Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
EkonomiLajmi i fundit

Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?

Published: July 8, 2026
Shpërndaje

Shkruar nga Nuria Cremer- Vazquez / Daily Tekegraph

Verën e dy viteve më parë, unë dhe shoqet e mia nuk patëm nevojë të debatonim gjatë se ku do t’i kalonim pushimet tona. Kishte një fitues të qartë. Të joshura nga ujërat e kaltra e të pastra si kristali, çmimet më të ulëta se mesatarja dhe videot në rrjetet sociale që e quanin Shqipërinë “Maldivet e Europës”, vendosëm të shkonim atje.

Por, në vend që të gjenim një parajsë të paprekur mesdhetare që do ta justifikonte krahasimin me atë perlë të Oqeanit Indian, na pritën kilometra të tërë baresh plazhi identike, shëtitore të ndriçuara me drita neon dhe gjire të mbushura me aq shumë shezlongë, sa mezi mund të shihje bregun me guralecë.

- Publicitet -

Sot, transformimi i vijës bregdetare të Shqipërisë për t’iu përshtatur turizmit masiv është bërë edhe më intensiv. Numri i vizitorëve vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Marka ndërkombëtare hotelesh po nisin projekte të reja, ndërsa shpejt pritet të nisë funksionimin Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, i shumëpritur, duke krijuar një portë të re hyrëse drejt Rivierës Shqiptare.

Zhvillimi më i debatueshëm në këtë sektor, është padyshim ndërtimi i dy resorteve luksoze, të mbështetura nga Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, të cilat së fundmi kanë nxitur protesta masive në Shqipëri. A është ky sinjali që Shqipëria kishte nevojë për të marrë nën kontroll zhvillimin e turizmit, para se të jetë tepër vonë?

Fytyra e re e turizmit shqiptar

Saranda, qyteti më i njohur turistik i Shqipërisë, dukej krejt ndryshe jo shumë kohë më parë.

”Ishte një port i qetë, ku ndërtesa më e lartë ishte Hoteli Butrinti me shtatë kate”- thotë Gillian Gloyer, autore e guidës “Bradt Guide to Albania”, e cila jetoi në Shqipëri për një periudhë duke filluar nga viti 1998.

Në atë kohë praktikisht nuk kishte fare turizëm dhe vetëm pak plazhe kishin infrastrukturë turistike”- thekson ajo. Shqipëria ishte e izoluar për dekada nga regjimi komunist deri në fillim të viteve 1990.

Vetëm shumë vite më vonë nisi të tërhiqte vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë, kur Lonely Planet e shpalli destinacionin numër një për t’u vizituar në vitin 2011. Por ndryshimi i madh ndodhi pas pandemisë, kur kompanitë ajrore me kosto të ulët krijuan baza në Aeroportin e Tiranës dhe videot në TikTok që promovonin plazhet e jugut u bënë virale.

Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2019, numri i vizitorëve u rrit me 89 për qind, duke e bërë Shqipërinë destinacionin turistik me rritjen më të shpejtë në Europë. Përpara këtij bumi ishin hartuar politika për turizëm të qëndrueshëm.

Programi “100 Fshatrat” u dha banorëve grante shtetërore për të kthyer shtëpitë e tyre në bujtina, duke u mundësuar turistëve vendas dhe të huaj të përjetonin jetën tradicionale shqiptare. Megjithatë, fokusi u zhvendos shpejt drejt ndërtimit të hoteleve përgjatë bregdetit. Kryeministri Edi Rama mbështeti zhvillimet në shkallë të gjerë dhe shpalli objektivin për të arritur 30 milionë turistë në vit deri në vitin 2030, nga rreth 12.5 milionë që vizituan vendin vitin e kaluar.

“Shumë prej plazheve të Rivierës, përfshirë edhe disa brenda zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar i Butrintit, tashmë janë mbindërtuar. Dhe kjo po e shkatërron bukurinë natyrore që i tërhoqi turistët e huaj”- shprehet Gloyer.

Resortet luksoze të Kushner

Projekti prej 1.4 miliardë eurosh i Ivanka Trump dhe Jared Kushner parashikon ndërtimin e dy resorteve luksoze me rreth 10 mijë dhoma hoteli në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Njëri prej tyre planifikohet në ishullin e Sazanit, një ishull shkëmbor i mbuluar me pyje pishash, i cili gjatë komunizmit shërbente si bazë ushtarake detare dhe që është ende i mbushur me bunkerë bërthamorë dhe tunele sekrete.

“Është një vend historik magjepsës, që aktualisht mund të vizitohet nga kushdo që paguan vetëm disa euro për udhëtimin me varkë. Nëse miratohet projekti për ta kthyer në resort luksoz, ai do të bëhet i paarritshëm për shumicën dërrmuese të njerëzve”- thotë ekspertja.

Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me biodiversitetin. Resorti i dytë është planifikuar përgjatë bregdetit përballë Sazanit, ngjitur me zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, një nga destinacionet më të rëndësishme për vëzhgimin e shpendëve.

“Kjo është një nga zonat me rëndësinë më të madhe ekologjike në Shqipëri”- thotë Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i organizatës Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA).

“Shumë specie do të preken drejtpërdrejt nga këto zhvillime, por ndër më të rrezikuarat janë mbi 200 lloje shpendësh që varen nga laguna”- shton ai. Ndër to është edhe flamingoja.

Protestat kundër projekteve janë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, megjithëse ndërtimet kërcënojnë habitatet edhe të shumë specieve të tjera të rrezikuara, si foka mesdhetare murgeshë dhe pelikani kaçurrel.

Vetë Sazani rrethohet nga i vetmi park kombëtar detar i Shqipërisë dhe është vendi ku kanë foletë breshkat detare kokëmëdha (loggerhead), një specie me rëndësi globale për ruajtjen e biodiversitetit. “Pasojat e përgjithshme të këtij zhvillimi mund të jenë katastrofike”- paralajmëron Trajçe.

Zhvillim i pasurive të paluajtshme i maskuar si turizëm

Jo të gjithë banorët janë kundër projektit. Një pronar biznesi në Vlorë është aq entuziast për fluksin e pritshëm të turistëve, sa e ka quajtur restorantin e tij të peshkut “Ivanka”. Një tjetër, Arsen Llambro, pronar i “Taverna e Miqësisë”, pranë lagunës së Vjosë-Nartës, është më i rezervuar, por gjithsesi mendon se projekti mund të sjellë përfitime nëse realizohet si duhet.

“Mendoj se hotelet e reja mund të sjellin më shumë vizitorë, investime dhe mundësi ekonomike. Nuk duhet të mbështetemi kryesisht te fuqia punëtore e importuar, por nëse zhvillimi sjell përfitime për komunitetin, unë jam pro”- deklaron ai.

Ndërkohë protestuesit e shohin situatën krejt ndryshe. Në vitin 2024, qeveria ndryshoi Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke lejuar atë që e quajti “zhvillim elitar turistik” edhe në zona me rëndësi të lartë mjedisore. Projekti i Kushner është vetëm një nga disa investime që po hyjnë në këto territore.

Ndërkohë ka nisur ndërtimi i një mega-resorti në ligatinat Bunë-Velipojë, ndërsa janë

hartuar plane për qindra vila turistike brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. “Jemi dëshmitarë të një hapje të paprecedentë të zonave të mbrojtura ndaj ndërtimeve masive.

Në realitet, shpesh nuk bëhet fjalë për turizëm, por për zhvillim të madh të pasurive të paluajtshme, i maskuar si turizëm”- thotë Trajçe.

Turizmi është bërë një temë përçarëse në shumë destinacione evropiane vitet e fundit. Por ndryshe nga Barcelona, ku banorët po nxirren jashtë tregut të banesave, apo Venecia, që përballet me mbipopullimin nga turistët, në Shqipëri debati është ndezur para se industria turistike të konsolidohet plotësisht.

Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania, thotë se rrethimet e kantierëve, kampet e punës dhe rrugët e qasjes për në projektet Trump-Kushner nisën të ndërtoheshin përpara se të përfundonte procesi i vlerësimit mjedisor.

“Vëzhgimet në terren sugjerojnë se këto ndërhyrje paraprake mund të kenë prekur tashmë habitatet e ndjeshme. Mjetet e rënda që po punojnë në plazhet e Dajlanit dhe Portonovës besohet se kanë dëmtuar zonat e folezimit të breshkës detare kokëmadhe”- shprehet ai.

Megjithatë, kundërshtimi ndaj resorteve në zonën e Vjosë-Nartës dhe Sazanit nuk do të thotë se banorët janë kundër turizmit. ”Shqipëria ka ende një mundësi të rrallë për të shmangur gabimet që janë bërë në pjesë të tjera të Mesdheut. Nga këndvështrimi ynë, rreziku më i madh nuk është vetë turizmi, por humbja e ekosistemeve që përbëjnë avantazhin më të madh konkurrues të vendit tonë. Turizmi i qëndrueshëm varet nga ekosisteme të shëndetshme, jo e kundërta”- përfundon ai.

Pas disa vitesh, për shumë njerëz, suksesi turistik i Shqipërisë nuk do të matet me numrin e vizitorëve apo me marrëveshjet shumë-miliardëshe të investimeve. Ai do të matet me numrin e flamingove që do të ecin ende në ujërat e saj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
  • Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Komentet e Fundit

  1. Toni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Belul Gjonomadhi on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  3. Toni on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  4. KTH S on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan
  5. Ethem Lalaj on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?