Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turistë edhe nga Koreja e Veriut! Nga e gjithë bota, vetëm 7 vende nuk e “shkelën” Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turistë edhe nga Koreja e Veriut! Nga e gjithë bota, vetëm 7 vende nuk e “shkelën” Shqipërinë
EkonomiKryesoreUncategorized

Turistë edhe nga Koreja e Veriut! Nga e gjithë bota, vetëm 7 vende nuk e “shkelën” Shqipërinë

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

Në një kohë që Shqipëria është `dyndur` nga turistë të huaj këtë vit, si asnjëherë më parë, ka dhe nga ato shtete që e kanë `shpërfillur` tërësisht. Më saktësisht, gjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti rezulton të jenë 7 vende në të gjithë botën nga të cilat nuk është regjistruar asnjë hyrje në vendin tonë. Më saktësisht ato janë: Belize, Eritrea, Greenland, Santa Lucia, Lesotho, Mayotte dhe British Indian Ocean Territory. Ky i fundit është një territor britanik i përtej detit i populluar nga jo më shumë se 3 mijë banorë, të gjithë personel ushtarak ose kontraktorë. E njëjta gjë vlen edhe për Mayotte, por si një territor përtej detit i Francës, dhe me një popullsi prej rreth 30 mijë banorësh. Në rastin e Groenlandës kemi të bëjmë me një territor autonom prej rreth 56 mijë banorësh. Shteti me popullsinë më të madhe ndër ta është Eritreta, me një popullsi të vlerësuar mes 4 dhe 7 milionë banorësh. Pra në total, këto 7 shtete nuk përfaqësojnë më shumë se 8-10 milionë banorë.

Gjithsesi, këto janë 7 lokalitetet e vetme nga të cilat Instat nuk raporton asnjë hyrje të shtetasve të huaj në vendin tonë sa i përket 7 muajve të parë të vitit.

Por, ka edhe disa shifra të tjera që bien në sy nga analiza e numrave, duke vënë disi në pikëpyetje cilësinë e statistikave publike për të disatën herë. Nëse shohim hyrjet e shtetasve nga Korea e Veriut në vendin tonë, ato figurojnë pranë 1872. Kjo shifër duket absurde duke pasur parasysh së bëhet fjalë për vendin më të izoluar në botë sot. Madje, sipas Instat, turistët nga Korea e Veriut në Shqipëri këto 7 muaj kanë qenë më të shumtë në numër se ata nga Korea e Jugut, me 1760 të tillë. Madje, sipas Instat, 1759 ndër 1760 shtetasit e huaj nga Korea e Jugut që kanë hyrë në Shqipëri këto 7 muaj, kanë hyrë të gjithë në muajin Prill, pra 99.95% e totalit. Korea e Veriut, sipas këtyre shifrave renditet e 6-ta ndër vendet aziatike sa i përket origjinës së turistëve të huaj në vendin tonë. Këto numra flasin qartazi për një gabim në të dhëna. Edhe pse bëhet fjalë për diçka më pak se 2 mijë turistë, këto shifra cënojnë edhe një herë kredibilitetin e statistikave publike në vendin tonë. Më parë pikëpyetje janë ngritur për tregues si inflacioni, apo edhe tregues të tjerë.

- Publicitet -

Në sy bien edhe gabime të tjera nga këto statistika publike, siç është vendosja e Skocisë si shtet më vete, në një kohë që Mbretëria e Bashkuar është pjesë e listës, pavarësisht faktit se nga Skocia raportohen vetëm 5 hyrje në 7 muaj.

Pra, në rast se numrat e tjerë janë të saktë, atëherë duket se Shqipërinë këtë vit e kanë vizituar pjesa dërrmuese e shteteve të botës dhe vetëm shtetasit nga 7 entitete, realtivisht mjaft të vogla nuk duket ta kenë `shkelur` tokën tonë gjatë këtij viti. Ndërkohë, problematika e cilësisë së statistikave publike bëhet cdo ditë edhe më emergjente për t`u zgjidhur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?