Shqipëria reagoi me shqetësim ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një projekti të tillë.
Në një deklaratë në platformën ‘X’, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, tha se ndërhyrja nuk mund të konsiderohet çështje e brendshme e Serbisë, veçanërisht kur pasojat mund të prekin territorin, mjedisin, furnizimin dhe sigurinë ujore të Kosovës.
“Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur,” shkruan Hoxha.
“Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë,” shtoi ai.
Lumi Ibër është një nga burimet ujore kryesore për Kosovën, pasi furnizon Liqenin e Ujmanit dhe sistemin ujor Ibër-Lepenc, nga i cili varen furnizimi me ujë i një pjese të konsiderueshme të popullsisë, ftohja e termocentraleve, industria dhe ujitja e tokave bujqësore. Lumi buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe hyn në veri të Kosovës, ku ushqen Ujmanin, përpara se të rikthehet sërish në territorin serb. Çdo ndërhyrje në rrjedhën e sipërme të Ibrit që do të pakësonte prurjet drejt Kosovës mund të kishte pasoja për furnizimin me ujë dhe sigurinë energjetike të vendit.
Hoxha i kujtoi Serbisë se është palë që prej vitit 2010 në Konventën e Komisionit Ekonomik të OKB-së për Europën, UNECE, për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare.
“Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik apo si mjet për të ndëshkuar një vend apo popullsi tjetër,” shkruan Hoxha.
Ministri shqiptar shprehu gjithashtu mbështetjen për të drejtën e Kosovës për të mbrojtur burimet e saj ujore dhe bëri thirrje që mosmarrëveshjet të trajtohen përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
“Ne besojmë fort dhe presim që çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme,” përfundoi kryediplomati shqiptar.

Po leri o Ferid, le t’ja presin ujin sërbët . Ç’bëhesh kaq merak për ata koqevarë të pa besë e mosmirënjohës ? Kokën të hanë . Le të vijnë në Tiranë të rrëzojnë qeverinë e Ramës, vetëm për maskaralliqe është ai popull, megjithë atë bastardin që i qeveris .
Eeeee! E pati dikur një Burrë ky vend, që i tha JUGOSLLAVISË, e jo thjesht Serbisë:
-“Nëse ju nuk bindeni për të lejuar sasinë e ujit që duhet të marrë Shqipëria nga Drini i Zi, unë do hap një Tunel në Qafë-Thanë. Ashtu kam ca punë, e më duhet të marr “pak” ujë nga Liqeni”…
Feriti “ynë”, pra ai i marrëveshjes së Detit me Greqinë, i lexon Vuçiçit, se në cilat organizata bën pjesë Serbia, e çfarë marrëveshjesh ndërkombëtare ka firmosur ajo…
A thua, se nuk i di Vuçiçi ato…
Sigurisht,qe Shqiperia duhet te reagoje me seriozitet, vendosmeri dhe pa frike, bazuar ne argumente te qendrueshme qe mbeshteten ne te drejten,praktikat dhe standardet nderkombetare;ata qe kercenohen nga Serbia jane shqiptare,cdo hezitim te pergjigjej apo qasje tjeter do te ishte e gabuar.
PSE SHQIPËRIA KA TË DREJTË TË REAGOJË PËR IBRIN – DHE PSE PRETENDIMI I VUÇIÇIT ËSHTË I GABUAR?
Kur Aleksandar Vuçiç pyet “Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë?”, përgjigjja nuk është vetëm se shqiptarët e Kosovës janë vëllezërit tanë dhe se Shqipëria ka një detyrim politik e moral t’i mbështesë ata. Ka edhe një përgjigje shumë më të fortë: e drejta ndërkombëtare. Ibri nuk është një lumë që mund të trajtohet si çështje ekskluzivisht e brendshme e Serbisë. Është një ujërrjedhë ndërkufitare, pjesë e së cilës shtrihet në Kosovë. Vetë legjislacioni i Kosovës e njeh Ibrin si një nga basenet ujore të saj dhe parashikon posaçërisht menaxhimin e ujërave ndërkombëtare dhe bashkëpunimin kur ndikimet negative vijnë nga jashtë territorit të Kosovës. Kjo do të thotë se një shtet nuk mund të thotë thjesht: “Është në territorin tim, prandaj bëj çfarë të dua me të.” E drejta ndërkombëtare e ujërave funksionon ndryshe. Konventa e OKB-së për të drejtën e përdorimeve jokomerciale të ujërrjedhave ndërkombëtare vendos dy parime themelore: shtetet që ndajnë një ujërrjedhë ndërkombëtare duhet ta përdorin atë në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme, dhe duhet të marrin masat e duhura për të parandaluar dëmin e rëndësishëm ndaj shteteve të tjera që ndajnë atë ujërrjedhë. Devijimi i një lumi nuk është thjesht një vendim administrativ brenda territorit të një shteti. Nëse ndryshon sasinë, kohën ose drejtimin e rrjedhjes së ujit dhe kjo prodhon pasoja në territorin e një shteti tjetër, hyn në veprim e drejta ndërkombëtare e ujërave. UNECE i rendit pikërisht këto si parime themelore: përdorimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave të përbashkëta, detyrimin për të mos shkaktuar dëm ndërkufitar dhe detyrimin për bashkëpunim. Madje, kur planifikohet një masë që mund të ketë pasoja të konsiderueshme negative mbi një shtet tjetër që ndan të njëjtën ujërrjedhë, Konventa e OKB-së parashikon njoftimin paraprak, konsultimet dhe, nëse është e nevojshme, negociatat. Pra, pyetja nuk është: “Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë?” Pyetja e vërtetë është: “A mund Serbia të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme një veprim mbi një ujërrjedhë ndërkufitare, nëse ai veprim mund të shkaktojë pasoja në Kosovë?” Dhe përgjigjja është se nuk mund të trajtohet si çështje thjesht e brendshme. Shqipëria nuk pretendon se është shtet bregor i Ibrit. Shqipëria ka të drejtë të reagojë politikisht dhe diplomatikisht, në mbështetje të Kosovës dhe të interesave të saj, ndërsa baza juridike e shqetësimit qëndron te statusi ndërkufitar i ujërrjedhës dhe te detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare e ujërave. Për më tepër, Shqipëria vetë është palë e Konventës së UNECE-së për Ujërat, ashtu si Serbia. Të dhënat zyrtare të UNECE-së tregojnë se Shqipëria është palë që prej vitit 1994, ndërsa Serbia që prej vitit 2010. Shqipëria nuk po shpik një rregull për Serbinë. Po kërkon respektimin e parimeve ndërkombëtare që vetë Serbia i ka pranuar si pjesë të kuadrit ndërkombëtar për ujërat ndërkufitare. Uji nuk është vetëm ujë. Ndryshimi i rrjedhës së një lumi mund të prekë furnizimin me ujë, bujqësinë, ekosistemet, biodiversitetin, energjinë, ekonominë dhe sigurinë e komuniteteve që varen prej tij. Prandaj standardet ndërkombëtare kërkojnë menaxhim të qëndrueshëm, shkëmbim informacioni, vlerësim dhe bashkëpunim ndërmjet shteteve që ndajnë ujërat. Kështu që Vuçiç gabon kur përpiqet ta mbyllë debatin me pyetjen: “Çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë?”
Ka lidhje për dy arsye. E para, politike: Shqipëria ka të drejtë të mbështesë Kosovën dhe interesat e saj në arenën ndërkombëtare. Kur interesat dhe siguria e Kosovës preken, Shqipëria ka të drejtë dhe përgjegjësi politike të flasë. Sepse solidariteti kombëtar është një arsye. Por nuk është e vetmja arsye. Kosova është një shtet fqinj, me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie të veçanta politike, ekonomike, strategjike dhe kombëtare. Pra, Shqipëria nuk ka pse të jetë “shtet bregor” i Ibrit për të shprehur shqetësimin e saj. Një shtet nuk humbet të drejtën për të folur diplomatikisht vetëm sepse lumi nuk kalon në territorin e tij. Ka edhe e drejtë ndërkombëtare, diplomaci, mjedis, siguri dhe mbrojtje të interesave të një shteti fqinj.
E dyta, juridike dhe ndërkombëtare: Ibri është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar dhe çdo ndërhyrje që mund të ketë pasoja të rëndësishme në Kosovë nuk mund të konsiderohet automatikisht “çështje e brendshme e Serbisë”. Në fund të fundit, sovraniteti mbi territorin nuk është licencë për të shkaktuar pasoja jashtë territorit. Dhe pikërisht këtë parim duhet t’ia kujtojë Tirana Beogradit.
Shqiptari2026, unë vëllezërit i kam në shtëpi shëndoshë e mirë e nuk kam nevojë të quaj vëllezër njerzit e një krahine sërbe, që nuk dinë të shkruajnë e flasin gjuhën shqipe . Janë njerëz të pa besë, islamikë që venë fenë mbi kombin, mosmirënjohës, që të tradhtojnë kur të duash . I kam urryer vazhdimisht, po vitet e fundit nuk dua t’i dëgjoj as emrin Kosovë e kosovar . Fjalët e pista dhe vreri që derdhin kosovarët kundër Shqipërisë në rrjetet sociale, nuk i shpreh asnjë popull kundër nesh, ata janë armiqtë numur një të Shqipërisë . Ti quaji vëllezër, po fol për veten tënde e jo në emër të shqiptarëve, sepse të jesh i sigurt që shumica mendojnë si unë për kosovarët .
O “mësues historie”. Nuk po jep asnjë fakt për ato që thua. Po jep opinionin tënd, dhe sipas meje janë thjesht broçkulla. Ku e di ti që shumica e shqiptarëve mendojnë si ty? Nëse do historia do bëhej me opinione personale nuk do quhej më histori.
Me turbullove ujin-i tha ujku qengjit.
Kjo tezë është e vjetër. Kur ndërtoheshin hidroçentralet mbi kaskadën e drinit, serbët( ish- jugosllavia) thoshin se po të duam ne devijojmë drinin, dhe hidriçentralet “falimentojnë”….
Provojeni, tha Enveri, se po nuk hapa një tunwl në gurin e kuq, dhe ta thajl liqenin e pogradecit…. Dhe e bënte ai, nuk ishte Rama që i lëpin b…. Vuçiçit….