Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shkeli kushtet”, Gazprom i mbyll Letonisë rubinetin e gazit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shkeli kushtet”, Gazprom i mbyll Letonisë rubinetin e gazit
AktualitetBote

“Shkeli kushtet”, Gazprom i mbyll Letonisë rubinetin e gazit

Published: July 31, 2022
Shpërndaje

Pasi reduktoi të mërkurën sërish dërgesat e gazit përmes Nord Stream 1, kompania ruse e energjisë Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz për Letoninë.

Këtë veprim kompania e justifikoi me një postim në shërbimin Telegram me “shkelje të kushteve për tërheqjen e gazit”, por pa dhënë detaje. Sipas informacioneve të mëparshme qeveria letoneze kishte deklaruar se donte të bëhej e pavarur nga gazi rus deri në vitin 2023.

Pas pushtimit rus të Ukrainës Gazpromi e ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për disa vende të BE-së, ndër to edhe për Poloninë dhe Bullgarinë. Edhe pse kontratat ekzistuese ishin kryesisht në euro ose dollarë, si shkak u dha se këto vende nuk ishin të gatshme të paguanin në rubla, siç ka kërkuar shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, në përgjigje të sanksioneve perëndimore. Kohët e fundit Gazpromi ka kufizuar gjithashtu në shkallë të madhe edhe dërgesat e gazit për në Gjermani.

- Publicitet -

Gazprom: Problemet me turbinat vazhdojnë

Kompania shtetërore ruse u ankua se kishte ende probleme me një turbinë me gaz që ishte kthyer pas riparimeve në Kanadaja. Pa konsultim dhe në kundërshtim me kontratën me Gazprom, kjo turbinë u çua në Gjermani dhe jo drejtpërdrejt në Rusi, shpjegoi nënkryetari i kompanisë shtetërore, Vitaly Markelov. Dhe Rusia mund ta pranojë turbinën vetëm nëse ka garanci nga BE dhe Britania e Madhe se sanksionet perëndimore nuk do të zbatohen.

Po ashtu Gazpromi i ka raportuar partnerit kontraktual Siemens Energy për probleme me tri turbina të tjera, të cilat duhet të riparohen në terren nga ekspertët e tyre. “Ne presim me padurim ardhjen e specialistëve të tyre në stacionin e kompresorit”, tha Markelow. Në stacionin e kompresorit të gazit, i cili është i rëndësishëm për gazsjellësin Nord Stream 1, aktualisht është në përdorim vetëm një nga gjashtë turbinat.

Kurse Siemens Energy tha se aktualisht nuk kishte qasje në turbina dhe se kompania nuk kishte marrë asnjë raport për dëme. Pas një ndërprerjeje të planifikuar për mirëmbajtje, Gazprom i reduktoi të mërkurën sërish dërgesat e gazit përmes Nord Stream 1 në 20 për qind të kapacitetit maksimal. Si arsye u dhanë rregulloret e sigurisë. Qeveria gjermane e akuzon Rusinë se po luan një lojë force në këtë çështje. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Komentet e Fundit

  1. Gojoret e jevgut on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. leuloi on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. Reçi on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. Xha Teme Analisti on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?