Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shifrat bashki më bashki: Zgjedhjet lokale 2023 mund të regjistrojnë nivelin më të ulët të pjesëmarrjes që nga ’90
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shifrat bashki më bashki: Zgjedhjet lokale 2023 mund të regjistrojnë nivelin më të ulët të pjesëmarrjes që nga ’90
AktualitetKryesorePolitike

Shifrat bashki më bashki: Zgjedhjet lokale 2023 mund të regjistrojnë nivelin më të ulët të pjesëmarrjes që nga ’90

Published: May 14, 2023
Shpërndaje

Shqipëria rrezikon të regjistrojë pjesëmarrjen më të ulët të historisë në votime, kur duhen edhe pak minuta nga mbyllja e qendrave, megjithatë shumë zona nuk kanë raportuar plotësisht.

Rreth 35% e shqiptarëve rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje deri në orën 17, sipas të dhënave të pjesshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat i referohen raportimeve nga gjysma e qendrave të votimit.

Pjesëmarrja në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023 rezulton se është 9.3% më i ulët se sa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021.

- Publicitet -

Pjesëmarrjet më të larta shënohen në bashkitë Kukës e Pustec (50%), Has (48%) dhe Devoll (47%). Pjesëmarrja më e ulët në vend shënohet në bashkinë Finiq në jug të vendit (17%), pasuar nga Fieri, 22% dhe Dropulli, 25%.

Mes bashkive të mëdha, pjesëmarrja ka rënie në Tiranë. Deri në orën 17, pjesëmarrja ishte 37%, ose 14% më pak se sa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021 në të njëjtën orë.

Në Elbasan, pjesëmarrja ishte 34%, nga 45% që ka qenë më 2021.

Rënia më e madhe e pjesëmarrjes vërehet në Fier, (minus 17% në krahasim me vitin 2021), si dhe në bashkinë e vogël të Skraparit, (minus 14%).

Në Shkodër pjesëmarrja ishte 32%, 6 pikë më pak se sa zgjedhjet e kaluara.

Në Vlorë, ku pjesëmarrja ka qenë historikisht shumë e ulët, kësaj here duket se po thyhet një rekord tjetër negativ. Deri në orën 17, pjesëmarrja ishte 28%, nga 34 që ka qenë më 2021.

Ndërsa ora e mbylljes së kutive të votimit po afron, palët politike u shfaqën në televizione me thirrje për mbështetësit që të dalin të marrin pjesë në votime.

Partia Socialiste u bëri thirrje veçanërisht të moshuarve, të cilët, nuk arritën të votojnë në orët e para të mëngjesit për shkak të defekteve në identifikimin elektronik të votuesve dhe u kthyen në banesa pa votuar.

Zgjedhjet për pushtetin vendor historikisht kanë shënuar pjesëmarrje më të ulët se sa zgjedhjet parlamentare. Por ecuria e deritanishme sugjeron se pjesëmarrja këtë herë mund të jetë edhe më e ulët se në zgjedhjet lokale të së shkuarës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?