Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Tërmeti i Durrësit na dha 50 vjet kohë, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > SHËNIM: Tërmeti i Durrësit na dha 50 vjet kohë, por…
KomunitetKryesore

SHËNIM: Tërmeti i Durrësit na dha 50 vjet kohë, por…

Published: February 12, 2023
Shpërndaje

 

Nga Luljeta Bozo

Këto pllaka të tokës lëvizin në një masë viskoze dhe atje lëvizin duke shkaktuar çlirim të energjisë. Nga çlirimi i energjisë lindin rryma, të cilat lëvizin këto pllaka.

- Publicitet -

Pllakat ose lëvizin, ose hipin sipër njëra-tjetërs, ose largohen. Në të gjitha rastet që ka një fenomen të tillë shkaktohet tërmet ose vullkan.

Në rastin e tërmetit në Turqi nuk duhet të jemi në panik, pasi Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë.

Shqipëria shtrihet në pllakën e tokës së mesdheut, e cila preket nga tërmetet, por jo të një fuqie të tillë shkatërruese si në rastin e Turqisë.

Zona më e nxehtë në botë është ajo e Pacifikut ku ndodhin rreth 75% e tërmeteve, e cila nis nga Filipinet, Japonia dhe zona e ishujve, ndërsa zona tjetër është zona e mesdheut që nis nga Gjibraltari e vijon deri në Kaukaz.

Ne jemi në zonën e Mesdheut që ndodhin rreth 25% e tërmeteve që ndodhin në botë.

Këto tërmete ndodhin në mënyrë periodike, si tërmetet që kanë fundosur Durrësin e vjetër. Nga Kalaja e vjetër 2200 vjeçare nuk mbeti asnjë nga tërmeti i djeshëm në Turqi.

Shqipëria është një vend tërmetesh. Tërmetet si ai që kaloi sipas studimeve ndodhin një herë në 50 vite.

Në këtë periudhë ne kemi mundësi të marrim masat për t’u mbrojtur, së pari duke ndërtuar në truall të sigurt dhe duke mos shkelur rregulla teknike, te respektimi i distancave dhe të mospasurit afër godina me njëra-tjetrën.

Ndërgjegjësimi nis përmes edukimit në mënyrën se si duhet të veprojnë në mënyrën e parë që bie tërmeti.

Duhet të qëndrojmë në vend brenda dhe të lemë derën pak të hapur, pasi në rast lëkundjesh dera nuk arrin të hapet. Ndërtimet kanë jetëgjatësinë e tyre nuk janë të përjetshme, duhet të kenë një jetëgjatësi të garantuar.

Ka objekte që janë me jetgjatësi 500 vjeçare, këtu futen dhe objektet e kultit. Tërmeti mund të shkaktoj dhe dëmtim, por nëse mbetet i pariparuar ky dëmtim zmadhohet.

Njerëzit nuk duhet të jenë në panik, pasi po i kapi paniku nuk mund të veprojnë më për asgjë. Këto tërmete ne nuk i parashikojmë dot, por nëse ne vazhdojmë të jetojmë në këto zona duhet të marrim masat.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    February 12, 2023 at 5:37 pm

    C`lidhje ka kalaja 2200 vjecare e Durresit me Termetin ne Turqi?
    Kalaja e Durresit eshte kaq qarte e deshmuar nder vite nga historiane ,shkrimtare,udhetare,sa nuk mund te fajesosh Termetet per zhdukjen e saj.Kalaja e Durresit ka qene ndertuar mbi koder ,pjeserisht rrethonte edhe rrugen mbi Portin nga Vollga deri tek ish stacioni trenit.Jane dy skica te mrekullueshme te Edward Lear,qe nuk kane nevoje per komente.Eshte deshmia bombe e Faik Konices per 12 Kulla te Famshme qe lartesoheshin deri ne vitin 1912.
    KALANE E DURRESIT E RRAFSHUAN SHQIPTARET.
    Konkretisht sipas Konices,nje ish kryebashkiak i Durresit ne 1912 rrafshoi tre kulla te kalase dhe ndertoi me materialin NJE KARABINA NGJITUR ME MURET.
    Pjesen tjeter e rrafshuan rrebelet e haxhi babes,,Ajo qe mbeti nga vargpallatet e socializmit e hengren Lubite Kucedra te Demokracise me Gorrea,Hoti,Koka,Gjusho Dako etj.
    Keta jane Termeti qe shkaterroi Durresin moj zoje,,jo termeti Turqise.,
    Sot,laj thaj ka mbetur vetem Torra Veneciane e shek,XV,Kesaj i verdallosen Edvin Boja me furce ne dore.Njehere do ta lyeje mavi,,njehere ciklamin,,sa ta fusi brenda komplexit Dubai Dream.

    Reply
  • SOS says:
    February 12, 2023 at 5:46 pm

    SA TE RROJE GJITHESIA
    DO TE RROJE SHQIPERIA
    PO SE GROPOSI QEVERIA
    QE VUAN NGA BABEZIA

    Reply
  • LEON says:
    February 12, 2023 at 6:12 pm

    E pe ate Xhamine ne Turqi,moj zoje ?
    Rreth e rrotull pershesh me germadha,,Vetem Xhamia e shek XVI qendronte ne kembe.
    Me gjithe minare.
    Cfare sekretesh kane ruajtur ndertuesit e salep sulltan Mafmutit,qe nuk ja kane treguar Ndertuesve te sotem me nje hale shkolle?

    Reply
  • Antidiplomati says:
    February 12, 2023 at 6:22 pm

    E bukur do jesh Shqiperia
    Vec po te c’kembehesh popullsia

    Reply
  • !!? says:
    February 12, 2023 at 8:10 pm

    ……Tërmeti në Turqi dhe Siri tregoj që Gjushë Akulloret e ndërtimit janë njëlloj edhe në Turqi dhe kudo në vëndet ku qeverisin kusarë si qeveritarët e këtyre 30 vjetëve në Shqipëri. Ata nuk duan t’ja dinë, le të bëhen ndërtesat arkivole për njerëz të gjallë, vetëm ata të fitojnë, Gjushët dhe Edi Ramët, vetkuptohet, në kurriz të cilsisë së dobët të ndërtimeve. Pran gërmadhave të pallateve të shkatrruar në Turqi duken jo vetëm xhami ndërtuar para 500 vjetësh por edhe pallate që nuk janë shkatrruar, provë që nuk është tërmeti shkaku që janë vrarë mbi 30 000 njerëz por janë Gjushët dhe Edi Ramët vrasësit e marrosur që nuk ndërtojnë që njerzit që banojnë të mbijetojnë edhe në rast tërmeti, por ndërtojnë që të fitojnë pa u merakosur fare , madje janë të ndërgjegjshëm që ndërtimet e tyre janë arkivole horror jo për të vdekurit por për njerëz të gjallë që paguajnë banditët e ndërtimit për arkivolet e tyre.

    Për këtë krim të kobshëm nga Gjushët në Shqipëri, Turqi, Siri …….. dhe miqtë e tyre, horrat si Edi Rama e soj e sorollop që bëhen qeveritarë vetëm për të vjedhur bashkë me Gjushët, ka ndonjë mendim inxhinjerja që është rekrutuar deputete spiun patronazhiste e gestapos zgjedhore të vagabondit kombçfarosës, kusarit të 20% të ndërtimeve, Edi Rama? Teorinë e pllakave tektonike toksore e dinë të gjithë por problemi, shkaku i mijra të vdekurve janë “pllakat” vrasëse të korrupsionit të ndërtuesve që janë horra, kriminelë që duan të fitojnë e jo të ndërtojnë së bashku me kolegët e tyre, horrat dhe kriminelët që qeverisin dhe që kujtohen për cilsinë e ndërtimeve kur krimi ndërtimor sjell pasojën e tij të pashëmangshme, madje kujtohen jo të ven kriminelët para përgjegjësisë por ti mbrojnë ata si Edi Rama që thot në mënyrë sfiduese dhe përburzëse për njerzit e ndershëm, pa ju trëmbur “qerpiku” i ndërgjegjes së tij prej vagabondi që

    “edhe të futet në burg Gjush Akullorja do ti vej edhe në burg ta takoj se e ka mik” në kuptimin jo anglisht si mikun Mc Gonigal por në shqipen e këtyre 30 vjetëve krim, korrupsion e kusari qeverisëse të pandalshme”, dhe

    më duket kjo deputete është në kuvënd si pjesë integrale dhe shërbëtore e Gjushëve dhe Edi Ramëve që ndërtojnë arkivole për njerëz të gjallë dhe ka tradhëtuar parimet dhe moralin e shkencës së inxhinjerisë së ndërtimit kur njerzit e përkushtuar dhe zotëruesit e kësaj shkence kanë ndërtuar dhe ndërtojnë mrekullira për të mirën e njerzimit.

    Reply
  • Tërmeti shëmbi edhe një kala says:
    February 12, 2023 at 9:08 pm

    Demo, nuk është fjala për kalanë e Durrësit, por për kalanë që u shëmb në Turqi nga tërmeti. Tërmeti nuk e njeh politikën, i dëmton njësoj si të Berishës, ashtu dhe të Ramës!

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    February 13, 2023 at 12:17 am

    Inxhinierja L. Bozo thote se “nga kalaja e vjeter 2200 vjeçare nuk mbeti asgje nga termeti i djeshem ne Turqi”. Ketu eshte fjala per keshthellen e ndertuar nga perandoret Hittite rreth 4000 vjete p.e.s dhe rindertuar nga turqit selxhuke ne shekullin e 14. Kjo u rrafshua pothuajse teresisht nga ky termet, pasi I mbijetoi edhe termeteve qe rrenuan Perandorine Dardane te Hittiteve mbi germadhat e se ciles u ngrit 3300 vjete me pare perandoria Phrygase, e Brigeve (bregasve) te ikur nga Iliria, te cilet ndertuan edhe Trojen.

    Reply
  • Ilirjana says:
    February 13, 2023 at 1:38 am

    E nderuara deputete❗️
    6 muaj jeni marre me Marenglen Qaton dhe Aurel Cukon per nje ankese qe jua dergova ne adresen e Parlamentit me DVD dhe foto
    qe gjysmen e pare te muajit qershor 2022 .

    Une ju falenderoj qe me pritet ne shtepine tuaj te thjeshte sikurse edhe vete ju❗️🌹
    Me ulet ne krye te dhomes, komunikuat me mua si me nje shoqe te hereshme.
    Aq u lehtesova nga ngurrimi qe kisha ne fillim saqe nuk kuptova fare sesi kaluam dy ore duke biseduar sebashku.
    Sigurisht sepse te dyja vinim nga familje intelektualesh ndaj vec problemit tim qe ndava me ju biseduam per shkrimtaret e poetet klasike si dhe per kompozitoret e muzikes klasike.
    Sigurisht edhe tema te tjera dhe sinqerisht ndjeja kenaqesi per ate aftesi komunikimi qe patet me mua.

    Ne ishim takuar edhe me pare pas termetit te vitit 2019, kur ju e vetme ecnit ne trotuarin nga Lana dhe pranuat te shoqeroheshit nga une.
    Atehere ju nuk ishit zgjedhur ende deputete gjithsesi kishit nje sjellje tipike te njeriut te edukuar qe dinte komunikimin me te tjeret❗️

    E nderuara deputete,kam postuar per ju thjesht nje status me nje artikull te shkruar enkas per ju❗️
    I vura kete fotografi ❗️
    Pelqimet, komentet vershuan si lume me fjalet me te mira, mirenjohje nga ish studentet tuaj, nga simpatizantet tuaj etj.

    Por keto vleresime per ju sa keq qe nuk i tregoi Marenglen Qato dhe Aurel Cuko te cileve ju ua treguat gjendjen e rrezikeshme qe paraqisnin dy depozita afer soletes ne hyrje te shkalleve, pra ku hynin banoret.

    Une ju kam vene ne dijeni qe ne 15 qershor 2022 kur me nderhyrjen tuaj u be e mundur ardhja e grupit Tax-Force, ardhje formale qe ishte sa per te “ lare gojen” me ju.

    Sepse grupi Tax Force me date 15 vuri njoftimin per mbledhjen me banoret e shkalles me date 20 qershor 2022, me date 20 qershor 2022 verbalisht iu la detyre dy personave te spostonin depozitat e tyre ne kafazin e shkalles.

    Kjo porosi nuk u shoqerua me shkrese zyrtare pra, zere se nuk u tha asgje.
    Me date 30 qershor 2022, data e fundit e afatit per te hequr depozitat, erdhi perseri grupi Tax Force te veshur me bluza te zeza.
    Une si dhe shume banore te shkalles e te rruges menduam se problemi do zgjidhej.

    Por cfare ndodhi❓
    Pas dates 30 dy depozitat jo vetem qe NUK u spostuan tek kafazi shkalles,perkundrazi ajo e familjes H… u vu paralel me depoziten e familjes Rr….

    Ia shkrova kete Aurel Cukos qe zevendesoi drejtorin e meparshem Feti Fanaj( i cili ndiq nga COVID), duke e pyetur”Cili ishte roli dhe detyra Tax-Forces qe erdhen, pane dhe u larguan pa asnje rezultat❗️
    Ai nuk iu pergjigj pyetjes por me solli nje shkrese te cilen asistentja tij e beri pothuajse COPY PASTE sa here i shkruaja dhe ai “ pergjigjej.
    Me shkruanin se duhej te merresha me administratorin e pallatit ne nje kohe qe dihet, pallatet e ndertuara para viteve 90’
    nuk kane administrator.

    Me vjen keq per kohen qe humba me ta,
    Sepse Bashkia e ka vendosur, depozitat e ujit mbi taraca te qendrojne deri sa te degradoje ajo, pra…sa te bjere taraca ❗️

    Nuk dua ta zgjas me teper por gjithe miqesia ime si edhe une mendojme qe Tax
    Forca erdhi formalisht ose u PENGUA nga dikush ❗️

    Taraca jone ka depozita me tonelata uji qe jane “ bombe me sahat” nese bjen termet❗️

    Ju lutem bisedojeni me Veline te heqe depozitat jo vetem nga pallati ku une banoj por edhe nga pallatet e tjers❗️

    Mos te pesojme sic ndodhi ne HATAJ te Turqise.

    Ju uroj cdo te mire ❗️🙏

    Reply
  • Ceni says:
    February 13, 2023 at 5:53 am

    Zonja Bozgo, Largimi i depozitave nga taracat eshte urgjente. Njerzit kane me shume nevoje per zgjidhje konkrete sesa per teori termetesh. Si e fushes se ndertimit, presim te merreni me depozitat dhe problemi te marre zgjidhje.

    Reply
  • Arditi says:
    February 13, 2023 at 8:13 am

    Ai Dako meriton burg te perjetshem bashke me gjith kryebashkiaket e tjere qe shkaterruan Dyrrachiumin e famshem, plera njerez, Durresi duhet te ishte bashk me Sarande e Vlore nje nga perlat e padiskutueshme te mesdheut, pir sidomos Durresi me ato pishat, reren e bukur dhe historine hijerende. Keni ndertuar si kafshe. Vec nje termet si ai i Turqise mund ta shpetoj Durresin.

    Reply
  • asd says:
    February 13, 2023 at 9:47 am

    Po marrin masa? Po cfare masash mund te marre mafia e ndertimit? Pikerisht ne Durres, sot po germohet prane dy kullave tek restorant Piazza (Vollga) duke ndertuar kulle tjeter ngjitur me dy te parat 16 kate. Si e do shkeljen ligjore? Per token publike qe e kane grabitur ? Nuk shpjegohet se si nje nga nje barake kafeje u zgjerua per 1000 m2 ndertim per 4 kate nen toke dhe 16 permbi, por edhe kafja u rindertua me 1000 m2 te tjere permbi shetitore? Apo e do shkelje per afersi midis ndertesave? Apo per lartesine (Ligji lejon vetem 5+1 kate )? Apo per qellimin (Hotel, zyra, apartamente – o zot cfare nuk u pjell mendja)? Po rri o znj. Bozo, dhe merr ate rroge e duartrokit sa te mundesh ne parlament.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?