Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtohet frika për luftë, baza e re detare ruse në Detin e Zi alarmon Gjeorgjinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtohet frika për luftë, baza e re detare ruse në Detin e Zi alarmon Gjeorgjinë
AktualitetBote

Shtohet frika për luftë, baza e re detare ruse në Detin e Zi alarmon Gjeorgjinë

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Në fillim të nëntorit, 50 deputetë të opozitës gjeorgjiane iu drejtuan NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së, duke bërë thirrje për një qëndrim të unifikuar kundër planit të Rusisë për të krijuar një bazë të përhershme detare në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Abkhazisë.

Planet e Kremlinit kanë rritur frikën se baza mund të tërheqë Gjeorgjinë në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe të dëmtojë planet e Tbilisit për një port në Detin e Zi.

“Ne dënojmë njëzëri dhe me vendosmëri okupimin, militarizimin dhe veprimet e tjera të Rusisë që synojnë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Gjeorgjisë, shprehje e re e të cilave është hapja e një baze të përhershme detare ruse në portin Ochamchire”, thuhet në deklaratën e deputetëve.

- Publicitet -

Javë më parë, udhëheqësi de fakto i Abkhazisë, Aslan Bzhania, kishte konfirmuar se kishte nënshkruar një marrëveshje me Kremlinin për një bazë të përhershme detare në portin e Detit të Zi të Ochamchire.

Abkhazia njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Gjeorgjisë , por ajo ka qenë nën kontrollin e forcave ruse dhe separatiste që nga vitet 1990.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë e ka dënuar planin e Rusisë si “një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë”, megjithëse autoritetet në Tbilisi e kanë minimizuar rëndësinë e bazës së përhershme detare, duke e përshkruar atë si një kërcënim të afërt.

“Edhe nëse fillojnë ndërtimin e bazës në Ochamchire, do t’u duhen të paktën tre vjet”, tha për BBC Nikoloz Samkharadze, kreu i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Gjeorgjisë.

“Ne jemi të përqendruar në kërcënimet e afërta dhe jo në kërcënimet që mund të vijnë në të ardhmen”, tha ai.

Ai thotë se qeveria është më e përqendruar tek qytetarët gjeorgjianë që vriten ose rrëmbehen nga forcat ruse pranë vijës së okupimit që ndan Gjeorgjinë nga territoret e saj të shkëputura të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë
  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?