Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria fitoi medaljen e parë olimpike, Veliaj nga Parisi: Jam krenar për Tiranën kozmopolitane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria fitoi medaljen e parë olimpike, Veliaj nga Parisi: Jam krenar për Tiranën kozmopolitane
AktualitetSport

Shqipëria fitoi medaljen e parë olimpike, Veliaj nga Parisi: Jam krenar për Tiranën kozmopolitane

Published: August 11, 2024
Shpërndaje

Nga Parisi, aty ku po mbahen Lojërat Olimpike 2024, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar emocionet e medaljes së parë olimpike, që Shqipëria mori dje në sportin e mundjes, me përfaqësues sportistin e Sport Klub Tirana, Chermen Valiev.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se është krenar për rezultatin e arritur në Paris, nga një klub që sot është kozmopolitan, me përfaqësues nga kombësi të ndryshme, që garojnë për ekipin tonë.

- Publicitet -

“Jemi vërtet shumë të emocionuar, ishte qershia mbi tortë e një fundjave të paharruar në Paris. Pas 112 vitesh shtet marrim medaljen tonë të parë olimpike, si Sport Klub Tirana i ekipit Shqipëria. Jam vërtet krenar që ky organizim, kjo energji, prodhoi më në fund një medalje të parë historike për Shqipërinë. Ndoshta i hap rrugën medaljeve të tjera. Jam vërtet krenar për çunat dhe gocat e Sport Klub Tirana, që përfaqëson Tiranën kozmopolitane, që nuk është më ajo Tirana e viteve 90, kur ne të gjithë ishim nga i njëjti vend. Tirana sot është kozmopolitane dhe ekipi ynë është kozmopolitan”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se rezultati i arritur një ditë më parë, vjen si shkak i një pune të nisur që pas Lojërave Olimpike të Tokios, duke mbështetur sportistët në disiplinën e mundjes me trajtime financiare, trajnime dhe akomodim.

“Kishim pritshmëri tek mundja. U fokusuam te akomodimet, trajnimet, grumbullimi i ekipit dhe trajtimi financiar. Dhe unë besoj që kjo strategji ia vlejti, prodhoi një medalje për Shqipërinë. Besoj që kjo duhet të jetë strategjia dhe në të ardhmen. Emocioni ishte i jashtëzakonshëm”, theksoi kryebashkiaku.

Një përgjigje ai e pati edhe për kritikët që janë marrë më tepër me origjinën e sportistit të Sport Klub Tirana. Veliaj deklaroi se Shqipëria është një vend europian, që ka hapur dyert për sportistët e huaj, ashtu si shumë ekipe të tjera që marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

“Duhet të mësohemi me një Shqipëri që talentet janë gati të vijnë në këtu. Talente që mund të kenë histori të ndryshme nga problematika të caktuara me vendin e e tyre, gjejnë te Shqipëria, një vend europian, që në njëfarë mënyre i ka hapur dyert dhe i ka bërë pjesë të tyre. Është diçka që është vënë re në të gjitha ekipet. Keto debate jane të dështuara, të një shekulli të kaluar. Fryma olimpike është për t’ i dhënë mundësi të gjithëve që të shkëlqejnë. Ne i kemi dhënë mundësinë këtyre talenteve që të shkëlqejnë për flamurin kuqezi ndaj dhe vërtet jam krenar”, u shpreh ai.

Veliaj dha edhe lajmin e mirë se përveç shpërblimit nga KOKSH, tre garuesit mundës që kanë vendosur të jenë rezidentë në Shqipëri, do të marrin një apartament shpërblim nga Bashkia e Tiranës.

“Do ketë një shpërblim nga Bashkia e Tiranës. Ne do të japim një apartament për secilin nga tre garuesit mundës sepse kanë vendosur të jenë rezidentë me letra, por edhe të banojnë fizikisht në Shqipëri”, deklaroi ai.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?