Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkupi refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkupi refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake
AktualitetRajoni

Shkupi refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, ka refuzuar një kërkesë të Ukrainës për ndihmë ushtarake, të nisur para një muaji.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha të enjten se kërkesa është refuzuar, pasi ndihma e kërkuar nga Kievi shfrytëzohet prej forcave të armatosura maqedonase.

“Kësaj radhe nuk ishim në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së re të Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake nga Maqedonia e Veriut. Pajisjet e kërkuara janë të nevojshme dhe përdoren nga forcat e armatosura“, ka thënë Petrovska, pa saktësuar se çfarë konkretisht kanë kërkuar autoritetet ukrainase.

- Publicitet -

Megjithatë, ajo tha se Shkupi është i gatshëm për trajnime të reja të ushtarëve ukrainas në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Për momentin, Republika e Maqedonisë së Veriut, ushtria dhe ministria, mbeten të hapura, nëse në të ardhmen do të ketë nevojë për trajnim shtesë të një numri të pjesëtarëve të tyre. Por, në këtë moment nuk kemi njoftim, gjegjësisht nuk kemi kërkesë konkrete se sa pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, dhe çfarë lloj trajnimi do të kryhet”, tha Petrovska.

Maqedonia e Veriut, në dy raste tjera u është përgjigjur pozitivisht kërkesave nga Ukraina, duke dhuruar avionë dhe tanke të prodhimit rus, që nuk përdoreshin nga ushtria e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, i gjithë armatimi, që i dhuruar Ukrainës për mbrojtje prej pushtimit rus, kap vlerën e 24-30 milionë eurove.

Maqedonia e Veriut i dhuroi Ukrainës, 12 helikopterë Mi-24, tanke T-72 dhe avionë luftarakë Su-25 të prodhimit sovjetik. Shumë prej tyre ishin jashtë përdorimit prej vitesh. Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, Maqedonia e Veriut i ka miratuar të gjitha vendimet e Bashkimit Evropian për sanksione ndaj Moskës.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  • Gjykata franceze rrëzon kërkesën e Ermal Beqirajt, biznesmeni mbetet në burg, pritet ekstradimi në Shqipëri
  • LISTA: 50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon
  • Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  • Horoskopi 26 Gusht 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  2. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  3. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  4. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Simbioza krim-pushtet on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?