Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shisnin drogë nga dritarja e shtëpisë, policia italiane arreston 4 persona, 2 prej tyre shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shisnin drogë nga dritarja e shtëpisë, policia italiane arreston 4 persona, 2 prej tyre shqiptarë
BoteKronike

Shisnin drogë nga dritarja e shtëpisë, policia italiane arreston 4 persona, 2 prej tyre shqiptarë

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Policia e Shtetit në Asti me skuadrën lëvizëse ka ndaluar një pazar droge prej rreth 1500 dozash kokainë në vlerë totale 300 mijë euro. Këto hetime nisën në fund të vitit 2021. Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.

10 të dyshuar si shpërndarës droge, mes tyre 4 shqiptarë, 4 të arrestuar, një prej të cilëve në flagrancë. Policët sekuestruan gjithashtu një ndërtesë në zonën e Antignano-s dhe toka, të blera me fitime nga trafiku i drogës.

Hetimet nisën në fund të vitit 2021, pas monitorimit të shitjeve të shumta, në qendër të Astit, nga 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj. Ai ishte emri kryesor: bënte tregti ditë e natë, veçanërisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.

- Publicitet -

Aktiviteti cilësohej prej vetë atij si “punë”: Janë monitoruar 1500 doza kokainë (rreth 3 kg), për një vlerë prej 280 mijë eurosh. Disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje ai shiste nga dritarja e shtëpisë dhe gjatë darkave familjare.

Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve. Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i lindur në 1978, me burg dhe Fabiola Ghiotti, lindur në 1994, në arrest shtëpie, të cilët dolën si blerës të kokainës, për të shpërndarë më pas mallin në sheshin Asti, për një sasi prej 200 gramësh, për një vlerë rreth 20 mijë eurosh.

Subjektet e tjera të raportuara janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge. Një nga klientët e Hadajt është denoncuar edhe për veprën e vjedhjes: ai dyshohet se ka paguar kokainën nëpërmjet vjedhjes së mjeteve të ndërtimit me vlerë 10 mijë euro. Në zonën e Antignano-s, një ndërtesë me tokë, e blerë me të ardhura të paligjshme, iu nënshtrua sekuestrimit parandalues.

Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Astit, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës. Rrethanë gjatë së cilës u arrestua në flagrancë njëri prej të dyshuarve, Nikolin Preci, 33 vjeç, pasi iu gjetën 28 ‘topa’ kokainë dhe 12 mijë euro cash.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?