Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme
AktualitetBote

Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme

Published: May 31, 2024
Shpërndaje

Autoritetet amerikane deklaruan të enjten se kanë shpartalluar atë që e kanë konsideruar grupin më të madh të kriminelëve kibernetikë në të gjithë botën, që kishte arritur të përvetësonte rreth 6 miliardë dollarë nga fondet për lehtësimin e pasojave të Covid-19 vetëm në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë arrestoi një shtetas kinez 35-vjeçar, YunHe Wang, si dhe sekuestroi disa ore luksoze, më shumë se 20 pasuri të paluajtshme dhe një Ferrari. Rrjeti që dyshohet se drejtohej nga Wang dhe disa të tjerë, i quajtur “911 S5”, shpërndante viruse përmes e-mail-eve gjatë periudhës 2014-2022. Wang gjithashtu mendohet se ka arritur të përfitojë edhe 99 milionë dollarë duke ua licencuar grupeve të tjera kriminale virusin.

Ky rrjet akuzohet se ka përfituar 5,9 miliardë dollarë nga fondet e qeverisë amerikane për lehtësimin e pasojave të pandemisë. Wang rrezikon të dënohet deri në 65 vite burg nëse shpallet fajtor për akuzat e krimit kompjuterik dhe pastrimit të parave.

- Publicitet -

Operacioni u shtri jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Danimarkë, Ukrainë, dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe u koordinua edhe me Eurojust. Autoritetet kanë arritur të marrin kontrollin e 2000 domain-eve online dhe 100 serverave.

Sipas Europol-it, operacioni i quajtur “Endgame” nuk do të ndalet me kaq. Policia holandeze tha se dëmi i shkaktuar nga ky grup mbi qeveri dhe kompani të ndryshme private ishte qindra miliona euro. Ndërsa autoritetet gjermane kanë nxjerrë urdhër-arreste për 8 persona, të cilët i ka futur në listën e më të kërkuarve në vend.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jahti 8 milionë euro mbytet vetëm 4 ditë pasi kishte dalë nga fabrika
  • A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
  • Jo më mure ndarës, as në Ballkan dhe as në Tiranë!
  • Putin kërcënon se Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të BE, nëse sekuestrojnë anijet ruse
  • Grabiti miliona për të luajtur kumar, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  2. 1thundrak on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Durrësi on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  4. Pensionisti i Porcelanit on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  5. Liria on Dronë në horizont?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?