Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria ndryshon pas humbjes me Kilin! Ja si mund të luajë kundër Suedisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria ndryshon pas humbjes me Kilin! Ja si mund të luajë kundër Suedisë
AktualitetSport

Shqipëria ndryshon pas humbjes me Kilin! Ja si mund të luajë kundër Suedisë

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Dita e testit të dytë. Kuqezinjtë do të kërkojnë të lënë pas atë humbje që la shije të hidhur me Kilin dhe sot në orën 19:00 do të përballen në një tjetër ndeshje miqësore me Suedinë në Stokholm.

Përballja e gjashtë në histori dhe e dyta si miqësore, ekipi i Silvinjos do kërkojë të tregojë personalitet ndaj suedezëve që drejtohet nga trajneri danez Tomason. Ky, do të jetë një test shumë i rëndësishëm në përgatitjet për Europianin e Gjermanisë. Trajneri brazilian ka mundësinë që të provojë disa lojtarë, të cilët mund të jenë të vlefshëm për në listën finale të qershorit.

PËRGATITJET- Pas sfidës me Kilin, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e së shtunës në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndërsa pasdreke janë nisur drejt Suedisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.

- Publicitet -

STËRVITJA E FUNDIT- Pas përfundimit të konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Ylber Ramadani, skuadra zbriti në fushën e lojës dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Friends Arena”, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin miqësor ndaj Suedisë. Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes. Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. I gjithë fokusi është vetëm te sfida e dytë miqësore e marsit ndaj Suedisë.

FORMACIONI- Sa i përket titullarëve që Silvinjo do të hedhë në fushë ndaj Suedisë, ashtu siç u shpreh në konferencën për shtyp, do të ketë 2 ose 3 ndryshime në formacionin startues. Kjo do të diktohet edhe pasi të vlerësohet sot gjendja fizike e lojtarëve, sepse të premten kanë luajtur një ndeshje të fortë e fizike kundër Kilit. Dilema patjetër që ka, por në portë Silvinjo pritet t’i besojë sërish Strakoshës, duke qenë se edhe Berisha nuk është i rikuperuar plotësisht. Në mbrojtje, mendohet një ndryshim në krahun e djathtë, me Hysajn që mund t’i hapë vendin Balliut, ndërsa pjesa tjetër e pandryshuar. Në mesfushë do të jetë: Ramadani, Asllani dhe Bajrami, ndërsa nga krahët mund të ketë lëvizje. Ka balotazh mes Asanit dhe Muçollit e po ashtu nga krahu tjetër mes Hoxhës dhe Seferit. Në majë pritet ta nisë sërish Rei Manaj, por nuk përjashtohet edhe një surprizë e Silvinjos me Brojën përpara. / Panorama Sport

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Pamje nga përplasjet fizike mes studentëve dhe policisë në Tiranë, disa të shoqëruar
  • Balla nxjerr foton e dhëndrit të Berishës nga protesta: Po ky student është?
  • “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”: Studentët përplasen me policinë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë
  • Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  • Sa kapituj duhet të mbyllë Shqipëria për në BE, sa ka mbyllur, sa kohë duan kapitujt që kanë mbetur

Komentet e Fundit

  1. Liu on “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”: Studentët përplasen me policinë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë
  2. Mollosi on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. Kohë on “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”: Studentët përplasen me policinë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë
  4. Vl on Sa kapituj duhet të mbyllë Shqipëria për në BE, sa ka mbyllur, sa kohë duan kapitujt që kanë mbetur
  5. Rilindja e Lenka Cukove on “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”: Studentët përplasen me policinë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?