Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkaktoi masakër në Serbi, 13-vjeçari kërkon çdo ditë të lirohet, psikologët: I mungon kjo cilësi e personalitetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shkaktoi masakër në Serbi, 13-vjeçari kërkon çdo ditë të lirohet, psikologët: I mungon kjo cilësi e personalitetit
BoteKryesore

Shkaktoi masakër në Serbi, 13-vjeçari kërkon çdo ditë të lirohet, psikologët: I mungon kjo cilësi e personalitetit

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Djali 13-vjeçar që vrau 9 bashkëmoshatarë dhe një roje shkolle më 3 maj krëkon të lirohet nga institucioni i psikiatrisë ku edhe mbahet që prej ngjarjes së ndodhur.

Siç bën me dije edhe “Blic”, mjekët po i bëjnë një sërë ekspertizash dhe diagnostifikimesh. Gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk është penduar, është i qetë dhe nuk ka kërkuar të kontaktojë askënd. Por ka bërë vetëm disa pyetje: Kur do dal? Cilat janë pasojat e asaj që kam bërë? Megjithatë ditët e fundit ai është bërë më këmbëngulës dhe po u bën presion mjekëve që ta lirojnë – gjë që sigurisht nuk bëhet fjalë.

Djaloshi vrasës u bën çdo ditë mjekëve pyetjen “a do të dal sot?”, duke komentuar se “nuk ka më arsye të mbahet i mbyllur”; ndërsa nga ana tjetër, mjekët besojnë se djali vrasës është ende rrezik për mjedisin dhe se ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.

- Publicitet -

Aktualisht ai është vrasësi më i ri në historinë e botës- asnjë fëmijë nën moshën 14 vjeç nuk ka vrarë aq njerëz sa ai.

Bazuar në të gjitha informacionet, ekspertët besojnë se i mituri për disa arsye nuk ka një përbërës të rëndësishëm të personalitetit, të ashtuquajturën superego. Sipas teorisë së Sigmund Frojdit, themeluesit të psikanalizës, superego është përbërësi etik i personalitetit të dikujt që i jep një personi standardet morale mbi bazën e të cilave ai sillet.

Superego zhvillohet më së shumti gjatë 5 viteve të para të jetës dhe gjatë kësaj periudhe fëmija thith standardet morale të prindërve të tij, traditat e familjes dhe shoqërisë në të cilën rritet. Në këtë mënyrë, tek ai formohen një superego, e cila kontrollon agresionin dhe impulset e tjera të padëshirueshme shoqërore.

Kur një fëmijë ka një superego të zhvilluar siç duhet, ai ndjen faj ose ankth kur shkel standardet etike.

Tek i mituri nga Beogradi kjo nuk ekziston! Ai nuk ndjen faj apo emocione – as pozitive dhe as negative ndaj miqve të tij. Ai është plotësisht i qetë dhe nuk merr as qetësues, sepse as nuk i duhen. Siç mëson “Blic”, mjekët, si zakonisht në këto raste, do të shqyrtojnë marrëdhënien e djalit me nënën e tij dhe nëse ajo i sjell emocione negative.

Sipas të dhënave të deritanishme, nëna e ka detyruar në mënyrë “spartane” djalin që të jetë më i mirë se të tjerët në shkollë dhe më gjerë, ndonëse kjo nuk mund të jetë asnjëherë arsyeja e vetme dhe kryesore pse ai vrau shokët e klasës. E po ashtu, nga testet e kryera u konstatua se djali vrasës kishte inteligjencë mesatare dhe nuk ishte “gjeni”, siç e paraqisnin dhe i drejtoheshin prindërit, apo edhe siç u mendua fillimisht.

Aktualisht babai i djalit është në burg pasi akuzohet se ka trajnuar më parë djalin e tij 13-vjeçar të merret me armë zjarri dhe municione, ndërsa e ëma dhe e motra e tij kanë ikur nga Serbia pasi kanë frikë nga një hakmarrje e mundshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet
  • 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet

Komentet e Fundit

  1. Djalli prane sheshit skenderbej...kijdes on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Keegan Kent on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  4. Asnje on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Mallkim prej Zotit on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?