Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shuhen tërësisht zjarret në Laç, Peleshi: Ka ende vatra në Devoll, Konispol dhe Finiq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shuhen tërësisht zjarret në Laç, Peleshi: Ka ende vatra në Devoll, Konispol dhe Finiq
AktualitetKronikeShoqëri

Shuhen tërësisht zjarret në Laç, Peleshi: Ka ende vatra në Devoll, Konispol dhe Finiq

Published: August 24, 2023
Shpërndaje

Situata e zjarreve në vend paraqitet më e mirë gjatë orëve të fundit. Vatra e fundit aktive e zjarrit në Laç është shuar përfundimisht mbrëmë gjatë natës, ndërsa në Fier flakët kanë lënë pas vetëm hirin e ullishteve dhe shkurreve të djegura. Ndërsa puna për shuarjen e flakëve vijon në Devoll, Konispol e Finiq në disa fshatra.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë gjatë orëve të fundit. Sipas tij pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave aktive të zjarreve në vend. Ndërsa ditën e sotme është njoftuar përfundimi i operacionit të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë dhe policisë së shtetit ka përfunduar në Laç dhe Fier.

Postimi i plotë:

- Publicitet -

Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave. Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve. Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës. Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.

Shuhet plotësisht zjarri në Laç,

90 ha pyll i djegur, helikopteri bëri 45 fluturime

Zjarri që ra pasditen e së hënës në malin mbi qytetin e Laçit është shuar plotësisht, por ka lënë pas dëme të konsiderueshme. Operacioni i shërbimit zjarrfikës, ushtrisë dhe policisë së shtetit ka përfunduar në orët e vona të pasdites të së mërkurës dhe tashmë nuk ka më asnjë vatër aktive. Ndërkohë me shuarjen e plotë të flakëve, emergjencat civile kanë nisur përllogaritjen e dëmeve.Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se janë përshkuar nga zjarri mbi 90 hektarë pyje me pisha dhe bimësi, pjesa më e madhe e të cilave janë shkrumbuar plotësisht.

Kjo është hera e dy në harkun kohor të pak viteve që kurora e gjelbër mbi qytetin e Laçit përfshihet nga flaket e zjarrit, duke u zhveshur nga bimësia. Por zjarri i dy ditëve më parë ishte më problematiku, pasi flaket u përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar. Për të normalizuar situatën u ndërhy dhe nga ajri me helikopter, ndërsa operacioni u drejtua nga vetë Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi.

Si autor i zjarrvënies në Laç u prangos një person banor i zonës i cili po mbahet në dhomat e paraburgimit të policisë në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?