Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërndahen banesat në lagjen e re në Pezë, Veliaj: “Këtë vit mbyllim rindërtimin nga tërmeti edhe në qytet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpërndahen banesat në lagjen e re në Pezë, Veliaj: “Këtë vit mbyllim rindërtimin nga tërmeti edhe në qytet
Aktualitet

Shpërndahen banesat në lagjen e re në Pezë, Veliaj: “Këtë vit mbyllim rindërtimin nga tërmeti edhe në qytet

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Pas katër shkollave të reja, Pezës i është shtuar edhe një lagje e re, me 25 banesa, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 2019. E pajisur me infrastrukturën e nevojshme publike si rrugë, kanalizime dhe ndriçim, lagjja e re e ndërtuar rishtaz nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fondacionin “Firdeus”, i afron familjet që banojnë në këto godina më pranë shërbimeve.

Në shpërndarjen e banesave të reja në Pezë, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS në zonë, Toni Gogu dhe drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, Elvis Naçi. Kryebashkiaku u shpreh se ky moment është një mundësi dhe fillim i ri për të gjithë komunitetin.

“Këtu kemi ndërtuar një komunitet sepse akti i strehimit është vetëm fillimi. Fëmijët që tani shkojnë në shkollat e reja që kemi ndërtuar në Pezë: një në Pezë të Madhe, një në Pezë të Vogël, në Pezë Helmes, dhe në Pojan. Por, lajmi i mirë është se askush nuk e ka humbur pronën që ka në Gjysulkonjë ose fshatra të tjerë të largët. E ka gjithmonë mundësinë ta kultivojë atë ekonomi të vogël modeste. Ndaj, vlerën më të madhe sot e shoh jo te kjo që po na sheh syri, por tek ajo që na sheh zemra dhe mendja, se çfarë realitetesh prodhohen kur fëmijët jetojnë pranë shkollave të reja, pranë ambulancës, pranë konsultores, pranë rrugës kryesore, që të lidh me Tiranën dhe Durrësin. Sot kemi bërë vërtet një punë të dobishme”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj siguroi se këtë vit do të mbyllet procesi i rindërtimit edhe në zonën urbane. “Ne do të vazhdojmë punën sepse duam që këtë vit ta mbyllim përfundimisht procesin e rindërtimit edhe në zonën urbane. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë futur në banesat e “5 Majit”. Shumë shpejt do të hedhim shortin edhe për banesat e Kombinatit. Nuk jam tip që ankohem, por kemi pasur sfida të jashtëzakonshme, përfshi edhe hapësirën këtu ku jemi sot, e cila duket sikur ishte një tokë bosh, duke filluar me historitë e shpronësimit, te ato të ndërtimeve pa leje, te historitë e hartave të mbivendosura, apo historitë e gjyqeve, ndonjëherë brenda familjes”, shtoi ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ashtu si në Pezë, pas tërmetit u ndërtuan banesa të reja edhe në shumë zona të tjera. “Me këtë ditë mbyllim edhe një maratonë. Ka qenë një maratonë 5-vjeçare për të mbyllur të gjithë historinë e tërmetit. Kemi mbyllur një lagje të ngjashme në Ndroq, ku kemi akomoduar një pafundësi familjesh. Kemi bërë të njëjtën gjë në Vaqarr, sapo mbaruam punë në Zall-Herr dhe Baldushk, edhe aty kemi futur familjet e reja. Më vjen mirë që ëmbëlsira ngeli për në fund për ata miq, vëllezër, motra, e familje që kanë kaluar shumë vuajtje, që sot e kanë zgjidhur me këtë investim të jashtëzakonshëm të Fondacionit “Firdeus” edhe të bashkisë tonë”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Toni Gogu, u shpreh se Peza, përveç banesave më të bukura, sot ka edhe një komunitet më solidar. “Sot është një ditë jashtëzakonisht e veçantë. Kulminacioni i një ushtrimi të durueshëm, solidar, ku kemi bashkëpunuar të gjithë së bashku, për t’u përballur me atë ditë fatkeqësie, siç ishte nëntori i 2019-ës. Ju jemi shumë mirënjohës që Bashkia Tiranë, e cila ka mundësuar të gjithë infrastrukturën dhe ka zhvilluar një zonë me standarde, që sot e gjen në mes të kryeqytetit, madje do të thosha edhe më të mira, por edhe miqtë e çmuar të Fondacionit “Firdeus”, të cilët kanë ndihmuar me banesat, me mobilimin e tyre, por do të thosha edhe me një shërbesë shpirtërore që ishte jashtëzakonisht e nevojshme pas traumës që ne si komunitet përjetuam nga tërmeti”, tha Gogu.

Drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, Elvis Naçi shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës edhe në nisma të tjera, në ndihmë të familjeve në nevojë.

“Bashkia e Tiranës është marrë me infrastrukturën, Fondacioni “Firdeus” ka dhënë buxhetin për të ndërtuar shtëpitë, dhe kishim mundësi që edhe t’i mobilonim ato, sepse familjet të cilat kanë hyrë në këto shtëpi, janë familje me të vërtetë në një nevojë shumë të madhe. Po bisedonim me kryetarin e bashkisë, që të shikojmë edhe për më tej, se ky është misioni ynë dhe kjo është ajo që dëshirojmë. Unë e di se dera e bashkisë është e hapur, ju trokisni aty, por po ju them si vëllai juaj, po ju them si shqiptar i juaji, që edhe dera e Fondacionit “Firdeus” është gjithmonë e hapur”, tha Naçi.

Në lagjen e re janë ndërtuar 25 shtëpi individuale, infrastruktura publike përkatëse, rrugë, trotuare, parkime rezidentesh, linja ujësjellësi, rrjete kuz dhe ndriçim rrugor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?