Nga Johana Lubonja
Botuar në DITA
Deputeti Sali Berisha vazhdon të sfidojë organet e drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykaten e Posaçme duke mos zbatuar vendimet e tyre te detyrueshme ne ligjin procedurial penal.
Eshte fjala për masat detyruese e kufizuese ndaj tij, si kufizimi per te dale jashte vendit dhe paraqitja çdo jave ne organet e drejtesise.
Akuza penale e ngritur ndaj tij eshte shume e rende dhe për më tepër është ngritur ndaj nje personi qe ka dy vjet i shpallur Non Grata per korrupsion.
Dy muaj e ca kane kaluar dhe ketyre vendimeve te SPAKUT ai nuk u bindet dhe nuk denjon t’i zbatoje duke zgjedhur rrugen e krijimit te alibive se “masat jane antikushtetuese” dhe se “s’ka vendim te Kuvendit”, duke kaluar ankimet sa nga një gjykatë, në tjetrën.
Ju drejtuam për një intervistë lidhur me këtë situatë z.Spartak Braho.
Z.Braho, si e shikoni ju gjendjen e krijuar mes Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme dhe shpërfilljes që ish-kryeministri Sali Berisha u bën vendimeve të tyre lidhur me personin e tij? Ka diçka qe nuk shkon ne punen e Spak-ut?
Ju pyesni perse Spak nuk ju drejtua direkt Kuvendit te Shqiperise me kerkesat e tij per masat kufizuese? Ka debate a është i qellimshem apo neglizhencë ky qendrim. Mendoj se asgjë nuk mund te hamendesojmë deri tani. Duhet të presim.
Po nëse votohet dhe jepet leja nga Kuvendi, mendoni ju se do shkojë Berisha në Spak?
Une nuk besoj. Ka perseri gjasa qe do te sajojë alibi te tjera per te mos u paraqitur.
Po ç’duhet te beje SPAK pas kesaj?
Do te sugjeronim vetem rrugen ligjore per çdo rast. Berisha eshte stervitur dhe e ka ne genin tij mos zbatimin e ligjit. Si “veteran” ne rrugetimin politik me tè, do t’ju deshmoj nje rast apo precedent qe i takon vitit 1998, vit ne te cilin atij ju hoq imuniteti si i akuzuar per tentative per grusht shteti.
Atij i është hequr imuniteti në 1998 dhe për 4 vjet u thirr por nuk u paraqit në Prokurori, pavarësisht se ishte marrë “autorizimi nga Kuvendi”.
A mund të na jepni detaje apo dokumenta lidhur me rastin dhe rrethanst e tij?
Unë kam qenë atë kohë kryetar i Komisionit Parlamentar i Rregullores dhe Imunitetit të Mandateve. Një komision jo me shumë peshë, pa ndonjë angazhim të veçantë, por që në ato ditë të dhjetorit 1997 , u bë epiqendër, pasi ky Komision do të shqyrtonte kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi për t’i hequr imunitetit deputetit Sali Berisha.
Komisioni përbëhej nga unë si Kryetar, Nard Noka nën kryetar, Nikoll Lesi, Afrim Cenga, Ligoraq Karamelo dhe Fatmir Xhindi.
Ndonëse Berisha u thirr disa herë për t’u njohur me materialin e Prokurorisë, ai nuk u paraqit. E njoftova përsëri nëpërmjet Drejtorisë së Policisë se duhej të paraqitej, ndryshe do të merrej forcërisht.
U paraqit në zyrat e Kuvendit, ku mblidhej dhe Komisioni, por ndjehej fodulloku aq sa sytë i nxirrnin xixa. E ftova të ulej në karrige por nuk pranoi, i bëra të ditur qëllimin e thirrjes dhe njëkohësisht me shpejtësi i lexova dhe materialin së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.
E pyesa nqs kishte diçka për të thënë, por më tha “Jo! Këto janë të gjitha shpifje, kërkush s’mund t’ja heqi imunitetin Sali Berishës!” Dhe duke turfulluar, u ngrit për të dal në drejtim të derës.
“Dëgjo Sali Berisha” i thashë ”këto që ju i quani shpifje, do t’i hetojë Prokuroria dhe do t’i hetojë Gjykata. Në këto raste, juve duhet të dorëzoni imunitetin! Ky është dhe vendimi i Komisionit!”
Një pjesë e Komisionit, ishte larguar përpara se të shpallej vendimi. Vetëm deputeti Nikoll Lesi, Afrim Çenga dhe Fatmir Xhindi kishin qëndruar.
Të nesërmen, seanca plenare votoi heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha. Por ai nuk u paraqit asnjëherë në Prokurori?
Nuk u paraqit as pas vendimit të Kuvendit?
Për 4 vjet ai nuk u paraqit asnjëherë vullnetarisht në Prokurori.
Më poshtë tekstet e dy dokumenteve të dhëna nga z.Braho, publikuar sot nga gazeta DITA për këtë rast.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI POPULLOR
VENDIM
Nr. 391, datë 18.9.1998
PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETIT SALI RAM BERISHA DHE DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR NDJEKJE PENALE
Në mbështetje të nenit 22 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 për Dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe neneve 97 dhe 178 të rregullores së Kuvendit Popullor, me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
T’i hiqet imuniteti deputetit Sali Ram Berisha dhe jepet autorizimi për ndjekje penale ndaj tij për krimin e parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
Skënder Gjinushi (firma-vula)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA E SHQIPËRISË
Nr prot. 1425/1
Tiranë, 14. 09. 1998
KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
SKËNDER GJINUSHI, KRYETAR I KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë ka filluar procedimin penal për kryerjen e krimit të kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ndodhur në datën 13 dhe 14 shtator 1998 në Tiranë.
Deri tani është punuar me kqyrjen e vendeve të ngjarjeve që përfshijnë shkatërrimet masive të institucioneve kryesore të shtetit si dhe të një numri objektesh pronë private.
Sipas provave të grumbulluara deri tani rezulton e provuar se organizatorët e kësaj kryengritje të armatosur janë, ndërmjet të tjerëve, edhe Vili Minarolli, Pjeter Arbnori, Shaban Memia, Jemin Gjana, Fatos Beja , Leonard Demi deputetë të Kuvendit Popullor. Duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit të Kuvendit Popullor, z. Azem Hajdari, me bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë dhe persona të armatosur kanë pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit, si Kryeministrinë, Kuvendin Popullor, Gjykatën Kushtetuese, Ministri të ndryshme dhe Radio-TeIevizionin Shqiptar prej nga ku dhanë kushtrime lufte, shpifje, dizinformacion dhe shprehën haptazi përfundimin e kryengritjes që sipas tyre përfundoi me marrjen e institucioneve të shtetit.
Ky plan është paralajmëruar prej kohe më parë dhe , veçanërisht ditët përpara realizimit te tij. Ata haptazi kanë bërë thirrje për përmbysjen me dhunë të institucioneve shtetërore kushtetuese duke e vënë vehten në rolin e organizatorëve të gjithçkaje që ndodhi në Tiranë.
Kjo mënyrë sjelljeje e tyre, që përbën një vijë të vazhdueshme e të pandryshuar të përsëritjes së dhunës, formon elementet e krimit të kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal.
Meqenëse, vepra penale e ndodhur përbën rrezikshmëri të madhe shoqërore, kërkojmë nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetëve të sipërcituar dhe dhënien e lejes për fillimin e procedimit penal dhe arrestimin e tyre.
Kjo kërkesë u përmbahet urdhërimeve të nenit 22 të ligjit Nr 7491 dt 29.4. 1991 Per dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe nenit 288 te Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
PROKURORI I PËRGJITHSHËM
Arben RAKIPI (firma-vula)
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Spaku duhet t’a vertetoje se i ka hyre venies se drejtesise me rrenje ku nuk ka ta paprekshem ndryshe me Salehun po vertetohet e kunderta,te behet dhe ne SPAK reforma per ata qe kane principe dhe te hiqen ata qe leket i duan por punen te mos t’a bejne.Kupa po derdhet nuk ka me terhiq dhe mos e keput.Pejashta plehrat qe i kane kaluar “rrjetes ” se vetingut dhe po bejne lojen e Saleh&Like floriri.Mjaf me ketij populli i eshte sosur durimi….dhe kur ngrihet populli te gjejne vend ku te futen maskarenj te majte apo te djathte qofshin…nuk mund te shpetojne si ne ’97
Keto dy dokumenta do i japin nje material te rendesishem SPAkut, per te ngritur ceshtjen kunder Saliut.
Kjo quhet perseritje e fajit, dhe patjeter eshte nje deshmi e rendesishme per te marre masa te forte kunder Saliut.
Megjithate le te lehi si qen rrugesh, ndonje dite do e gjejne te vdekur ne trotuar me dy gishtat perpjete.
E rendesishme eshte te denohen sekseret, Argita dhe Shkelzen Berisha.
Ata jane personat qe kane bere aktin e marrjes parave, ata do denohen.
C’fare komenti !Ju te gjithe ,politikane ,media TV,gazetat,bythko analiste,gay juriste dhe gjykates je ni celnikosur rreth sistemit mafioz dhe nuk ka force ne bote t’u caje. Mjaft u tallet me popullin sepse do tu zene mallkimet e tij per 7 breza.
A ka mundesi qe Gazeta te merret me vendimet e Qeverise per privatizimin e Bazave Detare?
Ceshtja e Sigurise Kombetare nuk diskutohet fare ne kete gazete te (c)nderuar..
Boll te kemi Thanon me kostum dhe me bisht, si elitar modern, dhe gjithe kritikat ndaj Berishes qe na i bete si reklamat e EHV, dhe ceshtjet e sigurise, Sorvanitetit territorial dhe krimet ekonomike qe Rama i ben hapur, pa u fshehur dhe duke u mburrur, Dita nuk i ze me goje fare:
Lexoni Genc Pollon per Bazen Detare Limion te Syri
Erdhi dita, jo Dita, qe ti drejtohemi Syrit per informacione te verteta, ndersa i referohemi Berishes per krimet e Rames.
Sali Berisha duhet te shkoje ne burg si gjithe te tjeret
VO:
-Dihet tashmë që Sb nuk ka PJERDHUR për DREJTËSINË e emëruar e komanduar prej Tij që nga 1992-2016,Por çudia qëndron se Ai nuk po pyet as për DREJTËSINË E RE që monitorohet nga SHBA+BE..!!
• Dhe arsyet dihen tashmë:
1.Edhe drejtësia e “RE” është e njëjta gjë,e komanduar nga KLD-t e Tij si President e KM ku e kan drejtuar mësëshumti vartësit e Tij:LikeMeta,B.Topi,B.Nishani,etj,ku zbatonin vetëm urdhrat e Tij ndryshe do përfundonin si A. HAJDARI,R.HOXHA,K.TREBICKA,S.OLLDASHI,etj.
2.Me anën e Drejtësisë së kapur prej Tij 99.% që në 1992,U pasurua Ai familjarisht dhe me HA-LE-ATËT,,80% e Magjistratëve që kapi VETINGU,,Bandat e vjedhjes së VOTAVE-PASURISË KOMBËTARE TË MBI 350 MILD.$,,Si dhe organizimi i 3-4 grushteve të Shtetit-1996,97,98,08,09,011,etj për të cilat nuk pësoi asgjë deri sot.
3.Ndonse për Gërdecin,21 janarin,Çez-Dia,Lobimet Ruse,Kl.Partizani(Konkretisht),etj po i kërkohet SPAK+GJJKO të hap hetimet e gjykimet për shkaktarin kryesor të Tyre që është 1000 % Sali Ram Berisha,Përsëri nuk po vepron..dhe nuk do të veproi.SEPSE:
• SPAK+GJKKO nuk kan GUXIM,Kan FRIKË,Jan të Korruptuara,I kan dhën BESËN S.Berishës deri në vdekje..!
• Gjyqtarja I. Olldashi,megjithse me konflikt interesi u la të gjykoi J.Malltezin e korruptuar madhërisht duke e nxjerr nga burgu dhe në vënd që të shkarkohej-ju ngarkua me një detyrë tjetër në KED..duke i shkelur SYRIN 90 % të popullit Shqipëtar+SHBA+BE+QEVERRISË së MEKUR nga arrestimet në radhët e saj me e pa të drejtë(PSH R.Voda për një arkë peshku që nuk e mori kurrë)..!
• Ndonse SPAK ju drejtua GJL për anulim vendimi të Gjyqtares,Nuk u vepruar deri sot,ku Sb gjën rastin të poshtroi SHBA që i monitoron..!
• Dhe kur GJKKO uli poturret për J.Maltezin me mbi 30 pasuri përrallore me firmën e VJERRIT-KM,si mundet të arrestoi Sb edhe kur ky i quan BANDA TEREORISTE..?
4.Edhe SHBA po e kupton se me Drejtësinë e “RE”në Shqipëri ka dështuar 100 %,Pasi edhe pse Sb po djeg Kuvëndin e Shqipërisë dhe po kërcënon me MOS BINDJE CIVILE(Luftë),deri tanimë është mjaftuar vetëm me një MESAZH këshillues për mazhorancën & Opozitën,Kur dihet se Sb nuk ka PARTI,LOGO E VULË..dhe se Gjykatat e TREDHURA PREJ SB ka mbi 2 vite që nuk po e ndajnë ndjen se kush është PD e vërtetë.
••KJO E KA EMRIN MARRËZI,TRADHËTI,KRIM..me Shqipëtarët që po largohen nga syt-Këmbët se nuk ka OPOZITË-SHPRESE..DHE TË SHPËTOJNË NGA LUFTA QË PO U TROKET NGA NON GRATA FATKEQSI KOMBËTARE.
-FLM DITA.
Po ta djegi Saliu Kuvendin ta shuaje fare. Berisha po ju prish terezine e pazareve te Rames dhe kurvave qe i kthejne bazat detare ne PPP private.
Ke qene dhe kapter zotrote, po ca ruaje. kakerdhite e Rames?
Ne fakt duhet Autorizim nga Kuvendi, (e ka Ligji, jo se e thote Berisha)
Atehere pse ky Kuvend nuk e jep ate Autorizim – kjo eshte pyetja qe duhet bere e jo ato sofizmat “po sikur Autorizimi te jepej…”
Kuvendi te jape Autorizimin ashtu si e parashikon ligji. Pastaj eja te flasim nese shko a jo Berisha atje ne Gjykate. Sa kohe qe Autorizim nuk ka nga ky Parlament “made in Rama”, mos perdoren kot alibi me te kaluaren.
Sali eshte cub mali.SPAK duhet te zbatoje ligjin ne te kundert hetimi i Saliut do i kthehet kunder SPAKUT.
Saliu e Rama jane ne nje llogore.Mos u beni budallenj .Ethem Lalaj nje keshilla te vockel:kurse kohen qe po shkruan kaq gjate.”Te dinja te vogel ,po ti me qenke 40 vjet,leri nazet se s’te kane lezet” thote kenga korcare.Keshtu edhe ti akoma nuk e ke mesuar se Saliu e Rama jane byth e breke? Ti nuk je 40 por 40×2.
Ore Take kampion i mashtrimit.
Pse përfiton nga rasti të xhvatësh merita nga veprime,për tl cilat,Ti duet ti shkosh në burg.Vetëm se kanë kaluar 25 vjet dhe popullit nuk i kujtohet mirë,çfarë ka ndodhur në hollësi.
Po pse mor delenxhi,a nuk ishe ti me Spatak Ngjelën që e shpëtuat Saliun nga burgu:
1.Duke ju shmangur me lezet,mosdokumentimin e krimeve,e fshehur disa më makabre që kishte bërë në vitet 92 96.
2.Duke zbatuar orjentimet e avokatëve të Saliut,për shmangjen e tij personale,nga krimet e ndodhura.
3.Duke zvaritur inkriminimin,denoncimin dhe kërkesën ndaj prokurorisë,për ndjekje penale.
4.Duke mos ndjekur në vazhdimësi,veprimet e hjyqësorit,e mos vënë para përgjegjësisë atë,për mbulim e zvaritje.Kjo me autoritetin dhe plotfuqishmërinë që të kish dhënë legjislativi dhe kushtetuta.I mbështetur në këto veprime nga vagabondat,shokët e tu të kategorisë Fatos Nano.
Dhe tashti pas pilafit ne bën kakërdhi e na rokanis kokën.
Më duket se në ato vite,në mos gaboj,ke filluar ngritjen e pronave në Volorekë..o i përndershmë Dogzboru.
Po deshe,tashti që je në pension shumë të thellë,na let rehat,se stë kemi ndonjë borxh.
Atij i është hequr imuniteti në 1998 dhe për 4 vjet u thirr por nuk u paraqit në Prokurori, pavarësisht se ishte marrë “autorizimi nga Kuvendi”.
Ky shpellari/fodull do bente shtet ligjor europian shqiperine. 👹👹😂😂
Po të kishte Çeçua biçak ja kishte prerë allatet dhe ja kishte varur në qaf. Por nuk ka faj, fajin e ka Çeçua. Po më mirë kështu ti dalë shpirti nga hundët. Vetë i turpëruar dhe i mallkuar, dhëndëri në qenef i ikur për lesh, i biri Po ashtu ka marrë rrugët e mutit, familja e gjithë non grata. Pse rron ky malukat
Populli shqiptar duhet te mesoje nga Berisha.Edhe kur e ka gabim,edhe kur kryen Krim.Te mos i pranoje kurre,,Te mos dorzohet para Drejtesise,Te mohoje gjithcka dhe te shantazhoje kundershtaret.Krimet e tij tja lere ne preher si kopili ne dere,jo me per vjedhje,,Jo 4 vete,por edhe 27 te vrase,ti beje hasha.Te beje Hasha edhe baxhanakun qe hiku per dhjame qeni. Keshtu hecet perpara ne jete, Pa dhimbje,pa pishmanlleqe.
Nje zemerpule do kishte vdekur nga vrasja ndergjegjes,qekur groposi ne kenete te ndjerin Remzi Hoxha.
Po ben 30 vjet qe vdiq Bashkim Gazidede nga brejtja ndergjegjes,po ashtu safet zhulali qe zbatoi urdhrat e Berishes,.Ooo te keqen e malokut,,80 vjec,si djale i ri gjithe energji,Kapercen gardistet,hyn nga dritarja,hidhet nga bballkoni,qellohet me grusht,ngrihet 10 here me energjik,.Mban fjalim e ndez turmen,i ve flake parlamentit,,,
Oooo Rame,po te kishe ngrene grushtin ti,do ishe shtrire me barrele,,Jo ne tribune,por ne studion fotografike do kishe perfundyar.Me moshe je fmija ktij,por ty te rrofshin ato qe ke vjedhur,e shtyn,s`e shtyn deri ne Zgjedhje.Syte te jane gufmuar nga qeskat,koka te eshte fryre si tullumbac,gjumi te ze neper mbledhje,je bere si plak 700 vjec,mos o zot ndonje Damllah. Berisha i ka dhe 20 vjet jete ne Politike,.Do perleshet me Zahon ne Parlament.
-Ju bijt e eterve bllokmene,une ju kam punuar qindin!
Avazi Mukes.
Patjeter ligji do veproj mbi Sali Berishen.
Pati ne dispozicion nje periudhe te gjate
kohe ti pranoje mekatet e gjynahet, e tija,
Te distancohet nga e kaluara e zeze e tij.
Ai e perdori kete “Tolerance te Jashtezakonshme”
Per ta diskretituar deri ne fund personalitetin e tij.
Ai po shkon ne sketerre me kembet e vetedijen e tij.
Ka si model perandorin e Romes , Neronin,
Por nuk mund ta konkuroje ate, se nuk do e lene
Ti veje zjarrin Shqiperise me nje puc kemishe zijsh.
Anijen e tij e braktisen sepse ja nxorri bojen vetes.
Donte ti mbyste te gjithe bashke me veten e tij,
Ne Pamundesi per tu varrosur ne fundamentet e
Piramides se Enverit se bashku me servilet e tij.
Sebashku me ato ………………………………………………………
Patjeter ligji do veproj mbi Sali Berishen.
Pati ne dispozicion nje periudhe te gjate
kohe ti pranoje mekatet e gjynahet, e tija,
Te distancohet nga e kaluara e zeze e tij.
Ai e perdori kete “Tolerance te Jashtezakonshme”
Per ta diskretituar deri ne fund personalitetin e tij.
Ai po shkon ne sketerre me kembet e vetedijen e tij.
Ka si model perandorin e Romes , Neronin,
Por nuk mund ta konkuroje ate, se nuk do e lene
Ti veje zjarrin Shqiperise me nje puc kemishe zijsh.
Anijen e tij e braktisen sepse ja nxorri bojen vetes.
Donte ti mbyste te gjithe bashke me veten e tij,
Ne Pamundesi per tu varrosur ne fundamentet e
Piramides se Enverit se bashku me servilet e tij.
… dhe se “çfare ndodhi” e çfare mund te ndodh, pergjigjen na e dha Spartaku. Nje pergjigje si kronist ngjarjesh me Berishe, si gazetar. Dha dhe nje opinion. Po si jurist?!
Nje filosof i mesjetes te hereshme, Agostino d’Ipona, ketij problemi I pergjigjej keshu: ” Nese nuk respektohet drejtesia, çfare mund te jete shteti perveç nje bande te fuqishme hajdutesh?” Ne kete “krah” nuk “flejne” jurstet tane, ndaj te gjthe jane shnderruar ne opinioniste, njeri thumbit tjetri patkoit…