Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkarkimi i Olsi Dados si prokuror është vetëm çështje kohe. A do përsëriten rastet Gjin Gjoni e Llalla?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shkarkimi i Olsi Dados si prokuror është vetëm çështje kohe. A do përsëriten rastet Gjin Gjoni e Llalla?
AnalizaLajmi i funditopinion

Shkarkimi i Olsi Dados si prokuror është vetëm çështje kohe. A do përsëriten rastet Gjin Gjoni e Llalla?

Published: February 15, 2025
Shpërndaje

Verifikimet mbi të shkuarën e Ols Dados para se të emërohej prokuror në vitin 2008, flasin për një futje në sistemin e drejtësisë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Më poshtë etapat e prokurorit në fjalë:

● 16.12.1995 – 15.2.1996, punonjës pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Emërimi i bëhet nga Engjëll Dakli, ish-ministër i PD-së. Në atë kohë kjo ministri kishte emërtimin: Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë.

- Publicitet -

● 16.2.1996 – 10.9.1996, punonjës pranë “A.M.C” sh.a. Kompania (AMC) krijohet në nëntor 1995 dhe Ols Dado filloi punë si operator celulari me ndihmën e shokut të babait, Aleksandër Meksi.

● 29.1.1997 – 8.11.2000, punonjës pranë Bashkisë Durrës. Emërimin si specialist në këtë bashki e bën Arqile Gorea i PD-së.

● 9.11.2000 – 30.6.2003, nuk punoi. U mbajt pa deklarime me të ardhurat e babait, Milto Dado (noter) dhe bashkëshortes Gentiana Bardhoka (notere).

● 1.7.2003 – 29.9.2005, punonjës në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Emëruar nga Kryekomisionerja e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë, Elisabeta Gjonaj.

● 2005 – 2008, bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado.

Pa asnjë eksperiencë në fushën e hetimit, me eksperienca të copëtuara jashtë fushës së drejtësisë, Ols Dado, më 21.11.2008, emërohet PROKUROR në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Emërimi është në kundërshtim flagrant me ligjin.

ILD, KLP ose Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojnë mbarimin e mandatit, ndryshe drejtësi e re do të mbartë një njollë të zezë pabesueshmërie dhe paligjshmërie.

Si prokuror i komanduar në SPAK, Ols Dado ka hartuar një dosje bazuar mbi një letër anonime që dyshohet se e ka shkruar vetë për të futur në burg Erion Veliajn. Dosja, e ngjashme me një roman triller, nuk përmban asnjë fakt për Veliajn dhe është bërë pas dështimit të protestave dhe presionit të opozitës ndaj tij që vijoi gjatë para Bashkisë.

Si shërbim politik, dosja nuk ka të sharë. Dosja konsiderohet një suport i rëndësishëm politik për Sali Berishën në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Shkarkimi i Ols Dados si prokuror është vetëm çështje kohe. Jo për romanin triller për Erion Veliajn, por sepse është emëruar në kundërshtim me ligjin nga mikesha e tij Ina Rama dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin.

Me zbulimin e paligjshmërisë së emërimit të tij prokuror dhe përdorimin e funksionit për të bërë pallate dhe ndikuar në zgjedhje, Ols Dado ka mundësinë të japë dorëheqjen para se të shkarkohet dhe rrezikut për të përfunduar në burg.

Pasi Sali Berisha i kërkoi falja për implikimin në dosjen Toyota Yaris, Ols Dado, me shërbimin e tij politik, i ka hyrë tashmë në zemër Berishës duke fituar edhe besimin e tij. A mund të jetë Ols Dado kandidat i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2027? – ngre pyetjen faqja online Prapaskena.

Rasti i Gjin Gjonit tregon se asgjë nuk është e pamundur. Gjin Gjoni, simboli i drejtësisë që shembi Vetingu, është zgjedhur kryetar i PD në Lezhë dhe tashmë do të kandidojë për deputet.

Ndërkaq, ish kryeprokurori Adriatik Llalla u shfaq në një tubim të Sali Berishës në Romë.

Rast i ngjashëm ka qenë edhe Arben Ristani që përmbysi në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë dhe më pas u bë deputet dhe zyrtar i Berishës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?