Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthen ministri ukrainas: Ejani ta provoni vetë luftën, provojeni…!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shpërthen ministri ukrainas: Ejani ta provoni vetë luftën, provojeni…!
BoteKryesoreRajoni

Shpërthen ministri ukrainas: Ejani ta provoni vetë luftën, provojeni…!

Published: September 1, 2023
Shpërndaje
Ukrainian Foreign Minister Dmytro Kuleba speaks during an interview with Reuters, amid Russia's attack on Ukraine, in Kyiv, Ukraine August 10, 2023. REUTERS/Ivan Lyubysh-Kirdey

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, iu kundërpërgjigj kritikave të zyrtarëve të Perëndimit për progresin e dobët të kundërofensivës së vendit të tij.

Në një takim të ministrave të Jashtëm në Spanjë, Kuleba tha se të flasësh për mungesë progresi në fushën e betejës “është si t’u pështysh në fytyrë ushtarëve ukrainas”, ndaj ata që e thonë këtë “duhet ta qepin”.

“Të kritikosh ritmin e ulët të kundërofensivës është njësoj si t’i pështysh në fytyrë ushtrarit ukrainas, i cili e sakrifikon jetën e tij përditë, ndërsa përparon dhe çliron tokën ukrinase kilometër pas kilometri.  

- Publicitet -

Ejani në Ukrainë dhe provojeni të çlironi qoftë edhe një centimetër të vetëm”, tha ai.

Deklarata e ashpër e Kulebës vjen pas komenteve të zyrtarëve dhe oficerëve perëndimorë në përgjithësi dhe atyre amerikanë në mënyrë të veçantë, të cilët kanë folur për progres të avashtë për shkak të shpërndarjes së gabuar të trupave ukrainase në frontet e luftës.

Ukraina njoftoi nisjen e kundërofensivës në qershor por nuk ia doli të depërtonte në zonat nën kontrollin rus dhe u detyrua të ndryshonte strategjinë duke kaluar në operacione më të ngadalta dhe më të kujdesshme.

Kievi njoftoi fazën tjetër të kundërsulmit në fund të korrikut, në përpjekje për të depërtuar në rajonin perëndimor të Zaporizhias, por deri tani ka bërë përparim minimal, sipas analistëve ushtarakë.

Mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës argumentojnë se përparimi i ngadaltë lidhet me vonesat midis aleatëve në sigurimin e të gjitha pajisjeve ushtarake të domosdoshme për një ofensivë efektive, duke përfshirë tanke, raketa dhe avionë luftarakë.

Javën e kaluar, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pranoi se hezitimi i Perëndimit në furnizimin e të gjitha sistemeve të nevojshme të armëve në Ukrainë, i nxitur nga frika e përshkallëzimit, ka qenë i kushtueshëm dhe se një qasje tjetër mund të kishte ndryshuar rrjedhën e luftës.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrelius Landsbergis, është shprehur se fakti që Ukrainës nuk i është dhënë deri tani mbështetja që i duhet për t’u mbrojtur do të ketë kosto më të lartë për të gjithë.

Pak ditë më parë, Borrell u kërkoi vendeve anëtare të porosisin më shumë municion për Ukrainën, pasi shifrat treguan se blloku ishte shumë larg objektivit që i ka vendosur vetes: një milion predha artilerie brenda 12 muajve. Shifrat tregojnë se deri tani, Ukrainës i është siguruar afërsisht një e katërta e këtij arsenali.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
  • Zbardhet vrasja e reperit Tupac, dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  2. Vl on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  3. Ethem Lalaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Shpresa Cakaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  5. durrsaku on 01 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?