Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthimi në Nord Stream, Britania: Mjeti shpërthyes u hodh në det muaj më parë, ja si aktivizohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shpërthimi në Nord Stream, Britania: Mjeti shpërthyes u hodh në det muaj më parë, ja si aktivizohet
BoteKryesore

Shpërthimi në Nord Stream, Britania: Mjeti shpërthyes u hodh në det muaj më parë, ja si aktivizohet

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Disa shpërthime të mëdha nënujore, të krahasuar me një lëkundje të fortë sizmike, ndodhën të hënën në lindje të ishullit danez të Bornholm.

Si pasojë e shpërthimit tubacionet prej betoni të Nord Stream pësuar dëmtime, çka shkaktoi edhe rrjedhje të mëdha gazi. Shpërthimet ndodhën në ujërat ndërkombëtare, pak përtej territoreve të Danimarkës dhe Norvegjisë, dhe valët tronditëse u ndjenë deri në 800 milje larg.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar BE dhe NATO, të cilat kanë fajësuar Rusinë, duke i quajtur shpërthimet, një akt i pastër sabotazhi. Edhe Polonia dhe Ukraina e kanë quajtur Moskën fajtore për shpërthimin në detin Baltik.

- Publicitet -

Një burim i mbrojtjes britanike pretendon se shpërthimet ishin të paramenduara dhe të planifikuara dhe se janë kryer duke përdorur një pajisje shpërthyese të hedhur në det javë më parë.

The Times raporton se burimi nga Britania pretendon se skenari më i mundshëm është që Rusia të kishte lëshuar mjetin shpërthyes nga një anije e vogël, e tipit të anijeve të peshkimit, javë mbase edhe muaj më parë.

“Ata mund të qendrojnë në ujë për muaj të tërë derisa ato që i kanë vendosur të marrin marrin vendimin për ti shpërthyer”, tha burimi.

Pajisja mund të “ndizej” duke përdorur një burim akustik të një frekuence të caktuar, i cili hidhet në ujë në momentin që merret vendimi për ta shpërthyer.

Björn Lund, një anëtar i rrjetit sizmik suedez, i tha transmetuesit shtetëror SVT se do të nevojiteshin më shumë se 100 kg dinamit ose TNT për të shkaktuar shpërthime kaq të mëdha.

Të dy tubacionet po rrjedhin gaz në Detin Baltik pasi pësuan dëmtime të rënda, duke shuar çdo shpresë të mbetur që Nord Stream 1 të kthehet në shërbim këtë dimër dhe potencialisht duke i lënë të dy tubacionet jashtë funksionit për një kohë të pacaktuar.

Kremlini këmbënguli sot se ishte “marrëzi dhe absurde” të fajësohej Rusia për ngjarjen.

“Është mjaft e parashikueshme dhe budallallëk t’u japësh zë këtyre narrativave absurde,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Presidentit Putin , Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se rrjedhjet e gazit dhe dëmtimi i tubacioneve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 – të cilat kushtojnë 21 miliardë paund dhe janë rrugët e vetme direkte e transportimit të gazit nga Rusia drejt Perëndimit, do të sillte pasoja negative për vetë Moskën.

“Të dy degët ishin të mbushura me gaz, gati për pompim dhe ky gaz është shumë i shtrenjtë. Tani ky gaz po zhduket në ajër”, tha Peskov.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, tha mbrëmë se rrjedhjet ishin shkaktuar nga një veprim sabotazhi dhe paralajmëroi për një përgjigje më të fortën e mundshme nëse infrastruktura aktive evropiane e energjisë sulmohet.

Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë, por tha se nuk do të ishte në “interesin e askujt” sabotimi i linjave të Nord Stream.

Ekspertët ushtarakë përjashtuan përdorimin e nëndetëseve konvencionale, duke thënë se uji në Detin Baltik nuk ishte mjaft i thellë për vendosjen e nëndetëseve të mëdha me aftësi të specializuara zbulimi.

Ndërkohë, gazetar gjermane Tagesspiegel, duke cituar burime qeveritare ka raportuar se agjencitë gjermane të sigurisë kanë frikë se Nord Stream 1 do të bëhet i papërdorshëm përgjithmonë pas rrjedhjeve të mëdha nga Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në Detin Baltik.

Nëse rrjedhjet në dy linjat e Nord Stream 1 nuk riparohen shpejt, vëllime të mëdha uji të kripur do të depërtojnë në tubacione dhe do të shkaktojnë korrozion, citon gazeta.

Shenja e parë e rrjedhjeve erdhi në orët e para të së hënës, kur sizmografët suedezë regjistruan valë tronditëse të magnitudës 2.3. Anijet që kalonin në lindje të Bornholmit vunë re më pas flluska që ngriheshin në det.

Faqja gjermane e lajmeve Der Spiegel raportoi mbrëmë se CIA kishte paralajmëruar Gjermaninë për një sulm të mundshëm rus ndaj tubacioneve gjatë verës. Ndërsa shefat ushtarakë britanikë kanë paralajmëruar prej vitesh se Rusia mund të përpiqet të ndërpresë kabllot e komunikimit nënujor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • mali says:
    September 28, 2022 at 5:47 pm

    Kjo tregon qe spiunazhi perendimor eshte i dobet ose jane me qellime politike.Politika eshte pune muti.

    Reply
  • xy says:
    September 28, 2022 at 5:58 pm

    çudi, imperializmi amerikan mburret çdo dit me propagandë të shumëllojshme se si inteligjencia e tyre ësht shumë e zhvilluar. më bënka çudi si këtë krim brutal terrorist, këtë makabër botërore nuk e paska zbuluar imperializmi amerikan me spiunët e vet që i paguan sa 1000fishi i punëtorëve. pale sa mburret amerika me ndihmat. por një gjë duhet të dini. një përqindje të madhe amerika juaj paqedashëse e harxhon për ushtri dhe spiunazh. këtë e bën me qëllim që të shuajë revolucionin botëror proletar.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 28, 2022 at 6:07 pm

    XY; Jeni: ======>>> Një, apo disa ????? të Mëdha.

    Ju keni shume “pseudonime, fjali perfaqesuse” dhe ……

    Reply
  • ?+ says:
    September 28, 2022 at 6:21 pm

    faleminderit për pohimin që the. un e kam zbuluar vet këtë gjë.
    a mund të pohosh që ti je patronazhist i rilindjes antishqiptare të ramutit .

    Reply
  • mali says:
    September 28, 2022 at 6:25 pm

    xy pyet ata komentatoret nga Kanadaja se sa jane te gatshem puntoret ne Kanada te ngrihen dhe te rezojne kapitalizmin kanades .Ka edhe shqiptare ne amerike ,pyeti edhe ata,te mos them pyet greket apo turqit ,apo serbet per revolucion proletar boteror.Me vjen keq xy -on qe do te vdesesh pa realizuar revolucionin boteror proletar.xy me shoket qe ke ne shqiperi filloje revolucionin proletar ne shqiperi dhe proletaret e botes do te te ndjekin.Jo me llafe por me pune,aktivitet.Jam kurioz te di prej teje :Ka shume ne shqiperi qe kane mendjen tende?

    Reply
  • xy says:
    September 28, 2022 at 6:37 pm

    nga e di ti që ska.
    nga e di ti që nuk bëhet revolucioni botëror proletar.
    apo je revizionist që bën si antiimperialist por në fund të fundit ha në një sahan me edi ramutin për lek dhe për rehatin tënde.
    revolucionin nuk e kryejnë elitat, jo 3 a 4 veta, por një klasë e tërë.
    pa imagjinoje ti të ngrihen për revolucion çdo punonjës, bile edhe intelektualët si mësuesit, inxhinjerët etj.

    a e di ti pse në amerikë nuk lejohet parti komuniste. sepse nqs ka parti komuniste proletariati mund të ngrihet në protestë dhe nqs atje ka grevë kombëtare për 3 ditë imperializmi amerikan shuhet.

    e kuptove tani? mos gjyko nga pozita të cekëta të oportunistit apo revizionistit

    Reply
  • demo says:
    September 28, 2022 at 7:54 pm

    xy Edhe une si pun e jote jam per revolucion proletar,,po keta burgjezet e felliqur qe jane neper qeverira,nuk jane qorra si bejleret agalaret,,keta jane me enver se enveri,..Keta jana xhepista urbanesh,hajdute koprative,horra bulevardi,,Ku lshojne pushtet keta bira kurvash! Keta drogaxhij,kontrabandista si enveri me mallin e Ibrahim beut,,ku lshojne pushtet keta pushta?

    Reply
  • Grida says:
    September 28, 2022 at 9:11 pm

    Edhe ti o Demo, u bere llum proletariati?!

    Reply
  • Arben says:
    September 29, 2022 at 2:42 pm

    Mos e kan ba vet keta angloamerikanet me nje gur me vra dy zog nga njera ane tua lu rusve nga ana tjeter tua fusi europianev nga ana ekonomike se luftrat per pasurie dhe territore behet.

    Reply
  • Ilir says:
    September 29, 2022 at 2:54 pm

    O Beni
    Qysh ta jep truri me keto analiza te thella????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?