Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Biznesi i preferuar i shqiptarëve ringrihet, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Biznesi i preferuar i shqiptarëve ringrihet, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
EkonomiLajmi i fundit

SHIFRAT: Biznesi i preferuar i shqiptarëve ringrihet, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë

Published: April 22, 2024
Shpërndaje

Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë sërish veten në vitin 2022, pas rënies që pësoi në periudhën e pandemisë. Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022, aktiviteti i pijeve dhe shërbimit ushqimor regjistroi të ardhura prej 69 miliardë lekësh (rreth 650 milionë euro), me një rritje të fortë prej 47% në krahasim me vitin e mëparshëm. Këto të ardhura janë në fakt shpenzimet e klientëve vendas e të huaj për bare e restorante në vend.

Ky është niveli më i lartë i të ardhurave të regjistruara ndonjëherë. Rritja e çmimeve në bare e restorante është një nga arsyet që ka ndikuar. Sipas INSTAT, në 2022, çmimet në bare e restorante shënuan rritjen më të lartë në 15 vjet ndonëse me ritme të ngadalësuara tendenca vazhdoi edhe në 2023. Ndërsa emigracioni i popullsisë, sidomos i të rinjve, ka ndikuar në frekuentimin e bareve nga vendasit, këta janë kompensuar nga turistët. Të dhënat e INSTAT treguan se në 2022, vendin e vizituan mbi 7 milionë shtetas të huaj dhe në 2023, shifra arriti në 10 milionë. Ndonëse të huajt që vijnë në Shqipëri janë përgjithësisht me çanta shpine që konsumojnë pak, sërish ata i gjen rëndom në bare e restorante në zonat kryesore turistike të vendit e në kryeqytet.

Numri i bareve u rrit për herë të parë që nga 2016-a

- Publicitet -

Biznesi i bareve e restoranteve arriti kulmin në 2016, kur numri i tyre arriti në gati 19 mijë. Më pas u shënua një rënie e vazhdueshme në linjë me ciklin e ri të emigracionit, që uli frekuentimin e tyre, por dhe me krijimin e linjave më të mëdha të bareve, që konkurruan kafenetë e vogla. Në 2021, numri i bareve e restoranteve zbriti në 14.7 mijë, niveli më i ulët që nga 2013-a.

Por, në 2022 u shënua dhe një rritje e numrit të bareve e restoranteve për herë të parë që nga 2016-a. Numri i tyre u rrit me 4%, duke arritur në 15.3 mijë, nga 113 mijë që është total i ndërmarrjeve në vend. Përgjithesisht baret e restorantet në shtetet e Europës janë të përqendruara në rrugicat e zonave turistike. Në asnjë vend të Europës nuk gjen kaq shumë bare e restorante në çdo lagje apo rrugë sa tek ne. Numri i lartë i kafeneve që ka Shqipëria reflektohet dhe në krahasimin e strukturës së bizneseve në Europë.

Të dhënat e Eurostat, të përpunuara nga Monitor tregojnë se mesatarisht vetëm 4.8% e totalit të bizneseve ushtrojnë aktivitetin e pijeve dhe shërbimit ushqimor. Të dhënat janë për vitin 2022. Në Shqipëri, sipas INSTAT aktivitetet e pijeve e shërbimit ushqimor zënë 13.5% të totalit, që është më e larta në Europë. Pas Shqipërisë renditet Bosnjë-Hercegovina, me 11.3%, e ndjekur nga Zvicra me 8.9%, Greqia 8.5%, Serbia 8.4%.

Spanja dhe Italia, që janë dy shtetet ndër më turistike të Europës, kanë përkatësisht 7.8 dhe 5.9% të bizneseve të përqendruar në aktivitetin e pijeve e shërbimit ushqimor. Shtetet që u kushtojnë më pak “vëmendje” biznesit të kafeneve janë Norvegjia (2.2%), Polonia (2.2%), Estonia (2.1%).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ppp says:
    April 22, 2024 at 10:06 am

    Kafenete jan biznese sherbimi pra rritet kerkesa kur rritet mirqenja,vendet e punes prodhimi dhe si rrjedhoje njerzit duan te defrehen me shume por nuk eshte ky rasti persa i perket shqiperise
    Kafenete ne shqiperi rriten sepse njerzit qe kan tre pare nuk dine te bejne asgje dhe si rrjedhoje hapin kafene por nqs do shohim faturat e seciles 95% nuk justifikojne mbijetesen e vet pra ose pastrojne para ose edhe kafene nuk dine te menaxhojne dot duke patur parasysh qe shqiptaret varferohen dhe tkurren kafenete shtohen edhe kjo eshte nje minus

    Reply
  • Detari says:
    April 23, 2024 at 8:39 am

    skiptaret jane rrac e dembelash rrine ne per kafene dhe shijojne kafe nen zhurmen e hoxhes qe pellet nga minarete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?