Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Një profanim diplomatik dhe kombëtar i paparashikueshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Një profanim diplomatik dhe kombëtar i paparashikueshëm
AnalizaKomunitetKryesore

SHËNIM: Një profanim diplomatik dhe kombëtar i paparashikueshëm

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

 

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

- Publicitet -

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në deklaratën e tij për mediat në datën 26 mars 2023 pas takimit të zhvilluar në Tiranë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, theksoi se i ka kërkuar kryeministrit Kurti “funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë”.

E përsëris: është deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo e presidentit serb Vuçiç apo e kryeministres serbe Bernabiç. Është bërë në mes të Tiranës në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë dhe kërkesa i drejtohet kryeministrit të shtetit të dytë shqiptar, Kosovës.

Është një profanim diplomatik dhe kombëtar i paparashikueshëm, i cili të shtyn në ngasjen se cilën qeveri dhe cilin shtet ka përfaqësuar kryeministri i Shqipërisë në bisedimet me kryeministrin e Kosovës.

Pas marrëveshjes së “xhentëlmenëve” në 27 shkurt në Bruksel dhe në Ohër në 18 mars midis presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, asnjë  nga personalitetet shtetërore dhe diplomatike perëndimore, që kanë komentuar marrëveshjen dhe kanë nxitur të dy shtetet për zbatimin e saj, që nga sekretari amerikan i shtetit Blinken e deri te presidenti francez Makron, nuk e kanë përmendur fare asnjeri “funksionimin me garancitë e nevojshme të kishës serbe në Kosovë”.

Madje as ministri i jashtëm grek, Dendias, i një shteti tipikisht ortodoks dhe aleat strategjik i Serbisë, nuk e zuri fare me gojë çeshtjen e kishës serbe në deklaratat e tij pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiç në datën 22 mars.

Pse e paska shqetësim kaq të madh personal dhe politik kryeministri i Shqipërisë “funksionimin me garancitë e nevojshme të kishës serbe në Kosovë”? Pse nuk foli kryeministri i Shqipërisë për thelbin e problemeve dhe të prioriteteve, që është njohja reciproke e dy shteteve, Kosovë dhe Serbi; pse nuk kundërshtoi kryeministri i Shqipërisë asosiacionin e rrezikshëm monoetnik serb në Kosovë, pse nuk foli për zbatimin e sovranitetit ligjor dhe kushtetues të shtetit të Kosovës në Veriun e saj? etj.etj.

Nuk mendoj se është rastësi që kryeministri i Shqipërisë nuk foli dhe harroi me dashje që të shprehte në 24 mars mirënjohje për NATO-n në përvjetorin e ndërhyrjes humanitare atlantike kundër Serbisë për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimi etnik.

Ende e paqartë është nëse kryeministri i Shqipërisë  e shprehu shqetësimin e tij të madh për kishën ortodokse serbe në Kosovë si impuls instiktiv i fanatizmit të tij fetar si kriptotodoks apo i fanatizmit politik si aleat i ngushtë personal dhe shtetëror i presidentit serb Vuçiç dhe i Serbisë.

Sido që ta rrotullosh del te konkluzioni se kemi dëshminë e një internacionalizmi ortodoks dhe kriptokomunist  të kryeministrit të Shqipërisë.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?