Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpresa dhe fasada!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shpresa dhe fasada!
AnalizaLajmi i fundit

Shpresa dhe fasada!

Published: February 21, 2024
Shpërndaje

Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Vizita e Blinken ishte një suprizë e këndëshme kur mendon se gjeti kohë në një moment kaq të trazuar për rajonin e botën me autokracinë e ekstremizmin në karshillëk të hapur ndaj qytetërimit demokratik e vatra tensionesh e përplasjesh kudo. Ajo përbën vlerësim, mirënjohje, nxitje dhe respekt për rolin e vëndin e Shqipërisë sot ku, ashtu si qytetari shqiptar, edhe qeveria Rama ka rolin e saj. Por, përtej fjalës së mikut, fjalën e fundit e thotë qytetari.

- Publicitet -

U shkoi jeta fasadë!

Si çdo vizitë e shënuar më parë, edhe ajo e Blinken nuk mundi të shmangte protagonizmin e partizanllëkun e tepruar politik e mediatik. Për ca ishte mëkëmbësi i Soros, për ca i vuri vulën zgjedhjeve të 2025 (kot marrim mundimin e votojmë ndërkohë që SHBA ka vetë zgjedhje sivjet), ca as mish as peshk etj, ndërkohë që ajo që pritet nga politika e media e një vëndi anëtar i klubit perëndimor me karrike në NATO e rezervim në BE, është normaliteti, profesionalizmi e modestia në komunikimin me partnerët tanë.

Qeveria e para ka ç’reflekton. Dekoret butaforike publike, titujt bombastik, fotot e videot pafund e kudo, zelli patetik i protagonizmit etj, shihen jo vetëm si karshillëk ndaj opozitarizmit por edhe si reminishencë e propagandës të së shkuarës që sot anatemohet qëllimisht për të ngritur veten sadopak duke filluar me “ciceronët” tek Piramida (realisht Shqiponjë në formë), etiketimet bajate si Korea e Veriut etj. Ngeli vetëm të shpallej festë zyrtare edhe ajo ditë!

Qeveria e di se SHBA parasëgjithash është aleate e popullit shqiptar e se fjalët e mira i takojnë së pari popullit dhe jo politikës së ditës, se Blinken nuk takoi Ramën por të zgjedhurin e shqiptarëve, njëlloj si Bushi dikur Berishën që sot flet nga dritarja!

Mania e politikanëve shqiptarë për të bërë lajm e krekosur me takime të tilla nuk është risi e Ramës. “Më thuaj me kë rri të të them cili je” është fiksim për politikanët dhe sa herë u krijohet rasti, e shfrytëzojnë atë dhe sot edhe media sociale u vjen për shtat. Në marketing njihet si kushtëzimi klasik apo ndryshe “çiftosja” në vijimësi e produktit me një të dytë që zgjon ndjenja e përjetime pozitive tek njerëzit – Coca Cola me festat e fundvitit, Marlboro dikur me kaubojsin, reklamat me të famshëm etj! Por, mbresa që lë pas “çiftosja” si foto apo takim me mikun e shquar nga Perëndimi është ku e ku me mbresën që lë tek qytetari “çiftosja” e qeverisë e politikës me realitetin traumatik që ai përjeton çdo ditë.

Rama e qeverisja e tij mund të trumbetojnë mjaft arritje por edhe dështimet kanë emër ndryshe gjithshka mbetet fasadë për të mbuluar përgjegjësinë. E sa për “qoka” bote e foto me të etj, ajo është me rrota sepse ai që dikur u quajt burrë shteti pas 21 janarit, sot kundron Tiranën e llomotit nga dritarja dhe ca foto, si psh. ato gjatë Ballkanit të Hapur me Vuçiçin etj, deri dje viheshin në “kornizë”!

Më mavri se mavi!

Sado të stërmëdha, fasadat nuk e mbulojnë realitetin. Sot diferencimi klasor e varfëria janë në ekstrem, pabarazia mes qytetarëve bazohet në ligj, prona private është në anarki sepse u cënua tabuja e tapisë, ajo publike ndahet si “tortë” mes “strategjikëve”, pensionistët janë harruar, turizmi po shndërrohet në bumerang për çmimet e strehimin, vota është kopsitur me ligj, dhuratat e natyrës nuk janë më për të zotin e konçesionet gëlojnë, politika ka marrë kot, drejtësia e ka marrë “shtruar”, partitë janë bërë “ndërmarrje” e ndezin motorra fushatash(!) të parakohëshme me paratë e qytetarit(!) ndërkohë që si organizime vullnetare duhet të bazohen vetëm tek kuotat e anëtarësisë e shtrijnë këmbët sa kanë jorganin në fushata etj.

Pavarësisht retorikës qeveritare e zellit të servilëve politik e mediatik, shpresa e besimi tek e ardhmja janë bërë si uji i pakët dhe këtë e rëndon edhe fakti se Ramës i ka ngecur pushteti në dorë përballë Rithemelimit që nuk ka varak që ia mbulon ndryshkun e kohës apo Bashës që mendon se kaloi ylberin dhe të shkuara të harruara!

Mjerisht sot për politikën tonë vlen më shumë përgëzimi i të huajit sesa ai prej qytetarit shqiptar. Asaj më shumë ia ndjen për botën se për atë që e voton aq sa pacipërisht merret i mirëqënë dhe vetë vullneti i votuesit, boll që bota i begenis! Kjo qasje e ky karshillëk jo vetëm ftoh qytetarin me politikën por dhe më keq, me vetë sistemin demokratik e Perëndimin që nuk po ndan shapin nga sheqeri dhe “çertifikon” politikën e mbrapshtë në vijimësi!

Një foto me tjetrin, një kompliment i çastit etj, nuk janë arsye për të marrë të mirëqënë popullin tënd që përballet me halle çdo ditë. As votën e tij ndryshe do të ishte tallja më e madhe me sistemin demokratik. Është dritëshkurtësi e politikë në ajër se herët a vonë, “graviteti” i problemeve bën të tijën dhe këmbët zënë cekin në dhe.

Ndaj, përtej bujës mediatike e marketingut pompoz, publiciteti më i mirë dhe që të bën vënd në histori, është mbresa e fjala e mirë e qytetarit dhe këtu qeveria lë plot për të dëshiruar. Shqipëria e qytetarit nuk është po aq rozë sa ajo e shtetarit e politikanit. Fasadat nuk e mbulojnë dot as humbjen e shpresës e besimit e as braktisjen apo mëndjen e ngritur për të ikur nga ky vënd e ku shkak nuk është vetëm “litari” që la pas Berisha që llafos në delir nga dritarja por edhe qeveria Rama me karshillëkun e saj dhe opozita e Bashës që bën sikur ka lindur dje!

Zot i votës, zot i vëndit!

Rama e pati mundësinë disa herë për të ngjizur e ngritur shpresën e besimin tek e ardhmja në vënd. Një “eksperiment” i tentuar disa herë dhe, pavarësisht fasadave, ai nuk ia doli dot dhe përveçse ndoshta egos për të qënë kryeministër ditën që Shqipëria bëhet pjesë e BE, një tjetër fitore në 2025 nuk do të sillte ndonjë të re për raportin e qytetarit me vëndin e tij.

Sot qytetari ka humbur besimin se nuk e sheh më qeverinë, opozitën, vetë vëndin e tij, si të tijin dhe se nuk ka gjë më në dorë sepse edhe vota nuk pi më ujë. Karshillëku i sotëm politik ndaj qytetarit sot është institucional teksa edhe në Kuvënd (“shtëpia” e qytetarit!) qesharakja, dramatikja e formalja nuk njeh më kufi me ca që sillen si çyryk nga mëndja, me plot që bëjnë bedelin e votojnë ligje në kohë rekord ku cave deri u “ngrin” edhe dora me kartonin jeshil mbajtur lart! Futja në BE do të ishte si kofini pas të vjelit nëse nuk arrijmë të vëmë rregull vetë në shtëpinë tonë më parë. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti, ndryshe je borxhli ndaj tjetrit përjetë.

Rama ka ende shansin të bëjë gjestin e madh të të “madhit” dhe të respektojë demokracinë duke rikthyer lirinë e pushtetin e votës në vënd. Reforma në sistemin zgjedhor duhet të tejkalojë rekomandimet e botës. Ajo duhet të marrë parasysh “rekomandimet” e qytetarit që dëshiron të zgjedhë realisht mes politikanëve në fushë. Nëse sistem mazhoritar, Votë e Transferueshme, Proporcional, kombinuar etj, këtë nuk e di kush sepse mëndjen qytetarit nuk e lexon kush. Referendumi i jep dum dhe kur qytetari të ndjehet zot i votës, ai do të ndjehet zot edhe në shtëpinë e tij dhe shpresa e besimi vijnë vetvetiu më pas.

*****

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Arben Tashko says:
    February 21, 2024 at 10:42 pm

    Me vone.

    Reply
  • Ugo says:
    February 21, 2024 at 11:30 pm

    PER KE FLET O MIK
    ASKUSH STE DEGJON
    U BOSHATIS VENDI
    A NUK E SHIKON

    TAMAM SIPAS PLANIT
    TE CUBRILLOVICIT
    PO SHKOJMR ME GALLOP
    SI KOMB DREJT HICIT

    Reply
  • epo kjo pune says:
    February 21, 2024 at 11:57 pm

    census te PS kerkon padishahu… tamam ndermarrje jo bashkim vullnetar.,. boll more I shkuam pas plehrave te politikes, iku Nano, iku Berisha, te harxhojme prape 20 apo 30 vjet me Ramen a Bashen a klonet e tyre qe dhe fushatat marramendese I bejne me parate tona… hajde te votosh tani, te zgjedhesh nga shporta me molle te prishura kjo pune se po nuk u kthyem tek mazhoritari kjo pune do jete e jane bere kasta… ambasador cuni Mejdanit, sado I zoti, ka te tjere po te zote por nepotizmi nuk ka brire e kjo pune gjithandej

    Reply
  • Katiu says:
    February 22, 2024 at 1:08 am

    Që t’i bije shkurt

    Nga unë o Artan ke një bravo të madhe . Të falemnderit !

    Reply
  • capi says:
    February 22, 2024 at 2:11 am

    Faleminderit Artan, me pelqeu shkrimi. I ke vendosur pika mbi i.

    Me keto kinezerirat e Rames dhe atij skuthit tjeter, qe shajne te shkuaren se nuk kane vizion per te ardhmen pervec se si te vjedhin, te shesin dhe ate qe ka mbetur dhe shpopullojne vendin. E njejta psikollogji komuniste, kur cdo plan pesevjecar krahasohej me vitin 1939.

    Jam plotesisht dakort, zanafilla e te keqes eshte ligji i zgjedhjeve dhe e drejta e referendumit qe jane mohuar me ndryshimet kushtetuse te vitit 2008.
    Do te shtoja dhe nje gje tjeter, qe eshte dhe vota e emigranteve. Ka shume arsye qe emigrantet te kene te drejt te votojne: jane pjesa me e pavarur ekonomikisht dhe politikisht. Klasa politike e ka veshtire ti manipuloj. Jane integruar ne vendet ku kane emigruar, duke punuar, shkolluar, dhe evoluar ne mentalit. Ketu kam perjashtuar ata qe si i thone “kane qimen e derrit”, dhe veshtire te ndryshojne. Por keta te fundit jane shume pak. Kontribojne ne Shqiperi nepermjet remitancave qe nuk jane pak, llogariten miliarda ne vit. Kontributi ne turizem. Se ma merr mendja kjo qeveri quan turist te huaj dhe nje shqiptar qe vjen te vizitoj prindet por qe ka nje pashaport te huaj. Megjithe se ne pashaport ben muuuuuu nga emri Hajdar, Llazi apo Dede qe eshte shpiptar. (te me falni i perdora emrat sa per demostrim, jo me qellim te ofendoj kend)

    Dhe mbi te gjitha eshte nje e drejte kushtetuse, qe e ka lene si detyre shtepie gjykata kushtetuse.

    Por keta qeveritaret leket ja duan emigrantit por jo voten. E bene bukur Rumunet disa vjet me pare per festat e fundvitit, kur erdhe shume emigrantet dhe protestuan per disa dite rresht. Nuk di ne zgjdhen gje, por prap me pelqeu si ide.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 22, 2024 at 7:06 am

    Per te kundershtuar kete dacibao te gjate te autorit Artan Duka qe duket si nje “auto-kritike shoqerore” ne forumet e Partise une do te thoja:

    KRYEMINISTRI GANGSTER QE KORRUPTOI FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE ENVERIT PER TE ASGJESUAR OPOZITEN NUK KA ASNJE SHANS TE RESPEKTOJE DEMOKRACINE PER TE RIKTHYER LIRINE DHE PUSHTETIN E VOTES NE SHQYPNI

    dhe:

    Sekretarit karagjoz sy-qelq Antony Blinken i plas per Demokracine ne Shqypni dhe shqyptaret dru me pre, aq sa i plaste sekretarit cinik, John Kerry qe donte te flakte qindra tonelata Arme kimike Luftarake ne Dajt duke i reklamuar si “karamele” bamiresie” pasi kishte marre miratimin dhe bekimin e gangsterit Edi Rama qe per pushtet shet cdo gje.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 22, 2024 at 7:13 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    O Artan i Dukaj e
    Po ta them me LEZET:
    ‘A e Ke te parte
    Ti nocionin ‘SHTET’!?

    Kur perdorni dogma
    Si kopetente NEVRIKE
    A e Ke te parte
    Nocionin POLITIKE!?

    Tre dekada pellisni
    EDVin e SALI
    A e dini kuptimin
    E nocionit DEMOKRACI!?

    Tre dekada pa’ shtet
    Shqiptaret e SHQIPERI
    Ju vazhdoni propogandoni
    Varrmihesit Ed e SALI !

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 22, 2024 at 7:15 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    O Artan i Dukaj e
    Po ta them me LEZET:
    ‘A e Ke te parte
    Ti nocionin ‘SHTET’!?

    Kur perdorni dogma
    Si kopetente NEVRIKE
    A e Ke te parte
    Nocionin POLITIKE!?

    Tre dekada pellisni
    EDVin e SALI
    A e dini kuptimin
    E nocionit DEMOKRACI!?

    Tre dekada pa’ shtet
    Shqiptaret e SHQIPERI
    Ju vazhdoni propogandoni
    Varrmihesit Ed e SALI !

    Reply
  • 555 says:
    February 22, 2024 at 2:02 pm

    Ne Shqiperi ka marre fund cdo gje e mire per populli!
    Rama sundon si diktator i eger dhe nuk ka asgje kunder tij!
    Kemi marre fund si shoqeri njerezore aq sa jetojme si kafshet ne pyll,ujku,tigri etj kafshet e egra hane lepujt!

    Reply
  • Aldrin says:
    February 22, 2024 at 3:19 pm

    Pas nje kritike shume pergjithesuese, Duka i ben komplimentin e radhes Rames, duke i dhene cilesine e “Zotit” qe ka akoma ne dore, dhe shans te beje gjene e duhur dhe ti ktheje voten popullit
    Kjo do te thote, qe populli nuk ka “shans” te ndeshkoje Ramen per pislleqet antishqiptare, me Detin, Pronat, Ekonomine, dhe talljen qe i ben ligjit.
    Pra, amon o Ramut, mos na ndeshko kaq keq po deshe..
    Andej ra rruga Korce-Erseke, dhe Qiveria ju pervesh Viroit ne Gjirokaster. Gelojne 100 milione euro, o popolo albaneze. Ndryshoi Ligjin per Parqet Kombetare qe te vjedhi sa me shume..
    Dhe, qipot vazhdojne te hane mut me idene se Rama ka ende kohe te beje me mire.
    Ndersa Rama thote, dale, se nuk keni pare gje akoma..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?