Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, nis marshimi i ‘Flamingove’ në kryeqytet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, nis marshimi i ‘Flamingove’ në kryeqytet
Aktualitet

“Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, nis marshimi i ‘Flamingove’ në kryeqytet

Published: June 12, 2026
Shpërndaje

Mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 13-të
Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme për të 13-tën ditë radhazi para Kryeministrisë.

Protesta e tyre ka shënuar rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes ditët e fundit.

Në protestë janë përfshirë edhe emigrantë. Qindra emigrantë kanë protestuar gjatë ditëve të fundit në qytete si Milano, Firence, Bolonja, Gjenova, Bruksel, Londër dhe Berlin.

- Publicitet -

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa protesta ka bashkuar studentë, të rinj, pensionistë, fëmijë, profesionistë, emigrantë, turistë dhe aktivistë.

Nën thirrjet “Revolucion” dhe “Nesër më shumë”, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë paralajmëruar gjithashtu një tubim më 13 qershor, ku u është bërë thirrje edhe emigrantëve të diasporës që të bashkohen.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje si “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria është e jona”.

Para nisjes së fjalimeve, protestuesit mbajtën 1 minutë heshtje në nder të dëshmorëve të luftës së Kosovës.

Përfaqësuesja e grupit koordinues bëri thirrje për bojkotim të të gjithë medieve të shitura, duke kërkuar mirëkuptim për mediet që janë në shesh duke bërë detyrën. “Ata janë pjesë e jona”, tha ajo.

Po ashtu, ajo tha se edhe administrata që mori pjesë në takimin me Ramën nuk e do qeverinë po ndihet e detyruar, duke iu bërë thirrje të bashkohen në protestë.

Një tjetër protestues ngriti shqetësimin për drejtësinë që e cilësoi të korruptuar. Sipas tij, SPAK e ka të gjithë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë për të bërë drejtësi e për të hetuar politikanët që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve.

Pas fjalimeve, qytetarët nisën marshimin e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjen “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA shqiptari i shumëkërkuar
  • Harta pa njerëz e udhëheqës Edit
  • Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojnë
  • Horoskopi 9 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Harta pa njerëz e udhëheqës Edit
  2. I juaji Edi Rama on Megjithë kundërshtimet dhe protestat e banorëve, PS miraton Reformën Territoriale, votojnë pro edhe “kritikët” Braçe e Spiropali
  3. 1 on Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  4. 1thundrak on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. sa影视 on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?