Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Ashtu si çdo shqiptar u gëzova pamasë kur Luiza Gega triumfuese dhe me një rekord të ri kontinental shprehte ngazëllimin e arritjes së saj spektakolare, mbuluar me flamurin kuq e zi. Megjithëse me përkrahje të cunguar dhe besim të paktë në të, ajo ia doli mbanë të na bënte krenarë, si pakkush.
Po ashtu, si grua, si bijë e si nënë vajze më gëzoi fort edhe fakti se asnjërit prej nesh, të paktën akoma, nuk duket që po i intereson pamja e Gegës: se ç’ngjyrë i ka flokët; a e preferon modelin e veshjes sportive të ngushtë a të gjërë; apo si, me kë, e ku e jeton jetën e vet atletja.
Kjo të bën të mendosh se të pasurit e pamjes që të shkon përshtat e të jetuarit jetën tënde si ta merr mendja – gjithmonë pa i cënuar të drejtën tjetërkujt- për gratë shqiptare është ende privilegj i rezervuar për kampionë të sërës së parë.
Fatkeqësisht, ndryshe nga kur bëhet fjalë për burrat, shumica dërrmuese e femrave në Shqipëri vazhdojnë të vlerësohen dhe gjykohen në bazë të tjera veçorive, por jo për arritjet e veta.
Gjarpri boa dhe fotot provokuese në rrjetet sociale të nënkomisares, tashmë të pezulluar, së policisë së Elbasanit u bënë gjerazi temë diskutimi, pas postimit të saj viral në lidhje me një vrasje të shëmtuar në këtë qytet.
Ndonëse as postimet, as fotot, as veshjet dhe as fjalori i përdorur prej saj nuk janë në shijen time, madje më ngjallin antipati e mëshirë, më bën çudi se në lidhje me zonjën veçse për këto flitet. Pa marrë përsipër të mbroj askënd që potencialisht mund të ketë shkelur kodin e etikës, më bën përshtypje se nuk përmendet karriera e saj relativisht e suksesshme në radhët e policisë, sidomos në krahasim me nivelin e përgjithshëm të punonjësve të këtij organi, që mund të cilësohet një shkallë mbi analfabetizmin dhe afër zeros në komunikim e ligjzbatim.
Përfolja e saj është në kontrast të fortë edhe me sa të rezervuar u treguam ne shqiptarët në lidhje me kolegun e saj mashkull, shkaktarin e tragjedisë së Potamit. I përjashtuar dhe ri-rreshtuar në organet ligjzbatuese me një varg pikëpyetjesh, jeta personale apo imazhi i tij nuk u përfolën. Vështirë të përcaktohet nëse do kishte qenë njëjtë nëse vdekja e 9-vjeçares do vinte nga manovrat e krisura të ndonjë gruaje që trembej se po i lageshin veshjet familjarëve.
Vëmendja e panevojshme që i kushtohet pamjes së grave, imazhit që ato zgjedhin për vete, dhe jo arritjeve të tyre si individë është edhe në thelbin e diskutimit për shaminë. Edhe pse jo drejtpërdrejt një çështje brenda Republikës së Shqipërisë, as këtu nuk munguan prononcimet pro e kundër mbulesës së grave në zyra publike dhe shkolla. Me siguri sepse të përjashtuarat nga këto të drejta e mundësi, pikërisht prej kësaj zgjedhjeje, nuk mungojnë as këtej kufirit.
E në vend të demonizimit apo idilizimit të një numri të caktuar femrash prej një zgjedhjeje thellësisht personale, do ishte fort e udhës të hidhej dritë mbi se si look-u i zgjedhur i tyre ndikoka në cilësinë e punës së këtyre zonjave.
Si pedagoge e plot të rejave premtuese me shami, të ma shpjegojë dikush se si mosdukja e flokëve mund të ketë raport të zhdrejtë me nxënien. Apo edhe se si bindjet fetare të shprehura hapur pengojnë arritjet apo cënojnë atdhedashurinë, kur në mesin e atyre që i jemi mirënjohës për ekzistencën tonë si komb, spikasin klerikë të të tre feve.
Gjykimi primitiv i një femre bazuar në pamje, në sesi i ka shkrepur t’i buzëqeshë vetes në pasqyrë është edhe më problematik në një vend ku gjysma e kabinetit qeveritar përbëhet prej grave e ku edhe kryeparlamentarja është grua.
Por teksa përfshirja e tyre shitet si sukses dhe tregues i stadit tonë të zhvillimit, performanca e femrave, përveç atyre që shpallen kampione europiane, matet me “nën-” apo “mbi-” veshje.
Këto gra me pushtet që japin këshilla amvisash me shuarjen e dritave kur nuk duhen, apo pastrimin e kondicionerëve, nuk kanë bërë asgjë për shuarjen dhe pastrimin e këtij mentaliteti. Medet, ndoshta sepse arritja e tyre është veçse një imazh i prerë në përmasat e duhura për të mbulur burracakërinë fjalamane e mungesën e suksesit fshehuri pas mini a maxifundeve të grave.

Nje arkitekt shikon strukturen. Nje inxhinjer kendet. Nje ndertues materialet. Nje ekonomist vleren e shtuar. Nje banor hapesiren… kur vjen fundi te gjithe po shohin te njejten gje. Nje shkrim i gjate qe gjykon dikend pse fokusohet ne fasaden dhe jo kendet, nga nje shkrimtare qe mesa duket sapo ka zbuluar me Luizen qe ekzistojne femra te c’do tipi e arritjeje. Ky zbulim ama s’do te thote qe duhet te jemi te gjithe si Luiza. Ajo ka talentin e vet e te tjere te tyrin. Live and let live.
Shkolla eshte LAIKE. Ferexhete dhe Shamite ne xhami..!
Tradita shqiptare,,Veshja Malesise me xhubleten e famshme ilire,veshja aristokrate e Lunxherise nuk kane Ferexhe.Qytezat anadollake te Shqipnise mesme,jane mbuluar,,fshati e rrethinat-jo.Kosova nuk eshte mbuluar,,turkoshaket e Dibres,Shkupit,Tetoves-po.
Kjo vajza e shkapedredh fjalen,.Do te hiqet me shume se sa ka.Justifikon Ferexhete dhe shamite ne shkolla dhe institucione.Shamia dhe ferexheja nuk jane vetem indoktrrinim fetar,por jane edhe SKLLAVERI.
Qofte e imponuar,qofte e SUGJESTIONUAR.
Prini o milet!
Cfare nuk ben vaki ne kete shtet ledhi!
Prini o lali Fiku, mos shyro qilimat se mund te na dala Liza me microbe, prini analizat per Lizat!!
Urime kampione!!!
Osmanllinj
Allahu Ekber
O Edona u llokoçite e u llokoçite po nuk morem vesh gje … nuk kisha me durim ta mbaroja leximin sa devijove e na tregon pale arritjet e asaj gjarprit boa …qe nuk i paskèrkèshim ven re ne…gjykim ” fjesbuku”
Inxhinieri shikon dhe llogarit strukturen ,arkitekti shikon formen e ngjyrat,ushtaraket jane vec nga njerzit e zakonshem kane etike tjeter dhe performance tjeter.
Mund te pozicionohesh pak me qarte? Nese kerkon te drejta dhe barazi gjinore apo te drejtat e shamijave islamike . Nuk mund te vendosen ne nje plan kerkesa per vlersimin e arritjeve te femrave ne sport apo ne fushat e tjera me hallin e paragjykimit te shamijave dhe ferexhes qe hedhin ne koke fanatiket islamik. Flet per veshjen e femrave dhe thua qe veshja nuk tregon personin siç ambalazhi nuk tregon permbajtjen e pakos. Sigurisht, por kjo nese kerkon te maskohesh nese kerkon te prezantohesh ne publik siç nuk je sepse normalisht veshja shpreh ne nje fare mase personalitetin e mbajtesit te saje . Ju kur shikoni nje femer me ferexhe mendoni se eshte adhuruese e shkeces dhe e Darvinit ? Edhe per ato femra qe dalin me dhe pa breke ne tv nuk mendoj se jane shkencetare. Dua te them se veshja vertet nuk tregon gjithçka por diçka tregon per mbajtesin e saje.
Problemi eshte i dukshem dhe i qarte, nese gazetari hedh nje sy zyrave te bashkise e kryeministrise shikon me shumice femra si ajo nen komisarja, femra me maxi funde,mos te them femra te perdala, prandaj modeli Luizes nuk eshte normal,dhe tv Shqiptare i bejne reklame modeleve te perputhen,Bora Zemanit e Xhensiles te gaztorit. Femrat 25 jecare qe kan zene drejtorite pa punuar asnje dite ne jete me shume rrine ne avion se ne zyre.Njera nga drejtoreshat nuk pranon cdo lloj companie udhetimi,nuk ka kohe as per te firmosur shkresat se i iken avioni.
Edona ti je nje budallaqe ose ben sikur.
Islami politik qe ka ne program Ligjin Islam, Sherihatin, permban edhe simboliken e saj, midis te tjerave shamine e femrave. Disa kohe ishin edhe pantallonat trecerekshe por hoqen dore.
Ligji islam eshte perfekt per kombe me shumice absolute besimtaresh si Arabia, Katari etj. por aspak per nje popull multifetar si ky i yni sepse behet faktor percares dhe jo bashkues cka i duhet nje kombi te bashkejetoje me harmoni.
Mos u fshihni pas shamise se ceshtja eshte mese e qarte lidhur me kete platforme politike me shume gjasa financuar nga “miqte” tane qe na duan te bashkuar.
Shperqendrime!
Ha-ha-ha, Elona e forte me kete fraze: ‘…në radhët e policisë, sidomos në krahasim me nivelin e përgjithshëm të punonjësve të këtij organi, që mund të cilësohet një shkallë mbi analfabetizmin dhe afër zeros në komunikim e ligjzbatim.’ Ha-ha-ha! E bukur!
Nejse, shkrimi ishte terheqes dhe shprehte nje shqetesim gruaje, ate paragjykim te shoqerise patriarkale shqiptare ndaj disa pamjeve te jashteme te gruas. Duam s’duam, ky paragjykim nganjehere eshte i nevojshem e nganjehere eshte i tepruar. Ne nje mendje s’vine dot te gjithe! Mua me vjen keq per ato pak femra qe i fryjne buzet si per ate pune, por ca te tjerve u duket gje e bukur! Ndersa problemi i shamise del pak jashte kontekstit te shkrimit!
Po mire….te bejme nje krahasim tjeter;
Nje femer qe mban shami dhe shkon ne universitet publik te arsimohet, mund te krahasohet dhe eshte e njenjte me nje femer qe mban shami, kryen 4 klase shkolle dhe qendron mbyllur ne shtepi?
Perpara se te debatojme, duhet te mesojme se c’fare shpreh shamia, simbolizon shamia ne fene islame.
C’fare pune prish, ku ne nje klase me 30 studente, njera mban shami, apo pedagogu ka me qejf te shoh nje studente me kerthize perjashta, se sa nje studente me shami.
Une do te preferoja te shihja me mire nje studente me shami midis 30 studenteve tjere, se sa kengetaren tone ne Eurosong.
Kengetarja jone ne Eurosong, perfaqeson shtetin, kombin; nje studente me shami ndermjet 30 studenteve tjere pa shami, perfaqeson vetveten.
A mund te quhet injorante, aspak sociale nje studente qe mban shami, nje femer qe diplomohet?
Ben Blushi, para ca kohesh ka shkruar nje artikull ne lidhje me femrat qe mbajne shami, por qe arsimohen deri ne nivelet me te larta.