Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtetet e Bashkuara godasin grupet paraushtarake në Irak dhe Siri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shtetet e Bashkuara godasin grupet paraushtarake në Irak dhe Siri
BoteLajmi i fundit

Shtetet e Bashkuara godasin grupet paraushtarake në Irak dhe Siri

Published: February 3, 2024
Shpërndaje

UASHINGTON – Ushtria amerikane filloi të premten sulme ajrore ndaj disa objektivave në dymbëdhjetë vendndodhje në Irak dhe Siri të grupeve paraushtarake që mbështeten nga Irani. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ky është hapi i parë i kundërpërgjigjes ndaj sulmit me dron që vrau në fundjavë tre ushtarakë amerikanë në Jordani.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kishin paralajmëruar prej ditësh se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin ndaj këtyre grupeve paraushtarake dhe e patën bërë të qartë se nuk do të ishte një sulm i vetëm, por se do të ishte një përgjigje me disa faza.

“Këtë pasdite, me urdhërin tim, forcat ushtarake amerikane goditën objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga Garda Revolucionare e Iranit dhe milicitë që i mbështesin për të sulmuar forcat amerikane”, u shpreh Presidenti Biden në një deklaratë. “Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në kohëra dhe vende që do t’i zgjedhim ne”.

- Publicitet -

Sulmet fillestare nga avionë, me dhe pa pilot, goditën 85 objektiva, ndër to qendrat e komandës dhe kontrollit, qendrat e zbulimit, depot e raketave dhe municionit dhe objekte të tjera. Komanda Qendrore amerikane njoftoi se janë përdorur mbi 125 municione të precizionit të lartë, të cilat u lëshuan nga disa avionë, përfshirë avionët bombardues me rreze të gjatë. Sipas njërit prej zyrtarëve amerikanë, gjatë sulmeve u futën në përdorim edhe avionët bombardues B-1, të cilët u nisën nga territori i Shteteve të Bashkuara.

“Goditëm saktësisht çfarë donim të godisnim”, tha gjenerali Douglas Sims, që shërben në detyrën e drejtorit të operacioneve për Shtabin e Përgjithshëm.

“Ky është fillimi i përgjigjes sonë”, u shpreh në një deklaratë sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, duke shtuar se presidenti Biden ka urdhëruar veprime të mëtejshme që do të ndërmerren në një moment dhe vend të përzgjedhur nga ushtria amerikane.

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby u tha gazetarëve se “do të ketë përgjigje të mëtejshme në ditën në vijim”.

Sulmet u bënë vetëm pak orë pasi Presidenti Biden dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë iu bashkuan familjarëve të tre ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve u kthyen në Shtetet e Bashkuara, ku u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Dellauer.

Duket se sulmet amerikane nuk goditën drejtpërsëdrejti Iranin apo drejtuesit e lartë të Gardës Revolucionare të gjendur brenda territorit të Iranit, që ka mohuar të ketë patur rol në sulmin në Jordani.

Shtetet e Bashkuara patën përforcuar më herët masat mbrojtëse në bazën në Jordani që u sulmua nga militantët e mbështetur nga Irani, ndërsa përgatitej për këtë kundërpërgjigje më të gjerë amerikane, tha të premten një zyrtar amerikan.

Edhe pse një përgjigje më e madhe ushtarake amerikane dukej e pashmangshme, disa fraksione të mbështetura nga Irani u zotuan të vazhdojnë të sulmojnë forcat amerikane në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të lëshuar të premten, një nga milicitë më të fuqishme në Irak e mbështetur nga Irani, Harakat al-Nujaba, njoftoi planet e saj për të vazhduar operacionet ushtarake kundër forcave amerikane, pavarësisht se fraksionet e tjera aleate i kishin anuluar sulmet e tyre pas sulmit me dron të dielën në Jordani.

Disa nga këto grupe paraushtarake kanë qenë një kërcënim për bazat amerikane për vite me radhë, por grupet i intensifikuan sulmet e tyre pas luftës së Izraelit me Hamasin pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit. Lufta ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në Gazë dhe është përhapur në katër vende të tjera deri më tani. Grupet e milicive të mbështetura nga Irani në të gjithë rajonin e kanë përdorur konfliktin për të justifikuar goditjen e interesave izraelite ose të Shteteve të Bashkuara, përfshirë sulmet ndaj anijeve tregtare civile dhe luftanijeve amerikane me dronë ose raketa gjatë aktiviteteve pothuajse të përditshme.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?