemi vëllezër me grekët”, Ministria e Jashtme e “vëllait” Greqi pompoi katër komunikata kundër Shqipërisë.

“Vëllai” Micotaqis protestoi kundër Shqipërisë te presidentja e Komisionit Europian. “Vëllai” Dendias protestoi kundër Shqipërisë te ministri i jashtëm i BE dhe te presidenca suedeze e rradhës e BE. Ambasadorja greke mblodhi të gjithë ambasadorët e BE të akredituar në Tiranë dhe protestoi kundër Shqipërisë.

MPJ e “vëllait” Greqi në datën 13 maj 2023 lëshoi komunikatën me rivendikimin terriorial për Himarën si “qendër sinjifikante e minoritetit kombëtar grek” dhe kërcënoi Shqipërinë se “do të ketë reperkusione në marrëdhëniet e BE me Shqipërninë”.

Kryeministri i Shqipërisë mund të ketë arsyet e veta personale dhe familjare për “vëllazërinë“ e tij me grekët. Udhëheqësit e nënshtruar të Shqipërisë herë pas here gjatë historisë i kanë shpallur popullit shqiptar disa popuj vëllezër.

Historia na provon se ka qenë më e përshtatëshme çertifikata shtetërore e “vëllezërve kinezë” të shqiptarëve, se sa kjo e tanishmja e “vëllezërve grekë” të shqiptarëve.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?