Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shih Lulin! S’bëri asnjë punë e s’e gjeti gjë!”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Telefonat iu janë rrëmbyer rrugëve! Ja kujt i kam kërkuar “sponsorizime”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Shih Lulin! S’bëri asnjë punë e s’e gjeti gjë!”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Telefonat iu janë rrëmbyer rrugëve! Ja kujt i kam kërkuar “sponsorizime”
KronikeLajmi i fundit

“Shih Lulin! S’bëri asnjë punë e s’e gjeti gjë!”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Telefonat iu janë rrëmbyer rrugëve! Ja kujt i kam kërkuar “sponsorizime”

Published: March 1, 2025
Shpërndaje

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke komentuar pjesë nga dosja e tij hetimore. Veliaj shprehet se ndaj tij është bërë një vetting i jetës në 20 vitet e fundit, ndërkohe që janë sekuestruar telefonat e personave që ka patur bashkëpunim.

Veliaj shprehet në mesazhin e tij se ka patur kontakte dhe ka kërkuar sponsorizime për Tiranën, duke mos dhënë para, por duke u marrë projekt-ide figurave të njohura. “Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion.

Pra, pse duhej Teatri i Ri, se shiko sa sulme; pse 45 shkolla të reja, se shiko sa padi; pse 110 çerdhe me sponsora, se shiko sa bela; pse 1.5 milion pemë të mbjella, se shiko sa sharje; pse gjithë këto tituj europianë për Tiranën, se shiko sa xhelozi.

- Publicitet -

“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.

Unë këtë e refuzoj! E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenet”, shprehet Veliaj. 

Statusi i plotë i Veliajt

Përpara se t’ju uroj një fundjavë të mbarë, më lejoni t’ju argëtoj pak sot, me dy akuza të tjera, sa komike për nga thelbi, aq edhe tragjike për nga fakti se janë përdorur për të futur në burg pa gjyq një të zgjedhur nga populli.

Vetingu 20 vjeçar, i paprecedentë për askënd dhe ilegal fundekrye, gjeneroi një rrëmbim të pashembullt telefonash nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kam njohur në 20 vjet jetë në Tiranë dhe punë për Tiranën.

Ky besoj është i vetmi vend demokratik ku telefonat rrëmbehen rrugëve dhe jo vetëm nuk kqyren në sytë e të zotit, vetëm për çështjen për të cilën ka një hetim, po iu thithen të tëra të dhënat personale, ndërkohë që fizikisht mbahen edhe ata në paraburgim pa afat.

Telefon pas telefoni dhe gjurmim pas gjurmimi, Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, në fakt dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar, që Nesti Kafka duhet ta kishte për nder t’u jepte dorën. Dhe sipas Kafkës tim, i paskam takuar për “punë sponsorizimesh”, se taktika e tij është “kap thërrime dhe hiqu si dyqan buke”.

Po more, i kam takuar të dy star-arkitektët, me kënaqësi të madhe madje – por, jo për t’ju dhënë ndonjë favor të pamerituar që t’ju marr ndonjë favor personal mbrapsht, po për t’ju dhënë respekt e për t’ju marrë kontribut FALAS për Tiranën.

Jesus Hernandez ka projektuar muzeun “Marubi” në Shkodër, një kryevepër. Po ashtu sheshin e Shirokës, qilimin e gurtë që mori çmim ndërkombëtar. Pasi shpronësuam “Sarajet”, mes betejash e netësh për ta mbrojtur monumentin e kulturës nga pronarë që donin ta digjnin, i kam kërkuar si “sponsorizim” një koncept-ide se si mund ta kthenim atë godinë në një Muze Etnografik të Tiranës.

Gjithmonë kam besuar se edhe arkitektët e huaj, që fitojnë nga pjesa e tyre e punës në Tiranë, duhet t’i japin edhe diçka nga vetja qytetit, po edhe ata asnjëherë nuk kanë thënë jo. Njësoj veprova edhe me Elisabetta Terragni-n, ku pas “Shtëpisë së Gjetheve” – një tjetër sukses – i kërkova të “sponsorizonte” me projekt-ide “Shtëpinë Kadare – Agolli”, të cilat sot kanë dalë si xhevahire te Pallati i Maks Velos.

Marco Casamonti-t, projektuesit të stadiumit “Arena Kombëtare”, i kam kërkuar të “sponsorizojë” një pavion për Tiranën në Bienalen e Venecias për arkitekturë. Gjë që sapo është konfirmuar nga kuratori Carlo Ratti – një tjetër arkitekt, të cilit i kam kërkuar “të sponsorizojë” Tiranën në Bienale. Pra, jo para jo, po kontribute me projekt-ide, pa pagesë nga ana e buxhetit të bashkisë.

Është poshtëruese që më duhet të shpjegoj këto çudira, ku Tirana merr, nuk jep, sepse jam në burg pa gjyq edhe për këto. Në 10 vite kam kërkuar nga kushdo të sponsorizojë pemë, çerdhe, kopshte, ekipe sportive, mundësi olimpikë dhe skiatore kampione.

Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion.

Pra, pse duhej Teatri i Ri, se shiko sa sulme; pse 45 shkolla të reja, se shiko sa padi; pse 110 çerdhe me sponsora, se shiko sa bela; pse 1.5 milion pemë të mbjella, se shiko sa sharje; pse gjithë këto tituj europianë për Tiranën, se shiko sa xhelozi.

“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.

Unë këtë e refuzoj!

E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët.

Këtë besoj unë dhe besoj se këtë e beson edhe shumica e mirë, idealiste, e ndershme e vendit.

Për gjithë njerëzit e punës, kokën lart dhe përqafime me mall!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?