Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkenca kundër artit, ndizet debati për pikturat e Turner dhe Monet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Shkenca kundër artit, ndizet debati për pikturat e Turner dhe Monet
EnciklopediLifestyle

Shkenca kundër artit, ndizet debati për pikturat e Turner dhe Monet

Published: March 6, 2023
Shpërndaje

Dy shkencëtarë të klimës kanë tronditur botën e artit pasi analizuan 100 piktura të William Turner dhe Claude Monet.

Në bazë të studimit të tyre të realizuar mbi një model matematikor, ata arritën në përfundimin se ngjyrat gjithnjë e më të zbehta dhe skicat e paqarta të pranishme në evolucionin stilistik të dy artistëve të mëdhenj, pasqyronin ndotjen e ajrit që përfshiu Londrën dhe Parisin në shekullin e 18-të dhe të 19-të.

Pra peizazhet e mrekullueshme urbane të zhytura në mjegull nga artisti britanik i lëvizjes romantike dhe mjeshtri francez i impresionizmit, do të ishin fotografi të dy metropoleve të mbytura nga smogu i Revolucionit Industrial. Por a është vërtet kështu?

- Publicitet -

Studimi u botua në revistën shkencore PNAS nga shkencëtarët Anna Lea Albright nga Sorbonne dhe Peter Huybers nga Harvard. Ata analizuan 60 piktura të realizuara nga Turner midis viteve 1796 dhe 1850 dhe 38 të tjera nga Monet midis viteve 1864 dhe 1901.

Nga të dhënat e mbledhura doli se rreth 61% e ndryshimeve të kontrastit, skica gjithnjë e më të paqarta dhe një gamë ngjyrash më e bardhë në piktura “pasojnë kryesisht përqendrimet në rritje të dioksidit të squfurit gjatë asaj periudhe kohore”. Sipas studiuesve, veprat “fotografojnë një realitet specifik, duke kapur pasojat e transformimit mjedisor dhe atmosferik në peizazhet urbane të kohës. Në veçanti, dy piktorët duket se kanë treguar realisht se si drita e diellit filtron përmes tymit dhe reve”.

Kjo tezë ka ngritur disa paqartësi. Kritiku i artit Sebastian Smee, në Washington Post fton qartë që të mos i kushtohet shumë rëndësi këtij studimi pasi, në thelb, ai do të përfundonte duke nënçmuar evolucionin artistik të Monet dhe Turner. “Korrelacioni nuk është e njëjta gjë me shkak-pasojë. Vetëm për shkak se dy fenomene duken të lidhura nuk do të thotë se njëri shkaktoi tjetrin”, thotë ai.

Sipas tij një lidhje midis ndotjes dhe punës së impresionistëve është diskutuar nga ekspertët e artit gjatë një ekspozite të vitit 2005 në Tate Britain në Londër, gjatë së cilës ata folën për “estetikën e ndotjes” , d.m.th. ideja se artistët mund të jenë shtyrë nga smogu që të braktisin realizmin dhe të kërkojnë të bukurën në mjedisin urban modern.

“Është e zakonshme, në pikturën e Turner-it dhe Monet-it të lidhin vizionet e tyre me aspekte të modernitetit, përfshirë ndotjen e shkaktuar nga njeriu. Pra, lidhja është atje dhe është e vlefshme. Por të sugjerosh se radikalizmi i tyre në rritje, gatishmëria e tyre për të braktisur konturet e qarta dhe mënyrat e vjetra të pikturës, është rezultat i rritjes së niveleve të dioksidit të squfurit në atmosferë është të ngatërroni zgjedhjet e brendshme krijuese me stimujt e jashtëm”, shprehet kritiku i artit.

Dhe duke cituar Monet, ai shpjegon: “Çfarë duhet të mendojmë atëherë për zambakët e ujit të turbullt, edhe nëse ai i pikturoi 50 milje në veriperëndim të Parisit? A kishte më shumë ndotje të ajrit në Giverny sesa në Londër? Jo. Ajo që ndodhi, është se piktura e Monet u bë gjithnjë e më poetike dhe më afër abstraksionit. Diçka ndjellëse dhe abstrakte, me një lidhje direkte me emocionet”.

Debati mes shkencëtarëve dhe ekspertëve të artit mbetet i hapur. Nga ana tjetër, Albright dhe Huybers pranojnë gjithashtu se me studimin e tyre sigurisht që nuk synojnë të rishkruajnë estetikën e impresionizmit, por të shpjegojnë, të paktën pjesërisht, evolucionin stilistik në karrierën e dy piktorëve.

“Studimi se si ndotja dhe ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në punën e artistëve mund të jetë ende interesant, duke vëzhguar se si ata e përshkruajnë mjedisin e tyre dhe se si mjedisi ndikon në atë që ata zgjedhin të shikojnë”, përfundojnë studiuesit.

Piktura e William Turner (1775 – 1851), e cila portretizon trenin e parë anglez me avull, ndodhet në Galerinë Kombëtare në Londër.

 

Ndërtesa e Parlamentit nga Claude Monet, Efekti i Diellit (1903) ndodhet në Muzeun e Bruklinit, Nju Jork.

 

Valiant Téméraire u tërhoq deri në ankorimin e saj të fundit (1838-1839) nga William Turner, ekspozuar në Galerinë Kombëtare, Londër.

 

Thames poshtë Westminster (1871) nga Claude Monet është ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Londër.

Ura japoneze (1899), e ruajtur në Paris në Musée d’Orsay, është një nga pikturat më të famshme të Monet. I përket periudhës së vonë të karrierës së mjeshtrit të impresionizmit, kur bleu një pronë në qytetin e vogël Giverny. 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?