Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sherri që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës, zbardhet historia e disa viteve më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sherri që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës, zbardhet historia e disa viteve më parë
KronikeLajmi i fundit

Sherri që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës, zbardhet historia e disa viteve më parë

Published: July 23, 2024
Shpërndaje

Prej disa kohësh Bleona Qerreti i mungon skenës shqiptare. Shkak për këtë është bërë pikërisht shkëputja e artistes drejt SHBA, ku edhe ka pasur si objektiv futjen e saj në tregun ndërkombëtar.

Për disa vite me radhë e kemi parë Bleonën që të publikojë këngë për tregun amerikan. Nga ana tjetër, gjithnjë e më e madhe po bëhej shkëputja nga publiku i saj shqiptar, që ndonëse nuk e ndiqnin më me këngë të reja, ndiqnin jetën luksoze të saj në rrjetet sociale. Në SHBA e kemi parë në eventet më të rëndësishme botërore, duke bërë edhe parakalimin e famshëm në tapetin e kuq. Por duket se një ‘parakalim’ që ka bërë në Tiranë, nuk ka mbetur pa u vënë re nga mediat.

Duket se këngëtarja është rikthyer këtë verë në Shqipëri, ku natyrisht do të ketë mundësinë për disa ditë pushime. Por veç pushimeve, ajo ka pasur mundësinë që të mbyllë edhe disa çështje që ka pasur me drejtësinë. Këngëtarja është paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën Penale të Tiranës. Natyrisht që i madh ishte kurioziteti i publikut për të mësuar se cila ishte çështja që e ka çuar Bleonën drejt dyerve të Gjykatës.

- Publicitet -

Por çështja nuk ka qenë edhe aq e rëndë. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studioje arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti. Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve, por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë. Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen dhe që është larguar nga vetingu, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar. Bleona është fotografuar teksa është duke iu nënshtruar kontrollit dhe si shihet edhe nga fotot, po dorëzon sendet e saj personale. Pas disa kohësh që kjo çështje qëndronte pezull, duket se ka marrë fund konflikti i saj me studion e arkitekturës, që ka nisur vite më parë. Këngëtarja e ka kontraktuar firmën e arkitektes për të përfunduar punimet e shtëpisë saj, madje i ka dhënë edhe një pjesë të pagesës.

Por teksa afatet e përfshira në marrëveshje kanë përfunduar, këngëtarja ka parë që në shtëpinë e saj nuk është kryer asnjë punim nga studioja që e kishte marrë përsipër. Në këto kushte, Bleona dhe arkitektja në fjalë, kanë pasur disa përplasje verbal, për shkak të parave që nuk ktheheshin tek këngëtarja. Në këto kushte, Bleona i është drejtuar gjykatës, për të pasur një zgjidhje të këtij konflikti. Megjithatë, historia u përket disa viteve më parë dhe çështja nuk është bërë kurrë publike. Vetëm tani, që prokurori i ri i çështjes ka kërkuar tërheqjen e akteve për një hetim më të thelluar, skandali i disa viteve më parë ka dalë në sipërfaqe.

Nga hetimet e deri më tanishme, nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar. Duke njohur natyrën e Bleonës, që shpesh herë reagimet i ka pasur të ashpra edhe në publik, jemi duke pritur nëse vetë artistja do të zgjedhë që të reagojë në lidhje me këtë çështje që e ka çuar në dyert e gjykatës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • pilo Lala says:
    July 23, 2024 at 1:45 pm

    I rregullon punet kollaj kjo, se ne cdo zyre shkon pa bre.ke

    Reply
  • sa per...opinion . says:
    July 23, 2024 at 5:56 pm

    o, zot…
    te jete kjo katundare maloke, ne vemendjen
    e nje pupliku..modest, ata ato, qe e kane
    njohur nga afer,
    duhet te jene te njohur ne gjithe..galaktiken
    e qumshtit .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?