Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shuma më e vogël nis nga 50 mijë euro, misteri i Florjan Gjergjit që gjobit biznesmenët duke u prezantuar si politikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shuma më e vogël nis nga 50 mijë euro, misteri i Florjan Gjergjit që gjobit biznesmenët duke u prezantuar si politikan
KronikeLajmi i fundit

Shuma më e vogël nis nga 50 mijë euro, misteri i Florjan Gjergjit që gjobit biznesmenët duke u prezantuar si politikan

Published: August 6, 2024
Shpërndaje

Florjan Gjergji është kthyer në një nga emrat më të lakuar sa i përket jo vetëm medias dhe drejtësisë shqiptare, por kryesisht biznesmenëve të cilët prej disa vitesh janë bërë me ‘makthe’ nga ky person.

Shkodrani vitet e fundit është larguar për të jetuar drejt shtetit gjerman, dhe prej atje ku është drejton grupe të cilët së bashku me njëri tjetrin, u vendosin gjoba biznesmenëve në emër të zyrtarëve të lartë.

‘’Jam kryebashkiaku i Vlorës’’, ‘’Jam Erjon Veliaj’’, ‘’Jam Taulant Balla’’… në shumicën e rasteve ka përdorur emrin e Erion Veliaj, Taulant Ballës, Artan Lames, Vilma Nushit dhe së fundmi edhe të Pjerin Ndreut, raporton News24.

- Publicitet -

Ndërkohë që nga këto skema, shuma më e vogël e përfituar niste nga 50 mijë euro.

Emri i Florjan Gjergjit u publikua fillimisht më 7 janar të vitit 2023, operacioni ‘’Signal’’, emër i aplikacionit nga ku Gjergji me anëtarët e grupit të tij flisnin me ‘’viktimat’’ që binim pre e kësaj skeme mashtrimi.

Telegram dhe Signal, dy aplikacione që lejojnë përdoruesin të ketë emra fals, përdoreshin nga Gjergji sepse dërguesit nuk i shfaqet numri i celularit.

Rasti “Florian Gjergji” ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila vijon të përballet thuajse çdo muaj me të paktën nga një “pre” e tij, me të njëjtën skemë, por që lokalizimin dhe arrestimin e ka të pamundur.

Çështja u ngrit pak javë më parë edhe nga kryeministri Rama, i cili në rrjete sociale bëri thirrje për kujdes, të verifikohet paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e asaj që ai e quan “loje kriminale”.

Së fundmi, burime pranë Policisë së Shtetit

bëjnë me dije se ka pasur disa raste biznesmenësh që kanë raportuar mesazhe të ngjashme, por nuk kanë rënë pre e mashtrimit.

Kjo ka ndihmuar edhe në prangosjen e shumë personave të përfshirë në këtë skemë, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në pranga.

Nuk dihet ende edhe sa do të qëndrojë në arrati shkodrani mashtrues, Florjan Gjergji por duket se ai nuk do të heqë dorë nga ‘’profesioni’’ i tij si shantazhues dhe gjobvënës. (BW)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandali i Nvidia, çfarë rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale
  • Një lajm i mirë mund të të ndryshojë humorin, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot
  • Reshje shiu në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot
  • Shporta ushqimore në Tiranë 46% më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. realisti on 14 % më shumë se Greqia: Jo vetëm karburanti, kemi edhe çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon
  2. xha temja on BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  3. blero on Prapa perdes së pushtetit
  4. demo on VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  5. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?