Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtatë pyetje që ngrenë dyshime mbi vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shtatë pyetje që ngrenë dyshime mbi vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë
KronikeLajmi i fundit

Shtatë pyetje që ngrenë dyshime mbi vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, në Tepelenë, vijon të jetë mister për rrethanat, dinamikën dhe motivet.

7 pyetje që ngrenë dyshime mbi thëniet dhe deklarimet në polici të 4 të shoqëruarve, Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, si dhe bariu Armir Hitoveizi, kërkojnë përgjigje dhe shtojnë akoma më shumë dyshimet mbi të vërtetën.

Por nisur nga dëshmitë e tyre, lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje.

- Publicitet -

1) Si e ka ditur “atentatori” që grupi duhet të kalonte atje në atë orar për të organizuar kurthin?

2) Pse shoqëruesit nuk e kanë transportuar në spital biznesmenin italian pas plagosjes?

3) Është lajmëruar ndonjë ambulance duke kërkuar ndihmë të shpejtë? Nëse po, kur?

4) Në cilën orë ka ndodhur realisht ngjarja? Nuk bëhet gjueti gjatë natës! Siç pretenduan të shoqëruarit në momentin e parë

5) Me çfarë lloj arme u plagos? Dhe nga çfarë distance u qëllua? Për këto pritet ende rezultati i autopsisë

6) Atentatori me çfarë saktësie ka goditur gomat e makinës dhe jo karrocerinë apo xhamat kur nuk ka asnjë shenjë plumbash?

7) Është bërë test STUB për ta vërtetuar nëse të shoqëruarit kanë përdorur armë zjarri?

Kujtojmë se sipas personave që u shoqëruan dhe dhanë dëshmi, ata pretendojnë se kanë qenë së bashku me biznesmenin italian në dy makina të ndryshme. Teksa papritur, sipas tyre, dëgjuan të shtëna me armë zjarri 3 herë, e më pas ndaluan.

Ata thonë se një person misterioz qëlloi sërish me armë drejt automjetit të tyre, duke çarë gomat e fuoristradës së parë, teksa njëri nga plumbat preku rikoshet viktimën duke i shkaktuar vdekjen.

Deri më tani, në skenën e krimit nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme. Ndërkohë që mësohet se vendngjarja është duke u kqyrur sërish nga grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës.

Sa i përket plagës së plumbit në trupin e 44-vjeçarit italian që i mori jetën këtij të fundit, priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për saçme (të qëlluara nga çiftja) apo plumba të një arme tjetër.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • NATO says:
    September 28, 2025 at 8:04 pm

    Pyetjet qe shtrohen jane misteret qe duhet te vertetohen nga kompetentet,.Po si nuk i shkoi mendja Prokurorise se Gjirokastres,qe e liroi grupin shoqerues te italjanit,pa i mbajtur as 8 ore ne polici?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 28, 2025 at 9:02 pm

    Ne Salari e Progonat vetem Gramoz Ruci ka mbijetuar. Selam Musain,Dule Dalanin dhe Hito Cako i hengri plumbi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?