Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shënimet e një Arkeologu mbi Debatin për Pikën e Vogël të Manastirit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shënimet e një Arkeologu mbi Debatin për Pikën e Vogël të Manastirit
AnalizaKulture

Shënimet e një Arkeologu mbi Debatin për Pikën e Vogël të Manastirit

Published: November 27, 2025
Shpërndaje

Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi jo vetëm potencialin për gjetje arkeologjike të reja në Parkun Kombëtar të Butrintit, por nxorri zbuluar edhe ndërgjegjen e tregtuar të arkeologjisë. Këtë mendim po e shpreh pasi lexova dy raporte arkeologjike, njërin të vitit 2010 dhe tjetrin të vitit 2022.

I pari ishte shkruar nga një arkeolog i ri, në vitet e rritjes së punës së tij dhe me detyra siç i kërkonte ligji. I dyti ishte shkruar nga një arkeologe në vitet e një rënieje të paprecedentë shkencore dhe në kulmin e licencës private. Në përfundim të njërit raport dhe tjetrit qëndronte një artikull investigativ i dy gazetarëve të rinj që hidhte dritë mbi shkatërrimin e një monumenti pjesë e një territori të mbrojtur – si një alarm i asaj që institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore kishin dështuar ta mbronin në ato 12 vite distancë. Edhe më keq, ato e kishin shkatërruar qëllimisht.

Si dita me natën, në thelb çështja e shpërfytyrimit të Gjirit të Manastirit, por edhe e liqenit të Butrintit, ndahet ndërmjet dy parimeve: një vendimi politik të kamufluar me petkun e investimit strategjik dhe një çështjeje të gjymtimit të territorit të mbrojtur kulturor dhe monumental, siç është Muri i Demës dhe Manastiri i Shën Gjergjit, pjesë e patjetërsueshme e vetë qytetit antik të Butrintit në çdo fazë të ekzistencës së tij të cënuar rëndë në rrethin vicioz të tranzicionit.

- Publicitet -

Nuk vlen zgjatja në parimin politik sepse është sqaruar disa herë në debatin e “Pikëzës së Voçkël”. Çka mbetet për t’u shtjelluar është çështja e shkatërrimit të Gjirit të Manastirit nga pikëpamja
monumentale dhe e peizazhit natyror.
Arkeologu, në vitin 2010, rekomandoi studimin e mëtejshëm, gërmimin e plotë, konsolidimin e monumentit dhe bërjen e tij të vizitueshëm. Ndërmjet viteve 2010 dhe 2022 nuk u zbatua asgjë nga këto rekomandime, përveç dy botimeve shkencore që lidhen me këtë fortifikim.

Ky raport lidhet me botimin pasues në revistën ASHA Annual Report 2010 dhe citohet edhe nga Hodges, i cili propozon një datim mesjetar. Artikulli investigativ i lëkundi arkeologë të vetlicencuar e vetçertifikuar që përmblodhën dhe miratuan raportet. Një gërmadhë e shkrrumbuar të cilës i ka dalë tymi, përpiqet të fshehë me fjalë pa bazë atë që raportet e kanë shkruar të bardha mbi të zeza: një kullë rrethore që pozicionohet në vazhdim të murit të fazës së dytë e dokumentuar edhe me fotografi te Muri i
Demës.

Sipas arkeologut, kulla datohej në antikitetin e vonë (shekujt III–VIII pas Krishtit), duke.konsideruar teknikën dhe pozicionin e lidhur me ndërtimin e një fortifikimi te Muri i Demës. Pra, nuk ishte thjesht një kullë në mes të një gjiri të humbur, por një fortifikim më vete brenda një kompleksi monumental dhe natyror të mbrojtur nga marrëveshja ndërkombëtare e UNESCO-s.

Dhe sado me gërma të mëdha e të vogla ta përçajnë profesionin e arkeologut, ky raport.arkeologjik i vitit 2010 i rrëfen fazat që janë dëmtuar – të dëshmuara në të shkuarën, të tashmen.dhe të ardhmen. Sado ta fshehin, ta deformojnë me fjalë e me deklarata, ai qëndron aty si raporti
i një dëshmitari të një krimi të paralajmëruar.

Artikulli i Amfora-s vendosi nën lupën zmadhuese jo vetëm shkatërrimin e monumentit nëpërmjet fotografisë së shkrepur që nga Muri i Demës krahas raportit të gërmimit të vitit 2010. Investigimi zbuloi më tepër se vetëm një shkelje penale: shkatërrim i veprave të trashëgimisë kulturore, moskompetencë, konflikt interesi dhe falsifikim dokumentesh – do kënaqej një hetues.

Njëkohësisht, nxori zbuluar edhe ndërgjegjen e tregtuar të arkeologëve të tymnajës së licencuar.që rreken të datojnë në analizën e tyre postume një monument që nuk është i periudhës së tyre.të studimit, si ndërtim komunist, por pa ilustruar se për cilin monument flasin. Duken më tepër si një fole grerëzash të cilës i kanë vënë nën sulm mbretëreshën sesa si një department
universitar. Në të vërtetë sulmi nuk vjen nga Amfora, nuk është as opinioni publik, as ministria që i frikëson, por vet investitori strategjik dhe rreziku i humbjes së fondeve ndërkombëtare
ekskluzive të majmjes.

Nën alarm thurin një fjalim postum ndaj artikullit investigative dhe urdhërojnë reagim:.“Sidoqoftë, struktura rrethore në qafën që zbret për në Gjirin e Manastirit është e vetmja strukturë e identifikuar fillimisht (më 2010), e hulumtuar, e gërmuar arkeologjikisht, e.dokumentuar dhe e debatuar në të gjitha instancat e procesit arkeologjik, duke përfshirë edhe
KKTKM. Në përfundim të këtij rrugëtimi, ajo nuk është konsideruar një objekt i antikitetit…

Sidoqoftë, mbetjet e strukturës rrethore janë ri-mbuluar dhe ruhen edhe sot e kësaj dite nën.sipërfaqen aktuale të terrenit”, dëshmon analiza postume me cinizëm për këdo që do të bëjë një
autopsi. Monumenti është lënë me dashje në harresë që nga 2010 deri në 2022, duke anashkaluar rekomandimet korrekte. “Jo vetëm kaq, por diskutimet e DSHA për datimin e.strukturës rrethore janë bërë qysh në 2012, pra 10 vite para shfaqjes së projektit zhvillimor të
Gjirit të Manastirit…”- vazhdon fjalimi postum.

Në kundërshtim me falsifikimin do të bazohem te i vetmi raport arkeologjik dhe i besueshëm, ai.i 2010 me firmë e vulë të kohës: “Në lidhje me objektin e zbuluar gjatë këtij gërmimi shpëtimi, mendojmë se është një kullë.vrojtimi (fig. 16), e cila lidhet me fazën e dytë të Murit të Demës. Argumentet që mbështesin
këtë ide janë:

1) Pozicioni strategjik i objektit, i cili shikon si detin Jon ashtu edhe liqenin e Butrintit.

2) Materiali arkeologjik i gjetur i takon periudhës së Antikitetit të Vonë, të njëjtës periudhë që i.përket edhe faza e dytë e Murit të Demës.

3) Teknika e ndërtimit dhe përmasat e mureve janë të njëjta me ato të fazës së dytë të Murit të Demës.

4) Pozicioni i objektit të zbuluar në lidhje me njërën nga kullat e periudhës së Antikitetit të Vonë, që ndodhet sipër rrugës ekzistuese (fig. 17).

Për këto arsye, jemi të mendimit se kemi të bëjmë me një kullë vrojtimi. Në lidhje me fazat e identifikuara gjatë gërmimit, deri tani themi se kemi dy faza (fig. 18).

Njëra është faza që lidhet me ndërtimin e kullës, për të cilën mendojmë se i përket periudhës së Antikitetit të Vonë, duke u nisur nga materiali i pakët arkeologjik dhe teknika e ndërtimit. Por.nuk mund të themi gjë në lidhje me faktin nëse kulla është një dorë ndërtimi apo më tepër se një, pasi kjo do të jetë objekt studimi. Faza tjetër i përket periudhës moderne dhe, me siguri, lidhet me periudhën pas vitit 1954. Mendojmë se lidhet me kohën e ndërtimit të bunkerëve për mbrojtjen e kufirit”.

Ndoshta qëllimi i Amfora-s nuk ishte deskretitimi i figures së arkeologut, por ai njëkohësisht zbuloi edhe se profesioni i respektuar i arkeologut që u ndërtua me mund nga një brez i diplomuar në universitetet më të mira europiane, ka humbur prestigjin dhe ka fituar statusin e tregtarit klandestin të objekteve – edhe më keq se aq, të tregtarit të monumenteve dhe vendbanimeve. Dhe nuk po flasim as për Durrësin, sepse aty çdo ditë ekzekutohen monumentet
– në 2010 nën dritën e prozhektorëve, sot nën dritën e diellit.

Profesioni i arkeologut pati të njëjtin fat burokratik me atë të Parkut të Butrintit dhe të kullës rrethore. Arkeologun e goditën me teza të zymta antropologjike; nuk i njohën asnjë sacrificë a meritë, nën petkun e modernizmit e shanë pijanec, dishepull enverist, falsifikator, nacionalist; e tregtuan me bursa dhe licenca vëzhgimi, a thua se të ishe dishepull enverist ishte më keq sesa të
ishe dishepull i korrupsionit që gërryen monumentet sapo fillojnë e zënë vend në planimetrinë e një vendbanimi.

Asgjë nuk shpëton; çdo gjë është në shitje, nga toka deri te ndërgjegja. Kulla
rrethore e ekzekutuar kishte vetëm fatin e keq të ndodhej në vendin e gabuar, në kohën e gabuar, ashtu si edhe arkeologjia. E çfarë mund të bëjë arkeologjia me institucionet e saj të specializuara me rrogëtarë, të zhveshura
dhe të rrahura për vdekje nga ligji për trashëgiminë kulturore i vitit 2018, përballë asaj arkeologjisë së re, të ledhatuar nga ministra, të akredituar nga ligje të bëra enkas, të ushqyer e
të majmur me “survey”-e private, me para fondesh europiane e me borxhe bankash botërore?

Në heshtje rrogëtari numëron ditët e muajit; i ka mbetur ndonjë raport a artikull pa dorëzuar, do ta kritikojnë dhe do ta paralajmërojnë për pushim nga puna se s’përmbushi rendimentin
shkencor. Troket derë më derë për rritje rroge, rritje buxheti kërkimor, rritje grade. Në çdo derë e pret një shuplakë nga njëri ligj apo tjetri. Ligji është bërë enkas për arkeologët e tymnajës, e
kthen nga të katër anët, nuk e gjen veten askund. Arkeologu rrogëtar është skllavi i komedisë së re – me të qeshë publiku, ndërsa bilatëshitsi mbledh paratë.

“Është gjithashtu në interes të tiranit t’i bëjë nënshtetasit e tij të varfër. Njerëzit janë aq të zënë me punët e tyre të përditshme sa nuk kanë kohë për komplote.” Nuk e ka thënë regjimi komunist. Ai, si çdo sistem i shtrembëruar, e ka zbatuar – vetëm se me një urrejtje të ndërsjellë më tepër mbi njerëzit sesa mbi monumentet. E them këtë mes trishtimit të thellë që ndjej për shkatërrimin e vazhdueshëm të trashëgimisë kulturore të pakthyeshme, që përfaqësojnë njëkohësisht vende të memories dhe të identitetit të
përbashkët të një kombi.

Me këtë ritëm, në këtë vend nuk do të mbeten në vitet e ardhshme jo vetëm vepra monumentale dëshmi të kulturës së hershme të këtij vendi e të këtij populli, por arkeologët që formohen sot në bankat e universitetit do të gërmojnë shtresat kulturore me kanaçet e pijeve të mbetura brigjeve të resorteve private.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?