Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtypi i zbulon jetën e dyfishtë, McGonigal kishte të dashur, ajo i dërgoi një email FBI-së për Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shtypi i zbulon jetën e dyfishtë, McGonigal kishte të dashur, ajo i dërgoi një email FBI-së për Ramën
BoteKryesore

Shtypi i zbulon jetën e dyfishtë, McGonigal kishte të dashur, ajo i dërgoi një email FBI-së për Ramën

Published: January 27, 2023
Shpërndaje

 

Megjithëse i lirë, beteja e McGonigal me drejtësinë amerikane ndoshta do jetë e gjatë. Interesi i mediave amerikane për historinë e tij vazhdon të jetë i lartë.

Sikur mos të mjaftonin problemet e tjera është zbuluar se ai bënte jetë dyfishe. Jetonte me një të dashur, ndërkohë që ishte i martuar.

- Publicitet -

Ka qenë pikërisht kjo e dashur, e cila e raportoi në FBI, pasi kuptoi se e gënjente.

Ajo zbuloi edhe një çantë me dollarë në shtëpi, që me shumë gjasa ishin paratë që iu dhanë McGonigal nga Agron Neza.

“Një mëngjes, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë, një çantë plot me para.

– “Nga dreqin erdhi kjo?” pyeti ajo.

– “Oh, të kujtohet ajo loja e bejsbollit?” u përgjigj McGonigal. “Vura një bast dhe fitova”.

Dëshmia e të dashurës është botuar nga “Businessinsider”.

“Sot, Guerriero nuk beson më që çanta me para erdhi nga një bast sportiv”, ironizon media.

Në artikullin e publikuar sot “Businessinsider” thekson se ishte deponimi i disa kolegëve të policisë së Nju Jorkut ku McGonigal kishte ndërhyrë në favor të një vajze ruse, që startoi vëzhgimin për lidhjet e tij me oligarkun e sanksionuar.

Por “aneksi shqiptar” i hetimit nisi të ndërtohej pas një emaili të së dashurës së tij, Guerriero. Ajo i dërgoi një email agjentit William Sweeney, në zyrën e FBI-së në New York City.

Sipas artikullit, ajo i tha Sweeney-t në email se ai “duhet të shikonte me çfarë po merrej McGonigal në Shqipëri si dhe lidhjet e tij jashtëmartesore”.

Prej aty, u zbulua dhe historia e 225 mijë dollarëve, duke i shtuar një akuzë të dytë, pas rusëve, ish-drejtuesit të lartë të FBI.

Krisja mes të dyve ndodhi pasi e dashura zbuloi se McGonigal ishte i martuar. “U trondita. Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, tha ajo.

Ajo vijon më tej duke thënë se në nëntor 2021, dy agjentë të FBI u shfaqen në derë dhe i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku u pyet për raportin mes tyre, por media nuk e specifikon se çfarë u tha Guerriero atyre.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg
  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?