Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shërbim monopol. Ofshore. Kontratë e pazbatuar. Kontrabanda e naftës nuk është tutur. Dhjetëra milionë euro të avulluara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shërbim monopol. Ofshore. Kontratë e pazbatuar. Kontrabanda e naftës nuk është tutur. Dhjetëra milionë euro të avulluara
KronikeLajmi i fundit

Shërbim monopol. Ofshore. Kontratë e pazbatuar. Kontrabanda e naftës nuk është tutur. Dhjetëra milionë euro të avulluara

Published: August 31, 2025
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

Në 26 shtator të vitit 2022, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi me një ton kërcënues biznesmenin Sinan Idrizi, pasi ky i fundit bleu godinën e shkollës së mbyllur “Mehmet Akif” në Tiranë.

“I them Sinan Idrizit mos e bëj veten në këtë mënyrë, se jam i bindur që do përgjigjesh për këtë. Mos luaj me interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran, s’do mundet kurrë të urdhërojë mbylljen e kopshteve dhe shkollave. Ne nuk mund të lejojmë që vendimet ndaj nesh të merren në Beograd dhe Ankara. Por ky s’ka atdhe”, deklaroi Berisha.

- Publicitet -

Një ditë më pas, biznesmeni i akuzuar për kontrabandë cigaresh dhe i denoncuar për mashtrim, Sinan Idrizi, iu përgjigj Sali Berishës duke pohuar se nuk kishte burrë nëne që mund t’a kërcënonte atë.

“Kam blerë godinën në Korçë të Medresës. Kam blerë në Shkodër, në Berat, etj, informohuni. Jam duke blerë një zinxhir shkollash… Nuk ka burrë nëne të më kërcënojë mua për investimin tim. Ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar. Ta ankorojë anijen në port tjetër…“, tha Idrizi.

Po a ishte blerja e shkollës së mbyllur “Mehmet Akif” në Tiranë nga Sinan Idrizi arsyeja e vërtetë e nervozizmit të Berishës?

Në shkurt të vitit 2013, disa muaj para se të largohej nga pushteti, Sali Berisha, përmes Ridvan Bodes, i dha koncensionin markimit dhe gjurmimit të karburanteve kompanisë së markuar në offshore GFI Albania, një shërbim monopol me normë fitimi 39 %.

Kompania vendoste një lëndë kimike identifikuese në karburante kur ato hyjnë në Shqipëri nga importi dhe pastaj kryente analiza në pikat e karburantit për të raportuar te doganat nëse në treg ka apo jo karburant të pamarkuar, me qëllim për të kufizuar kontrabandën. Për këtë shërbim shqiptarët paguanin rreth 15 milionë euro në vit. Pagesa llogaritej në çmimin e karburantit, një shtesë 1.6 lekë/litër.

Koncensioni u denoncua si aferë korruptive nga socialistët në atë kohë në opozitë, por kur erdhën në pushtet treguan pamundësi për anulimin e koncensionit, ndoshta për shkak të arbitrazhit ose për të mos provokuar kundështatin në opozitë, duke i prerë një fije të rëndësishme korrupsioni.

Koncensioni për markimin e karburanteve konsiderohet edhe si koncensioni i Shkëlzen Berishës, djali i Sali Berishës, emri i të cilit del kudo ku lëvizin flukset e mëdha të parave; Kulla, Gërdec, CEZ, fabrika, koncensione, prona etj. Ka fakte, të cilat ngrenë dyshime të forta që njëri prej pronarëve përfitues të koncensionit, Ismail Mulleti, ishte prestanome i Shkëlzenit.

Ismail Mulleti dhe Assaf Halkin rezultojnë pronarë përfitues të kompanisë GFI ALBANIA, rrjedhimisht të koncensionit deri në shkurt të vitit 2022. Pronarët ishin anonimë, me kokën e mbuluar në offshore, deri kur u miratua ligji për pronarët përfitues.

Ismail Mulleti, emri i të cilit doli në dosjet voluminoze të skandalit financiar Panama Papers, është një biznesmen kontrovers pranë Familjes Berisha, i lidhur me kompaninë Shqiponja të PD-së, me ish administrator Tritan Shehu, kompani e cila u përdor për furnizimin me naftë të Millosheviçit, duke thyer embargon e Perëndimit.

Para se të merrte koncensionin, Ismail Mulleti ka kaluar përmes dy transfertave bankare 350 mijë euro në llogaritë e Shkëlzen Berishës. Pagesa u justifikua me gjoja angazhimin e Shkëlzenit për t’i gjetur Mulletit ca toka për blerje në fshatin Rinia në Durrës, por dyshimet janë të forta se kemi të bëjmë me një tarifë të maskuar korrupsioni. Tarifa të tilla janë aplikuar edhe në raste të tjera nga djali, e bija dhe dhëndri i Sali Berishës, për shumë leje, licenca dhe koncensione që jepte qeveria Berisha.

Në shkurt të vitit 2022, në regjistrin e përfituesve fundorë të kompanisë GFI Albania, largohet Ismail Mulleti. Nuk besohet se ka qenë ndonjë lëvizje e dhimbshme pasi koncensioni ishte në përfundim, ndërsa zgjatja varej nga qeveria e Edi Ramës.

Në vend të Mulletit regjistrohet si përfituese fundore e koncensionit shtetasja turke Nerve Korkmaz, e cila ka qenë konsulle nderi e Shqipërisë në Izmir të Turqisë.

Pronarja e re e koncensionit të markimit të karburanteve Nerve Korkmaz, antare bordi në kompaninë TRK Group, shfaqet shpesh në krah të Sinan Idrizit. Thjeshtë njohja dhe ekspozimi i Nerve Korkmaz në krah të Idrizit nuk do të ishte një provë e mjaftueshme për të dalë në konkluzionin që Idrizi ishte pronari i ri faktik i kocensionit.

Por, biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi, i njohur si partneri i përzgjedhur nga qeveria shqiptare për pronësinë e kompanisë ajrore Air Albania, u akuzua në vitin 2020 për mashtrim nga Adnan Polat, një nga biznesmenët më të famshëm turq dhe zëvendëspresident i skuadrës së futbollit Gallatasarajt, në lidhje me marrjen e një shume prej 3.2 milionë eurosh në vitin 2017 nën premtimin e blerjes së kompanisë koncesionare GFI Albania të markimit të karburanteve.

Pretendimet e Polat për mashtrim janë rrëzuar nga drejtësia turke, por plani për të blerë koncensionin e markimit të karburanteve u konfirmua edhe nga vetë Sinan Idrizi, i cili është edhe administrator i klubit të futbollit Flamurtari. Biznesmeni kontrovers shtoi se shitblerja nuk u realizua pasi mungonin paratë.

“Shitblerja nuk u realizuar për shkak të mungesës së financimit. Aksionet ndryshojnë dhe shiten sipas kërkesave të aksionerëve. Nëse në këtë mes kam mashtruar le të ndëshkohem“, tha Sinan Idrizi në vitin 2020.

Dy vjet më vonë, koncensioni kalon në duart e Nerve Korkmaz, pjesë e rrethit të Idrizit. Më i rëndësishëm se kush e mori koncensionin e markimit të karburanteve Sinani i dhëndrit të Erdoganit apo Mulleti i Shkëlzenit, është një deklaratë e Anila Denajt, në nëntor 2022, ne cilësinë e ministres së Financave.

Zonja Denaj tha se koncensioni kishte dështuar. Pra, 10 vite pasi shqiptarët kishin paguar miliona euro, ish ministërja deklaroi se shërbimi nuk ishte kryer.

“Komponenti i gjurmimit te karburantet mbetet i pazbatuar. Për këtë komponent jemi në proces gjyqësor më X kompani. Në planet e qeverisë shqiptare ishte edhe kryerja e gjurmimit të karburanteve, proces i cili nuk ka filluar. Kjo lidhet me gjyqin e shtetit shqiptar me një kompani edhe me ngritjen e një sistemi gjurmimi nga e para”, tha Denaj.

Kontrata koncesionare për markimin e karburanteve me kompaninë GFI Albania duhej të mbyllej në gusht të vitit 2023. Në këtë kuadër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ngriti një grup pune me ekspertë të saj dhe Doganave të Përgjithshme për zbatimin e procedurave të mbylljes së koncesionit.

Por kompania koncesionare GFI Albania bllokoi procesin e grupit të punës për mbylljen e koncesionit, me pretendimin se ende nuk kishte realizuar një element i kontratës, ai i markimit të naftës bruto.

Zyrtarisht koncesioni i markimit të karburanteve duhet të kishte përfunduar në shtator të vitit 2023. Qeveria vendosi ta zgjasë edhe me 1 vit tjetër koncesionin, deri në shtator të vitit 2024. Mungesa e markimit të naftës bruto ndezi debate edhe në fillimet e zbatimit të kontratës koncesionare, ku grupet e interesit paralajmëruan që teknikisht procesi është i pamundur të realizohet.

Por, markimi i naftës bruto, që prodhohet në vend, edhe pse teknikisht rezulton i pamundur, parashikohej në kontratën koncesionare të miratuar nga Berisha dhe Bode. Të dyja palët duket se kishin ‘të drejtë’ në ringun e një afere korruptive.

Qeveria vendosi të shtynte koncensionin deri në shtator 2024, duke i dhënë kështu një ‘koncension të vogël’ pronarëve përfitues në letra dhe realë. Kur shtyrja u lexua si një lëvizje për të fituar kohë për pazar, në qershor 2024, ministri i Financave urdhëroi tranferimin e koncensionit në pronësi të shtetit.

Markimi dhe monitorimi i karburanteve kaloi nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ndërsa një grup me arabë dhe turqë, me ‘ustallarët’ e Tiranës pas tyre, pritet të marrin në dorë këtë shërbim, i cili deri më sot ekziston vetëm në letra.

Shërbim monopol. Ofshore. Kontratë e pazbatuar. Kontrabanda e naftës nuk është tutur. Dhjetëra milionë euro të avulluara. Po SPAK ku hyn këtu? Ndoshta është i zënë për të dënuar Fatos Tushen për herë të pestë!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    August 31, 2025 at 5:24 am

    Nuk vdiq njehere ky Ismail Mulleti?Sikur u lajumerua vdekja ketij mafiozi te familjes Vucidolli,apo u ngjall lugat?
    Nxirrja rrenjet Adriatik,se ti i vjen hakut ketyre!

    Reply
    • Ilmiu says:
      August 31, 2025 at 12:29 pm

      Po edhe ne vdese Ismail Mulleti, dalin Ismail Mulleter te tjere, nen sqetullat me ere te keqe te Sali Berishes dhe Edi Rames qe vjedhin shqiptaret! Korrupsioni tek ne eshte bere prone e politikes dhe qeverive, kryesisht te Rames dhe Berishes dhe femijeve tyre. Nuk ka tender qe jepet ne shqiperine tone te vjedhur, ku pas tyre te mos jene nga pas Edi Rama, Sali Berisha, etj., si bashkeinvestitor qe ndajne fitimet me koncesionaret oligarke!

      Reply
  • Bureto says:
    August 31, 2025 at 10:00 am

    “Po SPAK, ku hyn këtu? Ndoshta është i zënë për të dënuar Fatos Tushen për herë të pestë”. Ironi therrëse, por fatkeqësisht kjo është e vërteta. SPAK, nga shpresë për mbi 70 % të shqiptarëve për të goditur krimin dhe korrupsionin në ato qarqe ku deri dje drejtësia nuk kishte guxuar, me veprimet dhe mosveprimet e tij, dalëngadalë po kthehet në zhgënjim.
    Shumë mirë që “fatostushet”, nëse kanë shkelur ligjin, sigurisht që do dënoheshin. Askush nuk konteston ndëshkimin e tyre. Nga kjo kategori, si subjekte të SPAK në hierarkinë e pushtetarëve me nivel nën të mesmin, janë dënuar në çdo kohë, pa e patur nevojën për reformimin radikal të drejtësisë së “plepave”. Kjo nevojë u bë emergjente për shkak të pandëshkueshmërisë së neveritshme ndaj pushtetarëve të lartë, të djeshëm dhe të sotëm. A ka ndodhur? Jo, sigurisht që jo!
    Gjithkush mund ta konfirmoj këtë me dhjetra shembuj të tjerë, por meqë shkrimi i mësipërm flet vetë, do ishte i mjaftueshëm të konsiderohej objekt hetimi nga SPAK.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?