Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHOKUESE: Skema që po rrëmben mijëra prona në hipotekë, pa dijeninë e pronarëve, gazetari i njohur tregon emrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHOKUESE: Skema që po rrëmben mijëra prona në hipotekë, pa dijeninë e pronarëve, gazetari i njohur tregon emrat
EkonomiLajmi i fundit

SHOKUESE: Skema që po rrëmben mijëra prona në hipotekë, pa dijeninë e pronarëve, gazetari i njohur tregon emrat

Published: December 2, 2023
Shpërndaje

Klodian Tomorri

Dosja e kredisë së Pëllumb Memës më ra rastësisht në dorë. Pasi lexova të gjithë historikun vendosa ta kontaktoj. Iu prezantova dhe i thashë se po bëja një shkrim për ankandet e pronave të sekuestruara si rezultat i mosshlyerjes së kredive.

-Sa kredi ke marrë?- e pyeta.

- Publicitet -

-Kam marrë 650 mijë lekë në vitin 2010 tek NOA, nga të cilat kam shlyer 600 mijë, por që ta mbyllja totalisht duhet të paguaja edhe 550 mijë lekë të tjera- m’u përgjigj.

-E di që ta kanë marrë shtëpinë? – i thashë.

-C’thua-më tha- si mund të merret shtëpia për një detyrim 500 mijë lekë dhe pa më njoftuar. Aq më tepër që unë kam bërë dhe marrëveshje me kreditorët.

I zgjata kartelën e rifreskuar të banesës së tij. Shtëpia private 182.4 metër katrorë, në rrugën Gjergj Legisi në Laprakë, në datën 24 tetor të këtij viti ishte regjistruar në pronësi të Micro Credit Albania për vlerën 1 lekë. U shtang.

“Nuk ka mundësi. Duhet të jetë ndonjë gabim”- përsëriste. Pëllumbi nuk e kishte fare idenë që ja kishin marrë banesën dhe ai nuk është i vetëm në këtë hall.

Kartela qe tregon tjetersimin e baneses se zotit Mema per vleren 1 leke

Një skemë masive

Besnik Serjani jeton në zonën e fabrikës së Birrës. Pak kohë më parë ai mori një kredi tek Micro Credit Albania. Në janar të vitit të kaluar për kredinë e tij, që në atë kohë kishte detyrim prej 230 mijë lekësh doli një urdhër sekuestro.

-Kam marrë një kredi atje tek Treni. Ato para i kam paguar 10 herë – më tha.

-Ke ndonjë pronë? – e pyeta.

-Kam një truall 70 metër në rrugën Hamdi Pepo- m’u përgjigj.

-Në datën 8 shtator trualli yt është regjistruar në pronësi të Micro Credit Albania- i thashë.

-Çfarë do me thënë kjo? – më pyeti mbrapsht.

-Që truallin ta kanë marrë – iu përgjigja.

-Si ma kanë marrë. Unë kam bërë marrëveshje me ta dhe kam paguar 50 mijë lekë në muaj. Ca të bëj unë, kë të takoj për këtë, ku të shkoj?- më pyeste në mënyrë të përsëritur.

Trualli 70 meter i Besnik Serjanit u nxorr ne shitje per 390 mije leke, me pas kaloi ne pronesine e MCA per vleren 1 lek

Pëllumb Mema dhe Besnik Serjani janë vetëm dy nga viktimat e një skeme masive, e cila ka tjetërsuar dhe vazhdon të tjetërsojë titujt e pronësisë për mijëra pasuri të paluajtshme për shkak të detyrimeve minimale për kredi konsumatore.

Në Dibër, një bashkëfshatarit të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, ja morën shtëpinë dhe 1500 metër katrorë tokë për 36 mijë lekë. Pasuritë kanë përfunduar të gjitha në pronësinë e Micro Credit Albania. Dhe pjesa dërrmuese e tyre janë ekzekutuar për kredi konsumatore, ku vlera e detyrimit shpesh ka qenë nga 100 deri në 500 mijë lekë.

Zinxhiri i tjetërsimit

Por si arriti Micro Credit Albania të shtjerë në dorë mijëra pasuri të paluajtshme? Historia zë fill në vitin 2015. Në atë kohë Banka e Shqipërisë ndryshoi rregulloren e kredive duke i hapur rrugën shitjes së kredive të këqija që ndodheshin nëpër banka.

Menjëherë pas këtij ndryshimi lindën kompanitë e borxheve të këqija si Tranzit, Final apo Microcredit.  Të treja këto kompani blenë portofole të mëdha kredish të këqija nga bankat dhe institucionet e tjera financiare si Noa, me një çmim që luhatet rreth 8 deri në 10 për qind të vlerës së detyrimit të pashlyer.

Të dhënat e përafërta tregojnë se gjatë këtyre viteve në Shqipëri janë shitur mbi 100 mijë kredi të këqija. Kapitali.al ka gjurmuar se të paktën 3 mijë prej tyre kanë përfunduar në ekzekutime tituj pronësish. Pjesa dërrmuese e tyre janë kredi konsumatore me shuma të vogla detyrimi. Pra qytetarëve u janë marrë pronat që vlejnë dhjetëra milionë lekë për një kredi 100 mijë lekëshe.

Ekzekutimet

Pas blerjes së kredive nga bankat, Micro Credit ka ngarkuar të tjera kosto mbi debitorët. Disa prej tyre kanë lidhur marrëveshje dhe kanë paguar para shtesë me këste, por kostot janë rritur aq shumë saqë kredia nuk mbaron asnjëherë. Më pas fillon mekanizmi i ekzekutimit të pronave.

Ligji shqiptar parashikon se pas nxjerrjes së urdhrit nga gjykata dhe ekzekutimit përmbarimor, prona e sekuestruar nxirret në ankand për tre raunde. Në ankandin e parë, prona nxirret me çmim 80 për qind të vlerës së përcaktuar nga vlerësuesit privat. Por në ankandin e tretë ajo përfundon me 10 për qind.

Nëse edhe në ankandin e tretë nuk paraqitet asnjë blerës, atëherë prona kalon në pronësi të kreditorit, që në këtë rast është Micro Credit Albania.

Një tango treshe

Sipas dokumentave që ka mundur të shohë Kapitali.al, thuajse të gjitha procedurat përmbarimore janë kryer nga dy përmbarues. I pari është Fatos Alimadhi, i cili ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit, ndërsa përmbaruesi i dytë është Rigels Bejko, i cili ka shpallur ankandet, që më pas kanë përfunduar në regjistrimin e pronave për llogari të Micro Credit.

Shumë nga ata që kanë humbur pasuritë pretendojnë se nuk janë njoftuar fare për ankandet. Por zoti Bejko thotë se ai ka zbatuar të gjitha kërkesat e parashikuar nga ligji.

“Për të gjitha ankandet është bërë afishimi në Bashki. Debitorët që pretendojnë se nuk janë njoftuar kanë të drejtë të shkojnë në gjykatë dhe të kërkojnë pavlefshmërinë e veprimeve përmbarimore,” thotë Bejko. Sipas tij, debitorët kanë gjithmonë mundësinë që të rimarrin pronën nëse shlyejnë detyrimet. “Qëllimi ynë nuk është të shkaktojmë kosto sociale. Debitorët mund të vijnë në çdo kohë të rimarrin pronat, nëse shlyejnë detyrimin” – vijon ai.

Dhe zoti Bejko thotë se jep garanci për këtë, pavarësisht se titujt e pronësisë nuk i përkasin studios së tij përmbarimore, por kompanisë Micro Credit Albania.

Organizatë …

Micro Credit Albania është një kompani kontroverse. E themeluar në maj të vitit 2014, kompania zotërohet 100 për qind nga Elda Ibro. Por mastermindi pas kompanisë, për shumë njerëz është bashkëshorti i saj, Olsi Ibro.

Në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i përcolli Prokurorit të Përgjitshëm një kallëzim 700 faqësh për një rrjet kompanish në fushën e mbledhjes së borxheve.

Ne kallëzim, ish ministrja Etilda Gjonaj i kërkonte Olsian Celes ushtrimin e ndjekjes penale për veprën e mashtrimit me pasoja të rënda, shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të detyrës shtetërore për kompanitë Micro Credit Albania, Albanian Debt Consulting Agency, shoqërinë përmbarimore ZiG, personin juridik FS dhe personin juridik Flash.

Në dosje ministrja e Drejtësisë kallëzoi dhe emrat që qëndronin pas këtyre kompanive, ku më kryesorët janë Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Andis Gjoka, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi e shumë të tjerë. Sipas dosjes, këta persona kishin ngritur një skemë të madhe kriminale në formën e organizatës së strukturuar duke zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë përmes mashtrimit dhe shantazhit.

Çfarë ka ndodhur gati 4 vjet pas kallëzimit? Praktikisht asgjë. Tani e njëjta kompani e kallëzuar nga Ministria e Drejtësisë si organizatë kriminale, tashmë po tjetërson mijëra prona të qytetarëve. Pa dijeninë e tyre. Por me dijeninë e plotë të Bankës së Shqipërisë, qeverisë dhe SPAK-ut.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Ylli says:
    December 2, 2023 at 11:52 am

    O Klodi e di Pellumbi qe prona I Eshte tjetersuar nga TDR Grupi

    T. Teodor Malaveci Kryetari I DHKPP
    D. Devi Lushnjari Permbarues
    R. Rigers Bejko. Permbarues

    Si ka mundesi qe T eshte e para do te thot qe formula e vjedhjes se prones e ideon Tedi e kundershton Devi por e ekzekutin Rigersi.

    E pra Tomor, grupi eshte i strukturuar dhe me ide te qarta qe kur ishin permbarues shtetror.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    December 2, 2023 at 11:58 am

    Pronat po na i vjedh politika si majtas edhe djathtas me ligjin e reformes agrare nga te djathtet te vetshpallur “Antikomunist te thekur”,dhe legalizemet e barbareve komuniste nga te dy palet!Ky vend behet kur prona e shqiptareve di te shkoje te shqiptaret!Nuk e ndan Beleri kete katrahure me grekerik nga pas!

    Reply
  • Nje qytetar says:
    December 2, 2023 at 12:00 pm

    Kredi me norma interesi mafiose eshte praktike e njohur .

    Reply
  • njeriu pa emer says:
    December 2, 2023 at 12:38 pm

    Ne sekustron e pronave te palujteshme fshihen sakte te ashtuqaujtur “permbarues”we jane elemente te politikes,e cila i marin gjoja si kolateral ,i sekuestrojne dhe mbasandaj i nxjerrin ne ankand duke i privatizuar me vlere shume simbolike dhe vlere blerje dhume here me te vogel se detyrimi i pashlyer.E shteti hesht.I bej thirrje viktimave kurre te mos dorezohen.Ketu eshte felliqesire njerez che vend.Eshte nje nga format me me te maskuara kriminale.Spak a do te ndjehesh edhe njehere komod ne profesionin tuaj qe ne si komb te mbetemi me shprese?

    Reply
  • A ka ndonjë statistik sa të burgosur kishte para 90tës e sa ka pas 90tës says:
    December 2, 2023 at 1:09 pm

    Kaq shumë hajdutë e kriminel paska ky komb,ndez tv,vrasje me armë e sopata,vjedhje tokash,pronash,grabitje,përdhunime,drogë,politikanë që akuzojnë njëri tjetrin për shifra kolosale,pastaj i harrojnë e bëhen ortakë në politikë e vjedhje ….
    Arrestime me dhjetra në ditë,qeveria mburret se u arrestuan kaq e aq,burgjet mbushur e tejmbushur…
    BE jep fonde për ndërtim burgjesh,alarm se nuk ka vënde për kriminelët,duan kushte që nuk i kemi edhe që jemi jashtë burgjeve

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    December 2, 2023 at 3:30 pm

    Kjo organizatë duhet shkulur me themel e duhet varrosur thellë. Kuvendi duhet të rishikojë ligjet ku ka shtigje për vampirë të tillë dhe të ndalojë ligjërisht ngritjen e funksionimin e veprimtarive të tilla gjakpirëse përfshi edhe dalimin e bankave për të përdorur mekanizma zhvatës të qytetarëve. Banka Qendrore duhet të vendosë rregulla kufizuese për përqindjet e interesit të kredive. Qelbësirat s’kanë për të munguar kurrë, por rregullat e qarta e kategorike duhet t’ua bëjnë të pamundur veprimtarinë kriminale. Kuvendi duhet të thërrasë në raport prokurorin e përgjithshëm për mbështetjen me mosveprim të këtyre kriminelëve.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 2, 2023 at 3:44 pm

    VO:
    -Nëse BANKA E SHQIPËRISË,QEVERIA DHE SPAK qenka në një mëndje,Ky gazetaruc me kë është..?
    -Cilët jan këta personazhe që ky ka intervistuar..!?
    -Kush ka mare prona jashtë ligjit..të sekuestrohen dhe tu kthehet qytetarëve..!

    Reply
  • dyshuesi says:
    December 2, 2023 at 4:16 pm

    Ky gazetari paska bere nje nga ato shkrimet me porosi per gjobvenie . Garanti i nje prone nuke eshte e derejta morale por ligji . Tre garante e ligjit jane Banka . Shteti . Gjykata . Ti sulmosh te tre njeheresh …epo ..

    Reply
  • Patriot says:
    December 2, 2023 at 8:21 pm

    Per Colin prona behet fjale? Me sad I une ne shqiperi per nje prone jane 3 pronare. Te later qe Saliu i quane ish pronare, pronaret sipas ligjit toke e xanun dhe te gjitha pronat ne varesi te kryeministave. Beaten dje i gjati fali mijera hektare toke (€ 1 metri) Dua Lipes. Kurse ne pronareve Cason te na japi ate te gjatin. Kur paska kale shume siperfaqe te lira pse nuk komposon pronaret????

    Reply
  • K R says:
    December 2, 2023 at 8:57 pm

    Kam une nje zgjidhje
    Mos merrni kredi apo borxhe
    Shtrini kembet sa keni jorganin

    Reply
  • sapa says:
    December 3, 2023 at 5:51 pm

    Edhe vazo me lule te blesh nuk e ke te sigurte ne vendin e qelbesirave shqiperi!Ta marrin pa pike problemi!

    Reply
  • Futja kot says:
    December 4, 2023 at 1:12 pm

    Mashtrimet vijojne, mashtruesit lulezojne, shqiptaret varferohen, Shqiperia grabitet!

    Banka e Shqiperise ose eshte ne bashkepunim me keto mashtrues, ose eshte kot aty ku eshte. Se jo per gje, po jane edhe mbikqyres te kesaj lloj veprimtarie.

    SPAK duhet te nise hetimin e te shkoje deri ne Banken e Shqiperise, Kadaster e banka te nivelit te dyte e te hetoje baterdine e kryer, sa sekuestro jane vendosur e hequr, sa prona jane shitur, kush jane perfituesit fundore, e te tjera te kesaj natyre, se per ate pune jane aty, jo per te ‘ngrene’ fara kungulli.

    Reply
  • Qytetar says:
    May 24, 2024 at 10:41 am

    Duhen ndryshuar procedurat permbarimore. Nuk mund te nxirret prona ne ankand me shpallje ne Bashki.m Duhet njoftim zyrtar kundrejt debitorit.
    Ai permbaruesi thote te verteten qe ka zbatuar ligjin. Hajde gjeje tani …. Nje permbarues i mire dobente dhe njoftim debitorit edhe pse me shpalljen ne Bashki ishte brenda zbatimit te ligjit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?