Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shuhet një nga firmëtarët e Kongresit të Drejtshkrimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Shuhet një nga firmëtarët e Kongresit të Drejtshkrimit
Kulture

Shuhet një nga firmëtarët e Kongresit të Drejtshkrimit

Published: July 27, 2022
Shpërndaje

U nda nga jeta prof. Ferdinad Leka (1930–2022)

Më 25 korrik 2022 u nda nga jeta gjuhëtari dhe përkthyesi i mirënjohur prof. Ferdinand Leka. Kishte lindur në Shkodër më 18 prill 1930 në një familje arsimdashëse dhe të emancipuar. Në qytetin e lindjes kreu gjimnazin e shtetit. Që në vitet e shkollës shfaqi aftësi të veçantë për përvetësimin e gjuhëve të huaja dhe zotëronte latinishten e greqishten, italishten e frëngjishten. Pasi shërbeu disa vjet si nëpunës në Kukës, ndoqi studimet në degën e gjuhës e të letërsisë ruse në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1960 me rezultate të larta. Po atë vit filloi punën në Sektorin e terminologjisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë. Përpunimi e rregullimi i terminologjisë është gjithnjë një veprimtari shumë e vështirë, por në rastin e shqipes ajo gërshetohej me detyrën e mënjanimit të termave të huaj, duke i zëvendësuar me fjalë të gjuhës shqipe ose duke krijuar fjalë të reja nga brumi i shqipes. Fatmirësisht kjo punë e ndërlikuar ra në duar të mjeshtërve më të mirë të gjuhës shqipe: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Mahir Domi, Selman Riza, Pashko Geci, Androkli Kostallari, Lirak Dodbiba dhe në rrethin e tyre hyri edhe Ferdinand Leka. Ai diti të përfitojë prej tyre gjithçka që duhej të përfitonte, dhe i dha asaj veprimtarie gjithçka që duhej t’i jepte. F. Leka i ka bërë ballë me kompetencë punës së gjerë të Sektorit dhe me dijet e me përvojën e tij ka ndihmuar që të ecin përpara e t’i bëhen bashkëpunëtorë të afërt edhe kolegët më të rinj që hynë pas tij në atë veprimtari.

Fryt i veprimtarisë së gjuhësisë shqiptare në fushën e terminologjisë është seria e pasur e fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh, që përmbajnë me dhjetëra mijëra terma. Në shumicën e tyre është derdhur edhe mendimi, përvoja dhe puna e lodhshme materiale e F. Lekës, veçanërisht në fjalorët e degëve të ndryshme të mjekësisë, ekonomisë e të së drejtës, si edhe të mekanikës, gjeologjisë, arkitekturës, gjuhësisë, gjeografisë, hidraulikës. Nga kjo veprimtari e gjatë që ka shkuar krahas me studimin dhe njohjen e teorisë e të praktikës europiane në fushën e terminologjisë, kanë dalë edhe një varg studimesh, artikujsh e kumtesash të tij, të botuara në shtypin shkencor. Më 1972 bashkë me dy autorë të tjerë botoi Fjalorin shpjegues të termave të letërsisë dhe më 2013 tashmë doli Fjalori i termave të letërsisë me 460 faqe. Kjo është dëshmi bindëse e punës së një studiuesi, i cili e lëvron fushën e vet duke përparuar dhe duke ndjekur zhvillimet bashkëkohore. Nga ana tjetër, në shumicën e rasteve emri i tij del në bashkautorësi me studiues të tjerë dhe në vepra kolektive të rëndësishme, një shembull i nevojshëm për kohën tonë.

- Publicitet -

Puna për terminologjinë e çoi F. Lekën edhe drejt interesimit më të gjerë teorik për leksikologjinë e leksikografinë. Në vitet 1975-1980 ai u përfshi në grupin e hartuesve të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980), ku i takoi të hartonte fjalët e shkronjave N, S dhe një pjesë të mirë të fjalëve të shkronjës P (gjithsej 4600 fjalë). Për vite me radhë, pak nga pak, por me hapa të sigurt, me një bashkëpunim të frytshëm me poliglotin e përkthyesin Zef Simoni, hartuan një fjalor italisht-shqip me rreth 50 mijë fjalë (botimi i parë 1986 dhe disa ribotime të plotësuara e të përmirësuara). Ky ishte i pari fjalor dygjuhësh me përmasa të tilla e me kritere të leksikografisë moderne në vendin tonë. Ai u pasua nga fjalori shqip-italisht po prej këtyre autorëve (botimi i parë 1996). Për marrëdhëniet e dendura që kemi me kulturën, shkencën dhe qytetërimin e shprehur në gjuhën italiane fjalorët e mësipërm i kanë shërbyer dhe i shërbejnë një numri të madh përdoruesish. Krahas kësaj, me kujdesin që kanë treguar autorët, këta fjalorë kanë shërbyer edhe për të pasqyruar e për të hedhur në përdorim shumë fjalë e shprehje pak të njohura të gjuhës sonë. E shqetësonte gjithnjë përdorimi i panevojshëm dhe jo rrallë i pasaktë i fjalëve të huaja. Për këtë botoi edhe një doracak me këshillime e udhëzime për mënjanimin e një vargu fjalësh të huaja. Në fushën e gjuhësisë F. Leka ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe duke redaktuar e përgatitur për botim disa punë të paraardhësve. Të tilla janë: studimi “Neologjizmat e K. Kristoforidhit”, i hartuar nga Kolë Ashta; vepra “Fonetika” e Kostaq Cipos (botim i Akademisë së Shkencave); “Fjalor arbërisht – shqip” i Kolë Kamsit (botim i Universitetit të Shkodrës).

Gjatë jetës së tij shkencore F. Leka ka përshkuar rrugën e gjuhësisë e të kulturës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në një varg veprimtarish shkencore e kulturore, ku ka sjellë ndihmesën e vet, që mbështetet mbi veprimtarinë praktike dhe përshkohet nga një mendim racional dhe i peshuar. F. Leka është një ndër delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), ku mbajti një kumtesë interesante dhe me vlerë të përhershme “Disa çështje që lidhen me drejtshkrimin e poezisë”. Si gjuhëtar me horizont shkencor të gjerë dhe njohës i thelluar i teorisë dhe praktikës së formimit të gjuhëve letrare edhe në vende të tjera, ai e ka përkrahur veprimtarinë e gjuhësisë sonë në këtë fushë. Ndonëse i rritur me një dialekt të dallueshëm nga gjuha e sotme standarde, njohës dhe vlerësues i traditës letrare të shkrimtarëve shkodranë, veçanërisht i Gjergj Fishtës, F. Leka e ka vlerësuar me bindje shkencore standardin e sotëm letrar si një zhvillim organik të procesit të lëvrimit të shqipes, që përmbush kërkesat e shprehjes gjuhësore të botës shqiptare dhe zhvillohet e pasurohet më tej duke u ushqyer nga të gjitha burimet e trojeve shqiptare.

  1. Leka shquhet si një gjuhëtar me prirje letrare dhe interesa të gjerë në këtë fushë, që i ka shfaqur jo vetëm në përkthimet e disa veprave madhore të letërsisë së huaj, si: “Lirikat” e Françesko Petrarkës, “Të fejuarit” e Alessandro Manzonit, “Lavdërimi i çmendurisë” i Erazmit të Roterdamit, “Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit” i Stefan Cvajgut etj., por edhe në shkrime studimore. Që nga vitet ’90 i ka kushtuar vëmendje të veçantë studimit letrar të krijimtarisë së Gjergj Fishtës, duke përmbledhur në disa shkrime meditimet dhe vëzhgimet shumëvjeçare rreth veprës letrare e kulturore të pashembullt të Gj. Fishtës. Si vëzhgues e studiues i jetës sociale të popullit tonë, F. Leka ka trajtuar tema shkencore edhe nga historia fetare dhe veçoritë e qëndrimit të shqiptarëve ndaj fesë. Shkrimet studimore të tij janë përmbledhur dhe botuar në vëllimin “Shkrime gjuhësore, letrare, sociale” (2007). F. Leka ka lënë në dorëshkrim jetëshkrimin e tij, që është njëkohësisht edhe jetëshkrimi i kohës, i ngjarjeve dhe i zhvillimeve arsimore e shkencore, ku ka marrë pjesë ose ka qenë pranë tyre. Urojmë me këtë rast që së afërmi dorëshkrimi të shohë dritën e shtypit.

Ndarja e tij nga jeta është një lajm i hidhur për gjuhësinë shqiptare. Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Leka dhe gjithë të afërmve të tij.

 

Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare

25.07.2022

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dhimbia e madhe Popull says:
    July 28, 2022 at 12:34 pm

    I perjetshem qofte kujtimi i Ferdinand Lekes,nje nga Studiuesit me PRANE ne MESUESVE te kohes jetuar me te. *86 vite jete, me te tille punonjes shkencore, shtuar njohurite me atdhetarizem si Ai.
    Ngushellime families sa dashamiresve-nga Tej oqeani-fakeqesisht larg atdheut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?