Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Brukseli të merret me Vuçiç”, shtatë pikat e Kurtit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Brukseli të merret me Vuçiç”, shtatë pikat e Kurtit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
KosovëLajmi i fundit

“Brukseli të merret me Vuçiç”, shtatë pikat e Kurtit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar 7 pika për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin serb në vitin 2024.

Si pikë të parë, kryeministri ka shkruar se “prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim”.

Në pikën e dytë ai ka pohuar se konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë dhe se Millan Radojçiç dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovë.

- Publicitet -

“3) Shpresoj që Bashkimi Evropian dhe ShBA-të do t’i vendosin sanksione Serbisë, e posaçërisht Presidentit të saj Aleksandar Vuçiq, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, për eskalimin në veri të vendit tonë dhe për heqje dorë nga Marrëveshja Bazike (nëpërmjet letrës së Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të 14 dhjetorit)”, vijon reagimi i Kurtit.

Pika e katërt thotë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese vendit tonë.

“4) Kërkesa ime është që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të BE-së dhe ShBA-ve, dhe vendit tonë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE e Partneriteti për Paqe me NATO. Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte obligimin e njohjes de facto të Kosovës”.

Sa i përket draft-statutit për Asociacion, Kurti thotë se mund ta shkruajë një draft-modern evropian.

“5) Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka pohuar ai.

Si pikë të gjashtë, Kurti ka shkruar se “Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024”.

“7) Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, përfundon postimi i kryeministrit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik
  • Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?