Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1,000 banorë në 2024, Eurostat: Ritmet më të larta në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1,000 banorë në 2024, Eurostat: Ritmet më të larta në Europë
Ekonomi

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1,000 banorë në 2024, Eurostat: Ritmet më të larta në Europë

Published: May 22, 2026
Shpërndaje

Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024 që përfaqëson shkallën bruto të migrimit neto, duke dëshmuar që vendi po kalon një tkurrje të pashembullt në kohë paqeje.

Kjo shifër do të thotë se vetëm brenda vitit 2024, Shqipëria ka humbur rreth 29,000 banorë si pasojë e emigrimit. Krahasimi me Bashkimin Europian është tronditës.

Mesatarja e BE-së për këtë tregues lëviz në shifra pozitive, rreth +5.2 për 1,000 banorë, çka do të thotë se në të njëjtin vit në BE janë shtuar më shumë se 5 veta për 1000 persona. Ndërsa Europa po rritet dhe po pasurohet me kapital njerëzor, Shqipëria po shërben ende se eksportues neto që po humbet krahun e punës.

- Publicitet -

Edhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria mbetet në zonën më të nxehtë të krizës. Ndërkohë që vende si Serbia shfaqin një qëndrueshmëri më të lartë në raport me migrimin neto, Shqipëria po pëson goditjen më të forta.

Ky fenomen po e shtyn vendin drejt një udhëkryqi të rrezikshëm demografik. Ndryshe nga dekadat e kaluara, kur rritja natyrore, lindjet e balanconin disi emigrimin, sot Shqipëria po goditet nga dy anët, lindshmëria ka rënë në nivele historike, ndërsa ikja e të rinjve vazhdon me ritme të larta.

Në Europë, migrimi neto pozitiv po ndihmon shtetet të përballojnë plakjen, por në Shqipëri, shifra negative po përshpejton tkurrjen dhe plakjen e vendit. Në ketë mënyre Shqipëria po humbet çdo vit popullsinë e një qyteti mesatar si Lezha apo Kavaja.

Vendi ynë po përjeton atë që vendet e Europës Qendrore dhe Lindore arritën ta ndalnin vite më parë. Nëse shohim tabelën vendet si Polonia, Hungaria, Sllovenia dhe shtetet Balltike (Estonia, Lituania) po tregojnë një trend krejtësisht të kundërt.

Për shembull, Estonia dhe Lituania, të cilat dikur kishin norma emigrimi të ngjashme me Shqipërinë, sot shënojnë migrim neto pozitiv. Estonia ka arritur të thithë jo vetëm profesionistë të huaj përmes digjitalizimit, por edhe të rikthejë qytetarët e saj, duke e kthyer shifrën nga negative në një rritje prej +2 deri në +4 për 1,000 banorë.

Ndryshimi është mbresëlënës edhe në Poloni dhe Hungari. Këto vende përdorën një strategji të dyfishtë që Shqipëria ende nuk po e aplikon me efikasitet, rritjen agresive të pagave për të frenuar largimin dhe politika të forta mbështetëse për familjet e reja për të përmirësuar ndryshimin natyror.

Polonia, nga një vend që furnizonte Europën Perëndimore me krah pune, sot është kthyer në një magnet rajonal. Ndërsa ne humbasim 1.2% të popullsisë çdo vit vetëm nga ky tregues, këto vende po e rrisin popullsinë e tyre rezidente, duke krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe një treg pune më të sigurt.

Edhe brenda rajonit tonë, modeli i Kroacisë është domethënës. Pas anëtarësimit në BE, Kroacia pësoi një goditje të fortë emigrimi, por vitet e fundit po sheh një trend stabilizimi dhe kthimi të fuqisë punëtore, falë integrimit të plotë dhe investimeve në infrastrukturë e teknologji.

Shqipëria, ndërkohë, mbetet peng i emigrimit që nuk po ndalet, ndërsa vendet e ish-Lindjes e përdorën emigrimin si një fazë kalimtare drejt zhvillimit, te ne ky fenomen po kthehet në një gjendje kronike. Shifra -12.1 është prova që, ndryshe nga fqinjët tanë në lindje, ne ende nuk kemi krijuar arsyet për t’u kthyer.

Polonia dhe Rumania arritën ta kthenin trendin duke u bërë qendra industriale dhe teknologjike, por Shqipëria e orientuar tek turizmi nuk mund ta mbajë popullsinë në vend. Ekspertët pohojnë se Shqipëria duhet të mësojë nga shkolla e Lindjes, pasi emigrimi mund të mposhtet, por vetëm duke e bërë vendin të jetueshëm për ata që ikin.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Sarkazma says:
    May 22, 2026 at 12:05 pm

    Shifra te pasakta!Shqipetaret po marrin arratine se se shohin dhe e ndjejne se nga shoku Sali me plepistat e tij,shoku like floriri e mona e divorcuar,sulltan piktori i ministreshave e ministrat filoqylsat,E Llapaj e qorri qe ngaterrohen me tezet e dajot,nuk premtojne adnje shprese ne Shqiperi!)

    Reply
  • Valbona says:
    May 22, 2026 at 4:09 pm

    Ne Shqiperi shkurtimi i numrit te popullsise kompesohet me gjatesine e trupave dhe te jetegjatresise ne krye te Pushtetit Diktatorial te dy udheheqesve legjendare Salih Berisha e Edi Rama; ti kemi sa malet e Dajtit dhe te Shkelzenit!

    Reply
  • Antisarkazma says:
    May 22, 2026 at 5:38 pm

    Njeriu i ri komunist ska atdhe. Nese Shqiperia zhbehet çpune i prish atij? Por nga ana tjeter a mund te jetohet me kete monster? Asnje keqardhje per popullin tone legen. E meriton fatin qe i krijon vetes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?