Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi
AktualitetEkonomi

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht lehtë, gjendet në çdo lagje dhe zë një pjesë shumë të lartë të të sipërmarrjes private, në raport me vendet e tjera të Europës.

Baret, restorantet dhe shërbimet ushqimore përbëjnë 12.28% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri, pesha më e lartë ndër vendet europiane të krahasuara dhe rreth 2.6 herë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 4.73%, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, të përpunuara nga “Monitor”.

Diferenca me vendet e tjera është e ndjeshme. Pas Shqipërisë renditet Serbia, ku aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve përbëjnë 8.43% të ndërmarrjeve, e ndjekur nga Greqia me 8.25%, Spanja me 7.51%, Kroacia me 7.28% dhe Turqia me 7.05%.

- Publicitet -

Në Maqedoninë e Veriut, ky sektor zë 6.57% të bizneseve, në Qipro 6.18%, ndërsa në Itali dhe Gjermani përkatësisht 5.83% dhe 5.81%.

Në fund të renditjes janë vendet ku strukturat e ekonomisë janë më të orientuara drejt industrisë, teknologjisë dhe shërbimeve të tjera. Në Lituani, baret, restorantet dhe aktivitetet e ushqimit përbëjnë vetëm 1.19% të ndërmarrjeve. Në Estoni dhe Letoni pesha është 1.97%, në Poloni 2.11%, ndërsa në Norvegji 2.26%.

Më shumë se 15 mijë bare, restorante dhe shërbime ushqimore

Në Shqipëri rezultojnë 15,445 ndërmarrje të regjistruara në kategorinë NACE 56, që përfshin restorantet, aktivitetet e lëvizshme të shërbimit ushqimor, kateringun, baret, kafenetë dhe shërbime të tjera të pijeve.

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve shqiptare në aktivitetet ekonomike të mbuluara nga statistikat e Eurostat ishte 125,737. Në këtë raport, më shumë se një në çdo tetë biznese shqiptare operon në sektorin e ushqimit dhe pijeve.

Nëse përfshihen edhe 2,517 ndërmarrjet e akomodimit, numri i përgjithshëm i bizneseve në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore arrin në 17,962, ose 14.3% të totalit, sërish më e larta në Europë. E dyta pas nesh, duke përfshirë dhe strukturat akomoduese, kalon Greqia, me 11.6%, e ndjekur nga Serbia (9.2%) dhe Portugalia (8.9%).

Shqipëria e treta në Europë për numrin e bareve në raport me popullsinë

Pesha e lartë e sektorit nuk lidhet vetëm me faktin që Shqipëria ka një numër relativisht të vogël ndërmarrjesh në total. Edhe kur bizneset krahasohen me popullsinë, vendi renditet ndër të parët në Europë.

Shqipëria ka 6.63 bare, restorante dhe shërbime ushqimore për çdo 1,000 banorë, duke u renditur e treta ndër vendet e analizuara.

Greqia kryeson me 7.4 ndërmarrje për 1,000 banorë, e ndjekur nga Portugalia me 6.95. Pas Shqipërisë renditen Qipro me 6.02, Spanja me 5.41, Italia me 4.57 dhe Kroacia me 4.54.

Mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 3.5 ndërmarrje për 1,000 banorë. Shqipëria ka kështu pothuajse dyfishin e bareve dhe restoranteve për banor krahasuar me mesataren europiane.
Diferenca është e madhe edhe me rajonin. Serbia ka 2.69 biznese për 1,000 banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut 2.43. Shqipëria ka rreth 2.5 herë më shumë ndërmarrje të këtij lloji për banor se

Serbia dhe rreth 2.7 herë më shumë se Maqedonia e Veriut.

Në vendet me treguesit më të ulët renditen Lituania me 1.48, Letonia me 1.54, Polonia me 1.58 dhe Rumania me 1.61 ndërmarrje për 1,000 banorë.

Një model i hershëm biznesi, që tani po mbështetet edhe nga turizmi

Dominimi i bar-kafeneve nuk është një fenomen i krijuar nga bumi i fundit turistik. Prej dekadash, ato kanë qenë ndër aktivitetet më të zakonshme në Shqipëri, për shkak të kapitalit relativisht të ulët fillestar, hyrjes më të lehtë në treg dhe kulturës së fortë të konsumit të kafesë dhe socializimit jashtë shtëpisë.

Në mungesë të një industrie të zhvilluar dhe të mundësive më të gjera për investime prodhuese, një pjesë e kapitalit të vogël familjar është orientuar tradicionalisht drejt tregtisë dhe shërbimeve, veçanërisht bareve dhe restoranteve.

Vitet e fundit, këtij modeli ekzistues po i shtohet edhe kërkesa e krijuar nga rritja e turizmit. Flukset e vizitorëve të huaj kanë zgjeruar tregun për restorantet, baret, kafenetë dhe shërbimet e tjera ushqimore, veçanërisht në Tiranë, në bregdet dhe në destinacionet turistike.

Megjithatë, efekti mbetet i pabarabartë gjatë vitit. Një pjesë e madhe e kërkesës turistike përqendrohet në sezonin veror, duke i bërë bizneset në zonat turistike të varura nga pak muaj aktivitet intensiv.

Shumë biznese, por treg i fragmentuar

Numri i lartë i ndërmarrjeve nuk nënkupton domosdoshmërisht se sektori ka të njëjtën peshë në prodhimin ekonomik apo në vlerën e shtuar.

Shumica e bareve dhe restoranteve janë biznese të vogla, shpesh familjare, me numër të kufizuar punonjësish dhe me qarkullim relativisht të ulët. Një treg me shumë operatorë të vegjël krijon konkurrencë të fortë, por edhe shkallë të lartë fragmentimi.

Bizneset përballen me rritjen e kostove të ushqimeve, energjisë, qirave dhe pagave. Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer gjithashtu në një nga problemet kryesore, duke i detyruar operatorët të rrisin pagat, të punësojnë shtetas të huaj ose të kufizojnë aktivitetin.

Sektori karakterizohet edhe nga një normë e lartë hyrjesh dhe daljesh nga tregu. Lehtësia relative e hapjes së një lokali nuk garanton jetëgjatësinë e tij, sidomos në zonat ku oferta është shumë më e madhe se kërkesa lokale.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?