Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojnë
KronikeLajmi i fundit

Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojnë

Published: October 9, 2026
Shpërndaje

Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi pas mesnate reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori konsensusin e opozitës, por edhe të disa deputetëve brenda frontit qeverisës.

Varianti i mazhorancës synon të krijojë njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46,  por raporti përfundimtar i Komisionit Parlamentar evidenton se bashkimi territorial nuk mjafton për të garantuar shërbime më të mira. Reforma kërkon ndryshime të thella në shpërndarjen e kompetencave, financimin e pushtetit vendor dhe organizimin rajonal. Ndërkohë, opozita propozoi një model të kundërt, me mbi 92 bashki, duke argumentuar se pushteti vendor duhet të jetë më afër qytetarëve.

Dymbëdhjetë vjet pas reformës së vitit 2014, që reduktoi numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, Shqipëria po shkon drejt një konsolidimi të mëtejshëm territorial.

- Publicitet -

Sipas reformws se re 15 bashki do të humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore, duke iu bashkuar bashkive më të mëdha fqinje. Reforma mbështetet në synimin për të ulur kostot administrative, për të përqendruar burimet financiare dhe për të rritur kapacitetet e bashkive për të ofruar shërbime publike.

Megjithatë, raporti përfundimtar prej 357 faqesh i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale tregon se problemet e pushtetit vendor janë më të gjera sesa madhësia e bashkive.

Pas miratimit të sotshëm Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosit me Matin dhe Rrogozhina me Kavajën. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani bashkohen me Beratin, ndërsa në qarkun e Fierit, Patosi bashkohet me Fierin dhe Divjaka me Lushnjën.

Në jug të vendit, Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Korçës, Maliqi bashkohet me Korçën, ndërsa në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi bashkohen me Elbasanin dhe Përrenjasi me Librazhdin.

Qëllimi është krijimi i njësive më të mëdha, të afta për të menaxhuar një territor dhe një bazë më të gjerë ekonomike. Bashkitë që shkrihen nuk do të kenë më drejtim politik dhe buxhet të pavarur, por do të administrohen nga strukturat e bashkive përkatëse.

Një nga çështjet kryesore mbetet nëse përqendrimi i administrimit do të shoqërohet me ruajtjen e aksesit në shërbime për komunitetet që humbasin bashkinë e tyre.

Financimi, më shumë para nga taksat e ndara dhe ndryshimi i formulës së transfertave

Një nga problemet kryesore që evidenton raporti lidhet me varësinë e bashkive nga financimet e qeverisë qendrore.

Me refrormwn e re propozohet rishikimi i formulës së financimit, duke përfshirë tregues si relievi, shpërndarja e fshatrave, gjatësia e rrugëve, mosha e popullsisë, niveli i varfërisë dhe kapaciteti fiskal. Rritet pesha së transfertave të pakushtëzuara në raport me financimet e kushtëzuara, për t’u dhënë bashkive më shumë autonomi në përcaktimin e prioriteteve të shpenzimeve.

Një tjetër propozim është që një pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale t’u rikthehet bashkive sipas vendbanimit të tatimpaguesve. Po kështu, rekomandohet që një pjesë më e qartë e rentës minerare dhe të ardhurave nga turizmi të përfitohet nga territoret ku krijohen këto të ardhura.

Reforma kërkon edhe funksionalizimin e plotë të taksës së pasurisë dhe përdorimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë kryesisht për investime, jo për paga dhe shpenzime të zakonshme.

Këto masa synojnë të forcojnë autonominë financiare, por mbeten rekomandime që kërkojnë ndërhyrje në legjislacionin fiskal dhe atë të financave vendore.

Kostot e reformës dhe rreziqet e zbatimit

Ndërsa bashkimi i bashkive synon kursimin e shpenzimeve administrative, raporti pranon se zbatimi i reformës do të shoqërohet me kosto të përkohshme. Ato lidhen me riorganizimin e personelit, trajnimin e administratës, integrimin e sistemeve digjitale, transferimin e aseteve, harmonizimin e kontratave dhe detyrimeve financiare.

Për përballimin e këtyre kostove rekomandohet krijimi i një Fondi Kombëtar të Tranzicionit, me financim shumëvjeçar. Raporti i mazhorancws identifikon gjithashtu rrezikun e mbivendosjes së përgjegjësive, vonesave në vendimmarrje, pasigurisë për punonjësit dhe vështirësive financiare të njësive që përfshihen në proces.

Për këtë arsye propozohet një zbatim gradual, me përgatitjen ligjore dhe institucionale gjatë viteve 2026-2027, transferimin e kompetencave, aseteve dhe personelit në vitet 2027-2028, konsolidimin gjatë viteve 2029-2030 dhe vlerësimin e rezultateve deri në vitin 2035.

Ky kalendar tregon se ndryshimi i hartës administrative është vetëm faza fillestare e një procesi shumë më të gjatë riorganizimi institucional.

Ekspertët: Zvogëlimi i bashkive nuk garanton automatikisht shërbime më të mira

Edhe vetë raporti parlamentar pranon se bashkimet territoriale duhet të justifikohen nga përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare dhe funksionale, pa përkeqësuar në mënyrë të papranueshme aksesin e qytetarëve dhe përfaqësimin e komuniteteve.

Ky është edhe shqetësimi kryesor i ekspertëve të pavarur të pyetur nga Monitor.

Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike, paralajmëron se reforma rrezikon të ndikohet nga interesat politike dhe elektorale, ndërkohë që debati duhet të përqendrohet te modeli i qeverisjes vendore.

Urbanisti Gent Kaprata argumenton se problemi nuk qëndron vetëm te kufijtë administrativë, por te funksionet, kompetencat dhe burimet që i jepen pushtetit vendor. Sipas tij, numri i bashkive duhet të dalë si rezultat i një analize të këtyre elementeve dhe jo të jetë pikënisja e reformës.

Një shqetësim tjetër lidhet me zonat rurale, ku bashkimi me qendra më të mëdha mund të rrisë distancën e qytetarëve nga vendimmarrja. Në mungesë të një mekanizmi që garanton ruajtjen dhe përmirësimin e shërbimeve, konsolidimi administrativ mund të mos sjellë përfitimet e pritshme për komunitetet që po shpopullohen.

Varianti i opozitës thellim i decentralizimit

Ndryshe nga mazhoranca, Partia Demokratike propozoi një rishikim të hartës që synon shtimin e numrit të bashkive në mbi 92 njësi, me alternativa që mund të çojnë edhe në mbi 100 bashki.

Sipas bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, platforma mbështetet në katër kritere kryesore: demografinë, potencialin ekonomik dhe fiskal, distancën nga shërbimet dhe identitetin territorial e historik.

Opozita argumenton se reforma e vitit 2014 e largoi pushtetin vendor nga shumë komunitete rurale dhe malore, duke dobësuar përfaqësimin dhe aksesin në shërbime. Një nga alternativat parashikon krijimin e bashkive të reja në zona ku distanca nga qendra administrative është mbi 15-20 kilometra ose kërkon rreth 30 minuta udhëtim, duke marrë parasysh edhe numrin e banorëve dhe mundësitë ekonomike. PD propozon gjithashtu një organizim me bashki më të vogla dhe 6-8 rajone funksionale, ose ruajtjen e 12 qarqeve me kompetenca të qarta për planifikimin territorial, emergjencat dhe projektet ndërbashkiake.

Megjithatë, krijimi i më shumë bashkive do të kërkonte financim të qëndrueshëm dhe riorganizim të administratës, për të shmangur shtimin e kostove dhe fragmentimin e shërbimeve.

Në aspektin financiar, PD propozoi rritjen e transfertës së pakushtëzuar nga rreth 1% e PBB-së në të paktën 2%, me një objektiv afatgjatë deri në 4%.

Sipas Boçit, rritja e financimit duhet të shoqërohet me ndryshimin e formulës së shpërndarjes, në mënyrë që bashkitë e vogla dhe zonat rurale të mos mbeten të disavantazhuara për shkak të popullsisë së ulët.

Propozimi mbështetet në financimin bazë për çdo bashki, përfshirjen e kostove të territorit dhe relievit, si dhe krijimin e një mekanizmi barazimi për njësitë me kapacitet të dobët fiskal.

Kjo qasje ka pika të përbashkëta me rekomandimet financiare të raportit parlamentar, veçanërisht për nevojën e një formule që pasqyron koston reale të shërbimeve.

Dallimi kryesor mbetet mënyra se si duhet të organizohet territori: mazhoranca synon më pak bashki, me kapacitete më të përqendruara, ndërsa opozita kërkon më shumë njësi vendore dhe shpërndarje më të gjerë të financimeve.

Në të dy variantet, sfida mbetet sigurimi i burimeve të mjaftueshme financiare dhe kompetencave reale për pushtetin vendor. Pa këto ndryshime, rishikimi i hartës administrative mund të mos mjaftojë për të përmirësuar shërbimet dhe për të frenuar braktisjen e zonave rurale./monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Autokracia e kartonave
  • U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA shqiptari i shumëkërkuar
  • Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojnë
  • Horoskopi 9 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Autokracia e kartonave
  2. I juaji Edi Rama on Megjithë kundërshtimet dhe protestat e banorëve, PS miraton Reformën Territoriale, votojnë pro edhe “kritikët” Braçe e Spiropali
  3. 1 on Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  4. 1thundrak on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. sa影视 on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?