Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkarkohet ministrja franceze që shkaktoi polemika me intervistën për ‘Playboy’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkarkohet ministrja franceze që shkaktoi polemika me intervistën për ‘Playboy’
AktualitetBote

Shkarkohet ministrja franceze që shkaktoi polemika me intervistën për ‘Playboy’

Published: July 21, 2023
Shpërndaje

Ministrja për Ekonominë Sociale e Solidaritetin është shkarkuar nga qeveria franceze pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, mes polemikave mbi keqmenaxhimin e supozuar të saj të një fondi publik të krijuar për të luftuar ‘ekstremizmin’.

Marlene Schiappa, e cila bëri bujë në prill pasi pozoi për kopertinën e edicionit francez të revistës Playboy, mësoi për shkarkimin e saj gjatë një telefonate me presidentin Emmanuel Macron të enjten pasdite.

“Ne folëm për një kohë të gjatë, rreth tridhjetë minuta,” tha ajo për Le Monde.

- Publicitet -

“Presidenti Macron më falënderoi për angazhimin tim të pandërprerë gjatë shtatë viteve të fundit.”

Paraqitja polemizuese e ish-ministres në Playboy tërhoqi kritika nga kolegët dhe kundërshtarët. Kryeministrja Elisabeth Borne e qortoi vendimin e Schiappa për të dhënë një intervistë në revistën për burra, duke e quajtur atë ‘aspak të përshtatshme’.

Kohët e fundit, Schiappa është përfshirë në një skandal mbi fondin ‘Marianne’, që u themelua me ndihmën e saj pas prerjes së kokës në vitin 2020 të mësuesit të shkollës në Paris, Samuel Paty.

Një hetim mediatik nga revista Marianne dhe televizioni France 2 akuzoi Schiappa për ridrejtimin e mbi 2 milionë euro para publike për njerëzit me të cilët ajo kishte marrëdhënie personale.

Politikanët e opozitës i kërkuan gjithashtu asaj të jepte dorëheqjen pasi Zyra e Prokurorisë Kombëtare Financiare hapi një hetim për disa vepra të supozuara, duke përfshirë ‘keqpërdorimin e fondeve publike nga pakujdesia’.

Schiappa i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i hedhur poshtë pretendimet si ‘shpifje’ ndërsa kërcënoi se ‘do i ndjekë rastet e shpifjes kundër të gjithë atyre që bëjnë akuza të rreme’.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu
  • I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për shumën marramendëse
  • “Të gjithë jemi në shënjestër”, Rutte jep alarmin: NATO përballë 4 shteteve
  • Ndrecaj sfidon Ramën: Nuk më lëkund dhe nuk më dikton dot, do të mbroj Veliajn për aq kohë sa ai dëshiron
  • Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor

Komentet e Fundit

  1. Mario on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Phoenix on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  3. fshatari.pafshat on Gjuha u bë shteti i parë i shqiptarëve, para se ai të vinte në 1912
  4. Vl on U lirua nga burgu dhe u vra një javë më pas, ekzekutimi i 60-vjeçarit në Fier dhe gjurmët që çojnë drejt Vlorës
  5. anti25642654censurë on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?